Sali Berisha: Farsa e zgjedhjes së presidentit!

179
Sigal

Të dashur miq, i damkosur si kreu i organizatës kriminale të aferës së incineratorëve aferë e cila ka jehonë të fuqishme në Bruksel dhe Uashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit të partisë që ishte një copy-paste e tubimeve të Cosa Nostras, i tmerruar nga mundësia e aktit të tradhtisë së lartë të skapit të partisë që mund të marrë për dobësi mbështetjen e tij dhe të PS dhe në vend që të skapi Berishën siç urdhëroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave të tij, Edi Rama nisi farsën e procesit të kapjes se institucionit të fundit atij të Presidentit te Republikës për të kapur kështu 96,8% të të gjitha pushteteve në Shqipëri.

Në këtë proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:

1- Emrat në zarfe top sekret që vetëm ai i hapën!

2- Shoqëria Civile e cila emrat duhet t’i dërgojë me email, të mos guxojë t’i  shqiptojë në publik emrat.

3- Negociata me opozitën e emëruar apo Basho-opozitën mbasi e ka të qartë se opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farsë vulgare, qesharake dhe mafioze me të cilën Edi Rama do realizojë pushtetin absolut në Shqipëri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë proces farsë më të cilin Edi Rama pas grabitjes së mandateve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021,  po përdhos institucionin e Presidentit të Republikës dhe me mandate kallpe po e uzurpon atë.