Fatos Puto: Emocionet e Festivalit Kombëtar të Këngës 1966

1216
Sigal

MUZIKA PËR FËMIJË/Nga historia e festivaleve kombëtare të këngës për fatosa e pionierë.

Fatos Puto: “Ju tregoj emocionet e Festivalit të Katërt Kombëtar të Këngës -Shkodër 1966”.

Nga Fatos Puto

 

Ditët e fundit, duke “rëmuar” në arkivin e fotografive familjare, dora më kapi një foto të fëminisë sime duke kënduar në “Festivalin  Kombëtar për Fatosa e Pionierë”, të organizuar në qytetin e Shkodrës. Është një foto e realizuar në vjeshtën e vitit 1966, kohë kur unë, në moshën 13-14 vjeçare, përfaqësoja rrethin e Gjirokastrës në këtë festival. Ishte koha e fillimit të një tradite të re muzikore në mbarë vendin, festivalit të këngës për fëmijë. Dy festivalet e para ishin  zhvilluar në vitet 1963 dhe1964 me këngëtarë dhe forcat krijuese të vetë qytetit të Shkodrës. Në Festivalin e tretë, zhvilluar në vitin 1965, për herë të parë Pallati i Pionierëve në Tiranë dërgoi në festivalin e Shkodrës dy solistë: Suzana Turkun dhe Yllka Mujon, të cilat më vonë e vazhduan karrierën artistike, njera si dirigjente në Teatrin e Operas dhe tjetra si aktore e Teatrit Kombëtar dhe e Kinematografisë Shqiptare. Por de jure, ky eveniment u bë mirëfilli kombëtar në vitin 1966, pra në Festivalin e Katërt Kombëtar të Këngës, vit kur përveç këngëtarëve që përfaqësonin Shkodrën dhe Tiranën, morën pjesë edhe këngëtarë nga disa rrethe të tjerë të vendit, nga një përfaqësues për secilin rreth. Siç thashë më lart, në këtë eveniment muzikor, unë përfaqësoja rrethin e Gjirokastrës, ku para pak muajsh ishte zhvilluar festivali i parë lokal i këngës për fëmijë, dhe ku kënga me tekst dhe muzikë të kompozitorit Selam Mamanit : “Këndo bilbil për Nënën Shqipëri”, e interpretuar nga unë, ishte shpallur fituese e vendit të parë.

 Në përfundim të tri netëve të festivalit, çmimin e parë e meritoi kënga “Lulëkuqet”, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur në vite, Zeliha Sina, e kompozuar mjeshtërisht nga Albert Paparisto (themeluesi i Operas dhe i Konservatorit Shqiptar). Ishte kjo një këngë që mbeti gjatë në kujtesën e brezit tim dhe që i rezistoi kohës.

