“Spitalet janë në kolaps nga dyndjet”, Panariti thirrje qeverisë: Trajtojini pacientët në shtëpi

334
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka bërë thirrje qeverisë për ndryshimin e protokollit të trajtimit të të prekurve me COVID-19, duke sugjeruar trajtimin në shtëpi.

Panariti, propozon oksigjenimin në shtëpi, në rastet e vështirësisë në frymëmarrje, një gjenerator oksigjeni, një maskë dhe autoambulancë.

“Intubimi si masë ekstreme, për të shpëtuar jetë është thuajse dënim me vdekje.

Prandaj oksigjenimi në kohë është kritik dhe shpëtues jete, sepse mund të parandalojë intubimin këtë e shkruan edhe Revista Evropiane e Frymëmarrjes, prandaj veproni”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Ndryshoni protokollin e trajtimit! Pajiseni edhe shërbimin parësor me instrumentat bazë për tu shërbyer të sëmurëve me trajtim edhe në shtëpi.

Përdorini paratë e koncesioneve dhe koncensionarëve. Sepse spitalet janë në kolaps nga dyndjet. Numri i të infektuarve është në rritje alarmante.

Filloni oksigjenim edhe në shtëpi, nëse shënjat e vështirësive në frymëmarrje janë shfaqur te të infektuarit. Mos prisni më gjatë!

Mund të jetë fatale!

Duhet një gjenerator oksigjeni, një maskë dhe një autoambulancë! Mos i lini të rrëshqasin në asfiksim dhe të mbyten njerëzit tanë ! Fitoni kohë! Shumë hidhërim për humbjet e jetës nga përshkallëzimi deri në intubim i Covid 19!

Por intubimi si masë ekstreme, për të shpëtuar jetë është thuajse dënim me vdekje.

Prandaj oksigjenimi në kohë është kritik dhe shpëtues jete, sepse mund të parandalojë intubimin. Këtë e shkruan edhe Revista Evropiane e Frymëmarrjes, prandaj veproni.