Të sëmurë mendorë që vetëvriten çdo ditë

706
Bardhyl BERBERI
Shifra të frikshme të të sëmurëve mendorë. Më 30 maj 2017 një grua në qytetin e Korçës është hedhur nga kati i pestë i pallatit të saj dhe ka gjetur vdekjen . Një 20 vjeçar është vrarë me çifte ndërkohë një tjetër i ri nga Tirana ka shkuar tek gjyshërit në Durrës dhe ka pirë helmin dhe është shpëtuar mrekullisht prej tyre për momentin pasi ndodhet në spital. Kjo është kronika vetëm e ditës së sotme. Por humbje jete nga të sëmurë mendorë ndesh çdo ditë .Po le ta shikojmë konkretisht këtë fenomen në qarkun e Korçës. Lart në kodrat e qytetit të Korçës pranë sanatoriumit prej shtatë vitesh ndodhet Qendra e të sëmurëve mendorë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur personat me probleme të shëndetit mendor nguronin t’i drejtoheshin për ndihmë Qendrës Komunitare, e cila merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri, tashmë gjithnjë e më shumë, nga viti në vit, ata po i drejtohen kësaj qendre, pasi po vërejnë se problemet e e tyre shëndetësore kanë gjetur përmirësim. Veçanërisht kjo gjë është evidentuar më së miri nga vetë familjarët e personave me probleme të kësaj natyre. Për këtë arsye tashmë numri i personave me probleme të shëndetit mendor në Qendrën Komunitare të qytetit të Korçës ka arritur në 800 veta. Në vitin vitin 2010 ishin 350, në vitin 2011 kjo shifër shkoj në 400 dhe gjatë vitit 2012 kjo shifër ka shkuar në 600 e kështu me radhë në vitin aktual 2017 ka kaluar mbi 850 të sëmurë mendorë. Vetëm në qytetin e Korçës nga ky kontingjent të sëmurësh në gjendje depressive janë vetëvrarë 36 persona gjatë vitit 2017, ndërkohë që gjatë të vitit 2017 në Pogradec nga ky kontingjent janë vetëvrarë 14 persona. Shefi i kësaj qendre, mjeku psikiatër Roland Lalaj thotë për gazetën “ Telegraf”, se shtimi i numrit të personave që tashmë rezultojnë të evidentuar, të regjistruar dhe të kartelizuar, nuk ka ardhur vetëm si rrjedhojë e sensibilizimit nga vetë personat me probleme të shëndetit mendor apo vetëm nga ndërgjegjësimi i të afërmeve të tyre, por në radhë të parë nga vetë puna e realizuar nga drejtuesit e Qendrës Komunitare, ku këta të fundit kanë mundur të evidentojnë këta persona dhe të ofrojnë bashkëpunimin e tyre. Madje është rezultati i kësaj pune që numri i personave me probleme të shëndetit mendor të evidentohet në rreth 1000 të sëmurë mendorë. Deri më tani, shumë prej tyre nuk e kishin kurajën t’i drejtoheshin kësaj qendre, ndërsa mjaft familjarë e kishin më të lehtë ta fshihnin gjendjen e personit me probleme të shëndetit mendor. Së fundi, falë dhe bashkëpunimit mes Qendrës Komunitare dhe mjekut të familjes, evidentimi i tyre ka qenë më i lehtë. Në këto kushte edhe mjeku i familjes i delegohet Qendrës Komunitare ku puna e tij bëhet dhe më rezultative. Të gjitha këto u bënë të njohura nga burime pranë Qendrës Komunitare të qytetit të Korçës. Rreth shkakut të të sëmurëve mendorë mjekja neurologe Sekine Avdullari në Pogradec na numëron një sërë shkaqesh:

Jeta me stres, papunësia, gjendjet depresive, ankthi, bixhozi, janë shkaqet kryesore që çojnë këta të sëmurë mendorë në vetëvrasje. Le të marrim një rast të freskët e konkret. Para pak ditësh policia kapi në Përrenjas një nxënës shkolle maturant 19 vjeçarin Xh .A nga fshati Lin i Pogradecit. Nëna e tij e dëshpëruar për djalin që hyri në burg për drogë në një moment të tronditjes nervore piu helmin dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Tiranës ajo ndërroi jetë. Tashmë i shoqi i saj i është kthyer alkoolit në gjendje depresive, ja si krijohen premisat e kësaj kategorie. Sipas burimeve në fjalë, synimi kryesor i qendrës mbetet trajtimi i specializuar dhe integrimi i tyre në shoqëri, pasi qendra disponon të gjitha mundësitë për një trajtim bashkëkohor, ku nuk mungon as trajtimi nga ana psikologjike. Ndërkohë qendra ofron aktivitete të shumta për ta, të cilat organizohen çdo muaj dhe kjo gjë ndodh, jo vetëm në ambientet e Qendrës Komunitare, por edhe në ambiente të tjera jashtë Korçës, si ekskursione në pikat turistike të Dardhës, Voskopojës apo edhe në qytete të tjera. Që të gjitha këto kanë si synim integrimin e tyre në shoqëri. Aktualisht Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor ka shtatë vite që funksionin në qytetin e Korçës në rang qarku. Madje është puna e drejtuesve të këtij institucioni që po evidenton dhe kartelizon çdo person me probleme të shëndetit mendor. Pra, në këtë qendër, këta persona përveçse trajtohen me medikamente, me mbështetje sociale, në të njëjtën kohë ndihmohen për integrim e tyre në shoqëri. Kjo gjë do të bëjë të mundur që gjithë personat me probleme të shëndetit mendor të jenë të evidentuar dhe të kartelizuar. Vetëm pas kësaj praktike do të ketë një numër të saktë mbi personat që përballen me probleme të tilla të shëndetit mendor.
Sigal