Qamil Gjyrezi/ Zonja Kryetare, jepi Shkodrës dinjitetin e premtuar!

652
Në zgjedhjet lokale të fundit qytetarët e Shkodrës dhe ish-komunave i besuan drejtimin e Bashkisë më të madhe në veri, siç është Shkodra, zonjës Voltana Ademi. Gara dhe debati politik shumë serioz me projekte konkrete në zgjedhjet e fundit lokale u zhvillua ndërmjet dy zonjave, mbasi siç duket “burrat kandidatë” e “përfunduan” misionin e tyre politik, për drejtimin Shkodrës, së paku në 4 vitet e ardhshme. Fitorja e Bashkisë së Shkodrës është e lidhur me emrin e kryetares aktuale Voltana Ademi. Voltana, diti shumë mirë të krijojë një staf fitues qytetarë dhe politik me profesionistë të fushave të zhvillimit ekonomik dhe social në fushatën për zgjedhjet lokale. Voltana, nuk përfshiu në stafin e saj pikërisht ato personazhe të politikës lokale dhe kombëtare që nuk kanë lënë përshtypje të mirë tek elektorati Shkodran, me mënyrën e të konceptuarit dhe vepruarit në pushtetin lokal dhe qendrorë në 25 vite. Premtimet e kandidates Ademi ishin të qarta konkrete dhe të realizueshme të lidhura me situatën politike dhe ekonomike që është Shkodra. Gjuha që ajo përdori ishte e qartë dhe konkrete duke premtuar zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e ligjit barabar për të gjithë qytetarët e Shkodrës, të majtë e të djathtë, pa dallime politike. Voltana është sot politikania më e vutuar në Shkodër mbasi është e votuar direkt nga elektorati i bashkisë së re të Shkodrës, madje me një diferencë të madhe me kandidaten e majtë. Ky rezultat elektoral i jep zonjës Ademi një mbështetje të plotë politike dhe administrative dhe natyrisht dhe e obligon njëkohësisht për punë në një prej bashkive më të mëdha në vend, me një seri problematikash në planin ekonomik dhe social,por me besim për të ardhmen. Shkodra ka burime natyrore dhe njerëzore të mëdha që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së shkodranëve në të gjitha planet. Them që është politikania më e votuar pasi është votuar direkt. Votimet për kryetarë bashkie janë maxhoritare. Pjesa e tjetër e të zgjedhurve për pushtetin lokal dhe qendrorë, të majtë dhe të djathtë janë pjesë e sistemit propocional dhe preferencave të kryetarëve të partive, shpesh pa asnjë kontribut në politikën lokale dhe kombëtare, madje edhe vota të blera dhe pazare të “pista” politike në kurriz të zhvillimit të Shkodrës dhe shtetit ligjorë. Në fitoren e Voltanës pati ndikim edhe organizimi politik i strukturave të PD.-së lokale, kryesisht të rinjtë dhe individë shkodranë dhe të ish-komunave pa parti të fushave të ndryshme, të cilët besuan tek zonja Ademi dhe programi i saj . Gjatë 8 viteve të kaluara Shkodra pati një zhvillim të caktuar, por sot ka një seri problematikash në të gjitha planet. Ka gati 3 vite që pushteti lokal në Shkodër ka funksionuar keq ose nuk ka funksionuar fare, për shkak të zgjedhjeve lokale dhe kombëtare dhe e lojërave të ish-drejtuesve të bashkisë për tu rizgjedhur dhe lojërave dhe pazareve që ka politika në përgjithësi tek neve dhe që ndikon për të keq tek funksionimi i pushtetit lokal në të gjitha nivelet duke ofruar pak shërbime për qytetarët. Demokracia në Shqipëri nuk e ka traditën pozitive, pavarësisht zgjedhjeve lokale ose kombëtare të funksionojnë qeverisjet në të gjitha nivelet, mbasi politika ndikon për të keq psikologjikisht tek administrata. Kam besim se Voltana do të dijë gjithashtu të ndërtojë një staf eficent në administratën e saj me specialistë të mirë, të rinj dhe të reja që e