Taulant Balla/ Shpenzimet e Topallit

606
Sigal

A e dini sa harxhonte Jozefina Topalli në një vit për naftë dhe benzinë? Vetëm makinat e Jozefinës dhe të rojeve të saj, faturonin 84 milionë lekë në vit, ose 7 milionë lekë në muaj. Nga buxheti ky i Kuvendit të Shqipërisë, dhe i referohem materialit të Kuvendit për buxhetin e vitit 2012. Pra vetëm Jozefina digjte naftë dhe benzinë sa ndihma ekonomike e 350 familje në muaj, apo 4200 familjeve në vit.

Në projektbuxhetin e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012, i cili përbëhet nga zëra që në total shkojnë në vlerën e rreth 5 miliardë lekëve të rinj, Jozefina Topalli kishte vetëm për blerjen e një automjeti, 240 milionë lekë. Sot na preku me patetizmin e saj që nuk zgjon asnjë lloj ndjeshmërie publike sepse të gjithë shqiptarët e njohin kush është Jozefina.
A e dini sa harxhonte Sali Berisha në një vit për naftë dhe benzinë?
Vetëm për makinat e Saliut dhe të eskortës harxhoheshin 212 milionë lekë në vit, ose 17.6 milionë në muaj. Pra vetëm Saliu digjte naftë dhe benzinë sa ndihma ekonomike e 880 familje në muaj apo 10.560 familjeve në vit.
Zoti Kryetar i Kuvendit, meqenëse Jozefina Topalli kishte sot diskutimin e radhës patetik, për rregullimin e transportit për funksionarët publikë, duhet sot të marrim një vendim dhe të hedhim një sy dhe të kontrollojmë se si u shitën 100 makina të deputetëve në vitin 2009 me vlera krejtësisht qesharake. I shiti Jozefina, i shiti të gjitha. Nuk kam as një inat personal, sepse nuk isha unë një ndër blerësit e atyre makinave, pavarësisht se shiti dhe makinën që më takonte mua. Makinën, që unë si deputet i Librazhdit përdorja, Jozefina ja shiti Pashukut të radhës me një çmim qesharak, 2 milionë lekë të vjetra. Jozefina Topalli duhet hetuar edhe për këtë.  Por bëmat e kësaj Jozefine nuk mbarojnë këtu. Ja thashë edhe pak ditë më pare se kur flitet për shpenzime transporti, i vetmi zyrtar që nuk duhet të flasë pikërisht në këtë foltore është ish-Kryetarja e Kuvendit. Zonja Jozefinë, aty ku je duke u krehur apo duke u rregulluar, nëse për Shkodrën ishte deputete, je e vetmja këtu në Kuvend që për “Lufthansën” je senatore. Flas senatore sepse je njeriu që ka fluturuar më shumë se çdo kush tjetër në Republikën e Shqipërisë në këto 20 vjet. E thashë dhe e përsëris, se kjo shpjegon se, çfarë ka qenë Kryetarja e Kuvendit në 8 vite me radhë. Duhen 72 herë t’i biesh botës vërdallë që të plotësosh numrin e miljeve që ka bërë zonja Jozefinë me paratë e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk udhëtonte në klas tjetër, vetëm biznesin njeh, e paskan pas edhe në fis. 996.368.000 lekë të harxhuara nga Jozefina Topalli vetëm për bileta avioni biznes- klas, në 8 vite në krye të Kuvendit.