Partizan Myftari/ Burrat me çantë të zezë

579
Sigal

Është prag dimri i ngjeshur me shi. Politika mjerane vazhdon të jetoj si gjithmonë në stinën e saj të zakonshme me përdhunime ndërgjegjesh; herë me nostaligji për të djeshmen, herë me siparin mafioz të ditëve tona e shpesh një skile e vjetër e sistemit ku në bukerin e saj – krim e ka të gjithë arsenalin e saj ushtarak të mbrojtjes veç atë të nderit e moralit. Politika jonë, stilistët tanë të moçalit mendor, futur në një kllef prej hekuri të ndryshkur duan të na shiten si çelik special, si lloj metali që nuk i ndryshk asgjë. Në fakt janë të kalbur në ide, të përbaltur në moral, humbur në rrugën e tyre pa krye…

 Kryeministri ynë Rama të cilin kanë filluar ta përkëdhelin edhe si Edvin Burgu, rilindësi që po kërkom të eci e të reformojë Shtetin nuk i mjaftojnë dogmat e penelatat kërkon të fshij oborrin shtëpisë duke harruar se vet shtëpia (pushteti) brenda qelb. Qelb Parlamenti! Qelbin aleancat, kompromiset! Qelb Sistemi i Drejtësisë dhe ai i Prokurorisë. Qelbin Partitë ne mykun e tyre dhe pajtohen me reforma anadollake vetëm në format  ku ruajnë ineresat e tyre.

 Kyrministri Edvin Rama ka marrë fshesën të fshijë oborrin si reformator duke u zvarritur lodhshëm e vrarë kembët e tij me një palë shapaka marr borxh nga kembët e palara të aleatëve kryesorë. Më kot mundohet ose si te thuash një sforcim i lodhshëm që do t’i bëj makiazh pushtetit me një faturë elektrike  me të cilën (me të drejtë Rama e kërkon) do të laj borxhet e Shtetit… Një pushtet me çati të krimbur, me gjysmën e administratës së korruptuar niset e mbledh edhe faturat e pa paguara të ndonjë fukarai.

Kjo duhet bër ligjërisht, por ndoshta është e fundit, ndoshta një akt që mëshumë se sa zhurmë për të bërë shtet ligjor ka aktin e dramës së njerëzve që nuk arrijnë dot fundin e muajit për të blerë bukën e gojës…Një arsye sociale e përmbysur pa u prekur kupola e krimit mafioz në politikë e në shumë segmente të shtetit.Shapkat në kembët e tij kanë filluar të nxjerrin erën e vjetër… të kompromiseve dhe dueli vazhdon i heshtur mes grupeve…

Por nuk dua të merrem me këto argumente e fakte të cilat nuk mungojnë.Me ka tërhequr së fundi deklarata e zotit Spartak Braho për çeshtjen e hapjes a mos hapjes se dosjeve të diktaturës (unë do të shtoja edhe dosjet eanarshisë politike të këtyre viteve të lodhshme të politikës së përgjakur 23 vjeçare.Zoti Spartak Braho, ose burri me çantë të zezë, ( një kodifikim elegant içantës kur “ruhen “dosjet spartakiane nga arkivi i PPSH – së, i PSSH -sëdhe së fundi  i LSI – së ) aktiv prej vitesh në politik e në parlament, meeksperiencën e tij në fushën juridike, e ka thënë hapur se nuk është përhapjen e dosjeve.Zoti Braho sjell argumentat e tij të cilat mua personalisht, ashtu siç vinë, me stilin spartakian,jo vetëm nuk më bindin, por sikur shtojnë peshën e zezë të një çante të zezë.Nëse zoti Braho, është një politikan kaq i hapur dhe ska nevojë të hapen dosje përse i duhet kjo çantë e zezë?!Kush është simboli i saj?!Praktikisht sot me gjuhën moderne të komunikimit, arkivat , dokumentet,dosjet, mund të ruhen në një kompiutër, në një flash  ose edhe në arkive tëvogla memorjesh elektronike.Zoti Braho s’mund  të rrijë dot pa çantë. Një stil i vjetër pune, shumë i vjetër sikur të jetë lidhur më shumë memetodikën e djeshme hetimore se sa me komisionet e Sigurisë së ditëve tona.Komisioni i Sigurisë!Po! Duke qenë ekspert juridik një nga shkaqet e mos hapjes së dosjeve sipas Brahos është rrëziku i Sigurisë Kombëtare….Kasta e vjetër Juridike e vendit tonë, edukatën e së cilës ka edhe SpartakBraho me një linjë komunikimi të mbyllur mbetur peng i “sekreteve “ shtetërore apo “rrëzikut” të Sigurisë Kombëtare.Dosjet duhet të hapen si një udhëtim normal e trasparent i shoqërisë civile.

