Shqiptarët inatin nuk e kanë me Greqinë, por me ju Z.Kryeministër!

479
Sigal

Nga Tritan Shehu –
Lexova prononcimin e Rames per ate cfare po ndodh ne Kakavije e Kapshtice me nje nen tekst demagogjik ne dy ceshtje:
-Duke dashur te beje avokatin e Greqise (ai qe shkaterroi maredheniet me ate partner strategjik) per sa po ndodh aty, ne fakt kerkonte te hidhte pergjegjesine mbi palen greke, kur pergjegjes eshte vetem Rama e qeveria e tij, qe e kthyen Shqiperine ne “Delen e Zeze Covid” ne Europe, duke u ndodhur tashme te izoluar nga BE.
-Anatemonte e kerkonte te cvleresonte “testimet” kur ato jane nje domosdoshmeri absolute ne perballje me Covid. Renditja e Shqiperise ne nivelet Afrikano Qendrore per testimet eshte nje nga aresyet kryesore te deshtimit e te krizes se thelle sanitare qe po kalojme, me pasoje edhe izolimin e vendit. Dhe per kete nuk eshte fajtore Greqia, qe ka realizuar nje nga menaxhimet me efikase ne perballjen Covid, qe vetem ne pikat kufitare realizon me shume testime ne dite per shqiptaret se sa Qeveria Rama ne Shqiperi.
Shqiptaret e kuptojne, cfare po ndodh e do te ndodhi ka vetem nje shkak, keq menaxhimin e kesaj epidemie nga ju e institucionet tuaja. As ajo bisede me Mitsotakis qe po kerkoni ta beni as ju cfajeson e as e zgjidh problemin.
Kjo krize nuk zgjidhet po nuk u perballua ne Shqiperi, ndersa ju nuk paraqitet sot as edhe nje rresht per ate qe duhet te realizoni qofte edhe per vetem tragjedine ne kufi, ndersa Ministra juaj e Brendeshme ne menyren me absurde deklaron se do te bllokoje rruget, ndoshta duke rivendosur dhe telat me gjemba.
Per te filluar zgjidhjen e krizes ju nuk duhet te silleni si “dhelpra me rrushte” me testimet nga frika e transparences, por tu krijoni mundesi qytetareve te testohen me qindra e mijra ne dite ne kufi, gratis e ne mareveshje me palen greke per te 4 pikat e kalimit, per 24 ore, ashtu si duhet te veproni edhe ne te gjithe vendin.
Fatkeqesisht ju as mundni, as keni vullnet ta beni kete, prandaj beni vetem demagogji, por shqiptaret tashme e dine kete, mos u fshihni mbas Greqise mike!