Skuthi dhe ambasadorët!

385
Sigal

Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala “skuth” ka shpjegimin më të shkurtër! Në fakt është logjike.

Nuk duhen shumë fjalë! Për korrektësi po e shkruajmë shpjegimin:

Skuth: Ai që i fsheh veprimet e qëllimet e veta dhe që paraqitet ndryshe nga ç’është në të vërtetë, thëngjill i mbuluar; tinëzar. Skuth i keq. Çfarë skuthi që është! Ruaju nga ai skuth!

Kështu u soll edhe skuthi dje.

Mbërritjes së ambasadorëve në selinë e partisë u parapriu lajmi se: “perëndimi zbarkon te Partija”!

Kuptohet lajmi u botua në portalet që janë identifikuar me atë!

Vetë skuthi doli t’i përcjellë dhe madje qëndroi edhe pak sekonda më shumë se ç’duhet te dera për të krijuar idenë se ja sa i rëndësishëm është!

Pika!!!

E vërteta???

Ai ka ftuar vetë ambasadorët në zyrë! Po këtë nuk guxon ta thotë!

Flet me pak fjalë për ato pak njerëz që ende e mbështesin!

“Folëm thotë për të djeshmen për të sotmen për të ardhmen”!

Ky njeri mbështetjen dhe interesimin perëndimor për të ardhmen e Partisë e shet si mbështetje personale!

Dhe thotë nuk kam asgjë personale!

Konventa e Vienes e bën të qartë se ambasadoret ne veçanti dhe diplomatët në përgjithësi NUK duhet të përzihen në punët e brendshme të një vendi!

E përsërisim: punët e brendshme të një vendi dhe jo me punët e brendshme të një partie!

Këtë e di shumë mirë ai, por ka hall të madh dhe detyron ambasadorët të bëjnë një shfaqje që ngjall indinjatë dhe revoltë jo vetem te anëtarët e partisë, por sidomos te njerëzit që konsiderojnë dinjitetin të panegociueshem me asgjë!

Ndaj zyra BE-se e bëri të qartë se ishin të ftuar!

Pyetja është: pse ai e ka kaq të vështirë sa t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve dhe e pyetën disa:

-Kush i ka ftuar ambasadorët?

Kaq vështirë e pat të thoshte: erdhën me ftesën time?!

Po të thoshte të vërtetën nuk do të dilte dhe te sillej si Skuth! ©kumtari.al