“Rilindësit urban”nuk mund të zëvendësonin kurrë Rilindësit Kombëtare

568
Nga Miltiadh M. Muçi 

Rama vendosi të largojë katër ministra, “t’i angazhojë në fushatën e zgjedhjeve politike”. A thua vërtetë për socialistët ka më shumë rëndësi partia se qeveria? Askush nuk mundet ta besoj, sepse kudo lufta politike bëhet për pushtet, të qeverisësh sa më shumë të jetë e mundur. Por jo në shërbim të popullit, për interesat e tyre, të pushtetarëve e politikanëve. Komentet u zhvilluan në këndvështrime të ndryshme midis, pozitës e opozitës, politikanëve e gazetarëve. Të shumtë ishin ata që e lidhnin me vetingun, ku palët nuk i lëshojnë milimetrin njëra-tjetrës, justifikime për të mbyllur gabimet e mëdha, të së djeshmet dhe të së sotmes. Për të djeshmet dihet çfarë ka ndodhur me Saliun, Bashën dhe ministrat e ish-qeverisë “Berisha”, sikurse dihet për Ramën dhe ministrat e tij. Pastaj edhe gabimet e ministrave, në radhë të parë lidhen me të kryeministrit jo vetëm të përzgjedhjes që ju ka bërë, por dhe në “direktivat” e tij të cilat Rama kërkon t’i justifikoj, sidomos të njollosjes së tyre korruptive. Le të shikojmë nga një prej akteve më të rënda korruptive, për secilin prej ministrave të “larguar” dhe jo të shkarkuar, nga “kryeministri. Ministri i Brendshëm Tahiri, shkaktari e nxitësi si asnjëherë i sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa, në vendin tonë. Ishte ky që gjysmën e efektivave të policisë i ktheu në “korrës” e “zjarrvënës” të kanabisit, dhe depot e dikurshme të rezervave shtetërore i ktheu në hambarë dhe streha kultivuese të drogës, kur sasitë e kapura nuk janë me kilogram e kuintal, por disa dhjetëra tonelatë. Ndërsa në parlament raportoi se në vitin 2016, kishte mbetur pa u “korrur” vetëm 1% e sipërfaqes së mbjellë, dizinformim për të mashtruar opinionin vendas dhe ndërkombëtar. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, më i lakuari për veçorinë e shërbimit shëndetësor, kur qytetarët ndodhen para bluzave të bardha, moshat më të vogla deri në më të moshuarit. U premtua për shërbimin falas që nuk u realizua, por për sëmundjet që rrezikojnë jetën e njeriut detyrohesh të paguash miliona lekë, sikurse janë ato të kardiokirurgjisë, edhe pse i sëmuri është i siguruar. Ndërsa shërbimi farmaucetik është kthyer në një industri me lidhje të forta të grosistëve që sjellin barnat, mjekëve për diagnostikim dhe farmacistëve që u rekomandohen barnat. Fitimet janë aq të mëdha sa e tregon numri i madh i farmacive të hapura, në veçanti në rrugët e Tiranës, ku, nëse bëhet krahasim me furrat e bukës, tashmë më shumë ka farmaci edhe pse për shqiptarët buka është ushqimi i ditës. Kjo tregon, se barnat hyjnë me kosto të ulët, në prag apo të skaduara, të cilësisë më të ulët apo nuk i deklarohen kontrollit doganor. Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, me riorganizimin e bashkive dhe komunave do të uleshin shpenzimet për administratën, do të rriteshin fondet për investimet e komunitetit në rikonstruksion rrugësh, ujësjellësish, përmirësim shkollash, qendra shëndetësore etj. Me shkurtimin e tyre jo vetëm nuk u shkurtuan punonjësit, përkundrazi u shtuan të tjerë, të cilët sikurse ishte parashikuar do të jenë propagandistët më të organizuar, të devotshëm për fushatën zgjedhore të 18 qershorit 2017. Ministri i Punës Blendi Klosi, në një pozicion ku para tij ishte ministri i vetëm i qeverisë “Berisha” i dënuar për korrupsion, keq menaxhim të fondeve, sidomos të donatorëve të huaj, i cili me vendimin më të fundit të qeverisë “Rama” nëpërkëmbi shtresën më të varfër të moshës së tretë me gjithë kontributet në dekada dhe shtresat e tjera në nevojë, duke u tallur me thërrime zogjsh. Ndërsa nëpunësve apo buxhetorëve ju bëri rritje të pagës mesatarisht 3000-4000 lekë të reja në muaj, shumë prej tyre për punë të pamerituar si ushtarë të pushtetarëve, ku s’ mund të trokasësh apo t’u hysh në zyrë, sepse të përplasin derën në fytyrë. Sido dhe sado që Kryeministri Rama të justifikohet me deklarimet e tij mbi arsyet e lëvizjeve të ministrave, është vetëm justifikim sepse më se të qartë e bëri ambasadori amerikan Donald Lu,: “… që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”. Ambasadori vërtetë foli për ministrin e brendshëm, por nënkuptimin e kishte edhe për tre të tjerët dhe jo vetëm, të cilët duhej të ishin shkarkuar shumë kohë më parë…
Sigal