 Ekzistenca e tyre, fatkeqësisht krijuar nga një terren i helmuar

ndërgjegjeje, nuk mund të mbaj peng (dhe kjo është e padiskutueshme) u dhëtimin e pashmangshëm të një mënyre të re konceptimi të shoqërisë dhe larg kulteve të rreme (ose të ndërtuara keq) të cënimi të Sigurisë Kombëtare. Platforma esenciale dhe përkufizimi estetik, filozofik e juridik i një shoqërie të hapur pa komplekse kriminaliteti, nuk mund ta konceptoj dot stilistikën e vjetër të konceptit mbi relativitetin e kualifikimt të diçkaje, gatuar nga përkohshmëria e pushtetit, si “sekret shteti,” apo “sekret për motive të sigurisë kombëtare”. Herë luajnë herë heshtin me dosjet. Me duken të gjithë burra me çantë të zezë që luajnë herë dhunshëm e herë me plagjitura juridike por s’kanë asnjë vlerë mbi thelbin Universal të së Drejtës. Kamikazë për karriken e tyre. Asnjë individ nuk mund të ndjehet i privilegjuar (pavarsisht llojeve të çantave që mban) sepse ka mundësinë juridike të një vote dhe mund për pak kohë të vonojë hapjen e një dosje kriminale apo shfletimin e blloqeve të fshehur. Fatkeqësisht, politika: edhe pse ka një kërthizë që i ka marrë erë prej kohësh, edhe pse ka luajtur turpshëm poltikisht me dosjet i ka shfrytëzuar ato në mënyrën më të turpshme. Në esencë ne ende nuk kemi një kualifikim politik të majtë e të djadhtë reale. Thjesht, banditizmi politik mund të jetë i mbyllur i gjithë në një çantë të zezë si ajo e Spartakut dhe brenda mund të gjesh dosje të djathta dhe blloqe të majta. Spiunë të majtë dhe të verbër të djadhtë. Të shkruara me një gjuhë të vjetër juridike, të konceptuar me një hakërrim ballkanas rrinë gjithmonë të strukura në çanta të tilla dhe mund të hapen vetëm ato për të kërcënuar njeri – tjetrin në stilin mafioz dhe aspak juridik e social për të forcuar ekzistencën e Shtetit dhe pastrimin e pushtetit prej krimit të organizuar. Populli vazhdon të trajtohet si një varfanjak që shitet për një rrogë, për një vend pune, për një thes miell ose edhe më tragjikisht pjell një mercenarizëm auditiv që nga fjala gjer tek plumbi dhe pikërisht qarqe të caktuara në politikë, në pushtet apo opozitë i shtyjnë drejt krimit. Mungon figura e heroit?! Ne s’kemi nevojë për heronj por nuk duhet të lejojmë të ngjallim moralin e krimit duke e ruajtur me kujdes në dosje të fshehta dhe t’i japim pushtet politik e social aq herë sa ka nevojë vet krimi i zyrtarizuar.

Dosjet janë berë një bunker për disa, e,  lojë shahu për ca karabush të tjerë politik. Kohë dosjesh, blloqesh e lista të zeza. Në vende delikate punësohen kriminela dhe pastaj u vihen edhe dekorata. Të tjerë, edhe pse të ndershëm, janë pa punë. Dikush më thoshte se disa deputet kërkojnë vajza të reja për seks pasi u kanë premtuar vende pune. Nuk e di nëse janë nga partia e bllokut, nga partia e piktorit apo partia e vdekur e opozitës. Ata joshen në motelet diku në periferi të Tiranës. Dosjet shtyjnë njera tjetrën në një bark të madh krimi dhe vërtet e çuditshme se si arrin ta mbajnë muskujt e kalbur të këtij morali të renë Kjo politikë e inkriminuar vazhdon të mbahet ende pas dosjeve si një i mbytur dhe kufomizon moralin e një shoqërie me një arsenal të tërë opinionesh edhe gjer tek eksperienza e ashtuquajtura evropiane e cila jo ne pak raste po tronditet nga skandale korrupsioni, nga inflitrimet e mafies ne pushtet e nga kriza e rende ekonomike e cila i mbarsi te gjitha ato të parat. Zoti Spartak dikur me çantën e zezë u mburr se aty kishte shumë gjera, kishte edhe fakte kundër Berishës (ndoshta Berisha e ka një çantë më të madhe ose vet Berisha është një çantë e zezë krimi) por Taku heshti dhe nuk denoncoi as një fakt për Sigurinë Kombëtare. Shpesh çanta e tij bëhet qesharake kur rri e mbyllur e kalb vetveten. Koha ecën. Ndoshta as këtë legjislaturë dosjet nuk do të hapen. Ata mbajnë thuajse të gjithë çanta dhe fshehtas ia tregojnë njeri tjetrit: po e hape, ta hapa edhe unë. Ka shumë krime misterioze në Shqipëri. Ka shumë larje hesapesh në linja politikesi të jetë shkruar një kanun i Errët i Politikës. Janë të përkohshëm. Sikur edhe me krimet më të turpshme t’i mbajnë dosjet mbyllur një ditë do të hapen. Ndoshta edhe mund t’i zhdukin por harrojne se çdo ditë me sjelljet e tyre provinciale ata i hapin vetvetes dosje të reja. Politika duhet të çlirohet njëherë e mirë nga ankthi i dosjes. Ky nuk është thjesht një detyrim i një legjislature, por tharmi i ekzistencës së moralit mbi ndershmerin e Shtetit përballë Brezave. Nuk ka asnjë normë jurdike që mund të mbaj peng fshehjen e një krimi duke e klasifikuar si “sekret shtetëror” kur plagët sociale mbetën të pashërueshme nga normat tuaja “etike” të cilat vazhdojnë të udhëtojnë turpshëm në kujtesën tuaj të krimbur.

Jeni bërë të gjithë si çanta të zeza!Një ditë të gjitha lëkuart e humbasin ngjyrën e saj….Dosjet duhen hapur urgjent!Politika e pushteti duhet pastruar për të mirën e Kombit.Po plakim shpejt fëmijët tanë, ndërgjegjen e tyre nga ky lloj kremi pa vlerë

PARTIZAN MYFTARI

Romë dhjetor 2014