Me një emocion të papërshkrueshëm dhe i shoqëruar nga Bekim Harxhi, drejtori i atëhershëm i Shtëpisë së Pionierit “Fato Berberi”, udhëtuam gati 7-8 orë me autobus nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës dhe, pas një nate shlodhjeje në kryeqytet, të nesërmen morëm rrugën drejt Shkodrës, qytetit të muzikës, që ishte bërë epiqendra e festivaleve të këngës për fëmijë. Organizatorët e festivalit të atjeshëm na strehuan atë natë në një familje qytetare shkodrane, e cila na priti mjaft ngrohtë. Të njëjtën mikpritje do të ndjeja edhe gjatë 10 ditëve të ardhshme, në familjet e tjera shkodrane (ku do të veçoja familjen e mikut tim  Xhovalin Çuni)…                ..Nuk i harroj emocionet që ndjeva kur ngjita për herë të parë shkallët e Teatrit “Migjeni”, godinë  me një arkitekturë  të veçantë,  që kishte vetëm 8 vjet që ishte ndërtuar, me një sallë me kapacitet  prej 500 vendesh dhe që mua m’u duk mahnitëse..Pikërisht aty, në atë sallë, për 10 ditë rresht, ne bëmë përgatitjet e nevojshme për tri netët finale të festivalit kombëtar të fëmijëve. Më vijnë ndërmend edhe sot emra të njohur këngëtarësh për fëmijë që konkuruan denjësisht me mua gjatë atij festivali, si Zeliha Sina, që përfaqësonte Elbasanin, Viola Duka e Viola Mazi, që përfaqësonin Shkodrën, pa harruar dirigjentin e orkestrës që shoqëronte festivalin, Tonin Zadeja apo fizarmonicistin Kolec Gajtani. Këngët e krijuara, edhe pse të muzikës së lehtë për fëmijë, e kishin ngjyrimin dhe frymëzimin nga folklori ynë i pasur. Isha përgatitur shpirtërisht të këndoja në këtë festival këngën: “Këndo bilbil për Nënën Shqipëri”, me të cilën kisha dalë fitues në festivalin për fëmijë të Gjirokastrës, një këngë plot kolorit, e pa politizuar dhe ritmike në llojin e vet, por organizatorët kishin vendosur që çdo këngëtar të paraqitej me një këngë të re dhe mua më ngarkuan të këndoja një këngë të kompozuar nga një krijues tiranas, të titulluar: “Ejani të vallzojmë”. Erdhi më në fund çasti i shumëpritur, kur përpara një numri rekord shikuesish, që kishin mbushur sallën më të madhe të koncerteve të Teatrit “Migjeni”, prezantuesja e festivalit përmendi emrin tim dhe unë, i veshur me një kostum lab (ishte kjo një dëshirë e drejtorit të festivalit), konkurova para publikut shkodran që më priti ngrohtësisht dhe para jurisë që më vlerësoi me çmim të tretë. Në përfundim të tri netëve të festivalit, çmimin e parë e meritoi kënga “Lulëkuqet”, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur në vite, Zeliha Sina, e kompozuar mjeshtërisht nga Albert Paparisto (themeluesi i Operas dhe i Konservatorit Shqiptar). Ishte një këngë që mbeti gjatë në kujtesën e brezit tim dhe që i rezistoi kohës. Ja disa nga vargjet e saj:

“Lulëzon nëpër fusha pranvera

Hodhi rrobën e gjelbër kudo

N’ara bredhin vogëlushët si shqera

Gjelbëro grurë i ri, gjelbëro”

 

Lulëkuqe gëzueshëm do mbledhim

Në tribunë për 1 Maj do t’i çojmë

Bashkë me zemrat …etj.etj.

 

 Më vijnë ndërmend edhe sot emra të njohur këngëtarësh për fëmijë që konkuruan denjësisht me mua gjatë atij festivali, si Zeliha Sina, që përfaqësonte Elbasanin, Viola Duka e Viola Mazi, që përfaqësonin Shkodrën, pa harruar dirigjentin e orkestrës që shoqëronte festivalin, Tonin Zadeja apo fizarmonicistin Kolec Gajtani.

Në vitet që pasuan, festivalet e këngës për fëmijë plotësuan një boshllëk të ndjeshëm në edukimin muzikor të fëmijëve. Festivalet e këngës për fëmijë krijuan një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme, sepse u rrit interesi i kompozitorëve profesionistë për këngët e fëmijëve. U rrit edhe llojshmëria e këngëve, duke nisur nga ajo e destinuar për vogëlushët, deri tek fëmijët më të rritur; nga kënga-përrallë, kënga-lodër, ajo e tipit tregimtar të baladës, deri tek kënga hymn. Të vjen me të vërtetë keq që, shumë këngë-perla nga ana artistike, kanë tekst të politizuar dhe kjo pasuri e paçmuar artistike e krijuar në vite, sot, fatkeqësisht nuk po shfrytëzohet e gjitha. Prandaj mendoj se ky është një problem që duhet shikuar me dashamirësi dhe pa paragjykime. veçanërisht nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar.  ë