Ylli Dylgjeri – Sorra dhe Soroistët

314
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

U deshën vite që policia pasi e shpalli në kërkim ta arrestonte pas ekstradimit, në vitin 2018, Bashkim Sorrën, një nga fallcifikatoret e dëgjuar të Rrugës së Kavajës.

Sorra ishte i dëgjuar për bëmat e tij në fallcifikimin e çdo lloj dokumentacioni zyrtar.

Më kujtohet njëherë, në vitin 2002, kur punoja në MB, Sekretar i Përgjithshëm, se na duhej firma e Presidentit të kohës Meidani për ti dhënë gradën Drejtues i Parë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por… ishte e pamundur. Presidenti Mejdani nuk firmoste lehtë. Duhej shumë argument ligjor e bindje ti merrje firmën Atij. Koha ecte. Dokumentacioni po na dilte nga afatet.

Një ditë nuk durova më, dhe shpërtheva në zyrën e Ministrit të kohës:

Do na e firmosi Presidenti apo tja japim Bashkim Sorrës së Rrugës së Kavajës? Kaq ishte. Shpërtheu gazi aty. Një koleg i ardhur nga SHISH më mbështeti:

“Nuk e di zoti Meidani se kur i dërgon punë me shumicë Sorrës, të jep dhe një Dekoratë te fallcifikuar bakshish “te firmosur” nga Meidani!

Poo, Sorra bënte dhe peshqeshe të tilla që njerzit Ti varnin në kornizë e në murret e shtepise si ulje çmimi.
Mu kujtua, dje kjo histori, kur degjova i skandalizuar ne media konferencen per shtyp te Keshilltarit Juridik te Presidentit, Bledi Dervishaj.

Jane ndruar e fallcifikuar datat – na tha Ai. I demostroi ato me dokumente te gjalla ne publik.

Turp! E pabesueshme por e vertete. Zyrat e larta te Kuvendit te Shqiperise kane ndryshuar daten e Urdherit. Ky eshte Skandal. Ja si ndryshojne kohet. Emrat çuditerisht jane te njejte. Dje fallcifikonte Bashkim Sorra i rruges Kavajes, sot fallcifikatoret jane Sorosjanet ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit!”

Jane kudo neper institucione, ne Ministri, ne Bashki, ne Kryeministri, ne Kuvendin e Shqiperise.
Ndryshimi i vetem i madh eshte se Sorra i Rruges Kavajes sot eshte ne burg, ndersa Sorosjanet e Bulevardit jane te lire, ne zyra, ne pushtet, dhe falcifikojne jo Dekorata por Dokumenta ligjore kunder Presidentit te Republikes!!!

Kjo dite erdhi. Nuk bzajne as Sorosjanet e Rruges se Elbasani.

Na mbyten sorrat.