duan Shkodrën dhe intelektualë të ndershëm. Vetëm kjo është mënyra më e mirë për të realizuar premtimet dhe për ti vënë të gjithë të barabartë para ligjit në Shkodër. Lexova para disa ditësh në media për lëvizje dhe rikonstruktim të gjithë drejtorëve në bashki. Rikonstruktimi i të gjithë stafit është i domosdoshëm mbasi drejtorët aktualë përfaqësojnë në përgjithësi politikën e vjetër klienteliste, vegla të ish-kryetarit Luka. Unë që po shkruaj këtë opinion, kam pasur një problem me zyrën urbanistike në vitin 2008, për një ndërtim pa leje në kundërshtim me ligjet e urbanistikës dhe që nuk morën asnjë vendim duke favorizuar individë që kanë ndikuar për të keq në zhvillimin urban të komunitetit të Shkodrës. Ndërtimi madje ishte mbi një shtyllë elektrike duke prishur funksionimin e jetës në komunitetit. Zyra urbanistike nuk i ndërpreu punimet mbas pretendimit tim në inspektoratin e ndërtimit dhe nuk jam i saktë nëse dha një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën, pranë shtëpisë sime që banoj rreth 100 vjet në këtë lagje. Për më tepër çështjen e ndërtimit e pata dërguar në gjykatë në vitin 2008-2009, mbasi zyra e urbanistikës nuk dha asnjë zgjidhje. Përsëri ish-kryetari i bashkisë ndikoi tek gjyqtari i çështjes për të pushuar gjyqin për çështjen e ndërtimit pa leje. Para dy vitesh gjyqtari i çështjes Albano Çepele është larguar nga puna për probleme me sistemin e drejtësisë dhe pasaktësi në dhënien e vendimeve. Gjyqtari e pushoi çështjen nën presionin e politikës duke treguar që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i korruptuar dhe vetëm për drejtësi nuk mund të bëhet fjalë e që kërkon një reformë të vërtetë me përfshirjen e të gjithë palëve. Kjo ishte një histori personale. Histori të tilla ka pasur shumë gjatë qeverisjes lokale të viteve 2005-2015. Kam besimin e plotë se kryetarja aktuale e bashkisë së Shkodrës do ta reformojë totalisht zyrën e urbanistikës dhe drejtoritë e tjera me qëllim vënien e tyre në shërbim të qytetarëve. Zonja Ademi duhet të projektojë edhe një projekt 10 vjeçar 2015-2025, për zhvillimin ekonomik dhe social të Shkodrës. Për këtë projekt kam besim të plotë mbasi është edhe projekt menaxhere e mirë dhe ka punuar shumë mirë për projektin 2005-2015. Projekti për zhvillimin e Shkodrës 2005-2015 u ndryshua dhe u zbatua shpesh keq nga ish-administrata lokale për qëllime personale në dëm të kulturës, infrastrukturës, zhvillimit dhe të ardhmes të Shkodrës. Voltana, ka disa ditë që ka filluar punën dhe ky është vetëm fillimi, për ta menaxhuar mirë jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të bashkisë shumë të madhe të Shkodrës. Ademi ka filluar me emërimin e administratorëve dhe deri në këtë moment ka zgjedhur individë që e duan zhvillimin dhe Shkodrën dhe me lirimin e trotuareve të qytetit. Por për të pasur një Shkodër shumë të mirë duhet shumë punë dhe besoj se Voltana do ia dali, mbasi ka besimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe e do Shkodrën dhe shkodranët. I gjithë ky projekt natyrisht realizohet në bashkëpunim me komunitetin, me një administratë profesionale dhe të ndershme dhe natyrisht me bashkëpunimin serioz me qeverinë qendrore, duke i paraprirë me projekte konkrete dhe partnerë të huaj dhe vendas që duan të punojnë në Shkodër. Zonja Ademi fitoi zgjedhjet, por fitorja do të çohet më përpara nëse do ti ofrojë komunitetit të “Shkodrës së madhe”, projekte konkrete për ekonominë dhe zhvillimin dhe një administratë serioze dhe eficente
Sigal