“Votoni masivisht për lirinë tuaj! Kundër të keqes!”

210
Sigal

Nga Kastriot Islami –
Te nderuar miq, shkoni pa frike sa me shume ne votime ne 25 prill. Ky duhet te jete misioni i cdo aktivisti te se MIRES…
Mos keni asnje frike se dalja masive e qytetareve eshte siguria me madhe per fitoren e se MIRES mbi te KEQEN. Por pjesemarrja juaj masive ne zgjedhjet e 25 prillit do te jete edhe pengesa per te mos lejuar blerjen e votes por edhe per te hedhur ne kazanin e plehrave te historise te KEQEN dhe bartesit e saj, hajdutet, kriminelet, trafikantet!
Mos kini asnje dyshim e dileme (kjo eshte e verteta dhe kjo nuk eshte propagande per tju motivuar) se shumica dermuese e shqiptareve dhe partneret e shumte jane me NDRYSHIMIN, jane pro te MIRES dhe kunder se KEQES…! Kjo eshte 1000 perqind e vertete…
Miq te nderuar, ju duhet me force e guxim, por edhe me zgjuarsi, mencuri e qetesi, duke zbatuar ligjin dhe vetem ligjin e duke mos rene ne kurthin e sharlataneve tinzare, jo vetem te mos shisni voten apo te jepni karten e identitetit cfardo tju premtojne me genjeshtra, por te shkoni masvisht tek kutia e votimit ne 25 prill dhe te votoni kunder se KEQES…
Ky eshte misioni historik i cdo te riu, i cdo shqiptari te ndershem! Mbajeni mend kete moment te shenuar te jetes suaj dhe shenojeni me krenari ne librin tuaj te jetes, sepse nje mundesi e tille nuk vjen dy here ne jete…!