Gjergj Kastrioti Skënderbeu përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të Historisë së Kombit iliro-arbërorë. Mbrojtës i vendit të tij dhe bllok ndaj interesave agressive për kalimet në Europë. Në këtë shkrim do të trajtojmë disa Memoriale-Monumente Mortore të një sërë pjestarësh të familjes së Kastriotëve , të cilët e kanë mbyllur jetën në vende të ndryshme të Europës.

Kisha e Manastirit të Hilandarit në Mont Athos
Historria si bashkëudhëtare me egzistencën e popullit meriton respektin e Komunitetit kudo qoftë ai .Megjithë ulje-ngritjet e saj ajo ka qënë dhe mbetet udhërrrëfyese për të kaluarën , të sotmen dhe të ardhmen e një populli, i cili besnik i idenitetit të tij, duhet pa mëdyshje ta njohë historinë kombëtare, ta respektojë atë në të gjithë treguesit shpirtërorë apo materialë.
Aq më i kulturuar dhe i respektuar është ai popull, që studion dhe përvetëson burimet e shkruara të historisë së tij si dhe ruan vlerat e Trashëgimisë Kulturore në çdo trevë të vendit të tij dhe më tej, duke i treguar botës se në çdo kohë ka krijuar vepra origjinale, të cilat përbëjnë Kurorën Historiko- Kulturore të Iliro-Arbërorëve ,paraardhësit tanë të respektuar. Dihet që historia përbëhet nga burimet e shkruara nga ato me gojë, nga legjendat etj. Nga ana tjetër ajo mbështetet organikisht nga ballafaqimet me krijimet në fushën e Trashëgimisë Kluturore Materiale. Ato janë historia konkrete, e prekshme dhe bazike për historinë e një Kombi. Një vend që nënvlerëson dhe nuk i ruan në nivelin e duhur këto lloj vlerash, ai dëmton konsideratën e tij kulturore, si të thuash“ antikultura gërryen kulturën“. Monumentet e kulturës janë Identiteti dhe Krenaria e popullit si dhe arteriet e zhvillimit të turizmit në një vend .Objektet dhe Subjektet e Historisë janë vlerat e Kulturës Materiale dhe figurat e personazhet, që ndërohen dhe ndjehen kombëtarisht.
Kisha e Manastirit të Komit në liqenin e Shkodrës
Gjergj Kastrioti Skënderbeu përfaqëson një nga figurat më të rëndësishme të Historisë së Kombit iliro-arbërorë. Mbrojtës i vendit të tij dhe bllok ndaj interesave agressive për kalimet në Europë.Në këtë shkrim do të trajtojmë disa Memoriale-Monumente Mortore të një sërë pjestarësh të familjes së Kastriotëve , të cilët e kanë mbyllur jetën në vende të ndryshme të Europës.
Në familjen e Gjon Kastriotit ishin lindur nëntë fëmijë, katër djem dhe pesë vajza. Tre nga djemtë , Stanishi ,Konstantini dhe Gjergji u morën peng nga sulltani kurse i madhi ,Reposhi u bë murg në Malin e Shenjtë në gadishullin pranë Selanikut. Në skajin veri –lindor të këtij gadishulli ndodhet manastiri i Hilandarit, i cili sipas një shënimi të perandorit bizantin Aleksi III Komneni (1198) është ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri më të hershëm që daton pas vitit 1015. Në arkivin e Manastirit ruhen dy dokumenta që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në dokumentin e vitit 1426 shkruhet se Gjoni me katër djem të tij i falën këtij Manastiri katundet e Krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin.
Në dokumentin e dytë të pa datuar ,është shënuar se igumeni i Manastirit të Hilandarit i shet Pirgun e Shën Gjergjit për 60 florinj. Ky pirg edhe sot njihet me emrin Pirgu i Shqiptarëve .Kulla-Pirg e Shën Gjergjit ,e ndërtuar rreth vitit 1100 mbron pjesën jug-perëndimore të manastirit. Ka lartësinë 27 metra dhe ngrihet mbi 7 kate. Në pjesën e sipërme të Pirgut ndodhet një kapele e vogël, e Shën Gjergjit , e pajisur me afreske që prej shekullit XIII. Pas restaurimeve te Pirgut më 1671, afresket pësuan ndërhyrje në vitet 1678 dhe më pas më 1851 .
Kisha e Manastirit të Krushedolit në Frushka Gora të Vojvodinës
Gjon Kastrioti e bleu pirgun në dekadën e tretë të shekulllit të XV. Vëllai i madh i Skënderbeut ka bërë një jetë të shenjtë në Mont Athos dhe atje ka vdekur si murg në vitin 1431, duke u varrosur në Kishën e Lindjes së Shën Mërisë, objekti kryesor i Manastirit të Hilandarit , ku ndodhen edhe dhjetë kisha të tjera më të vogla. Trupi i Reposhit është vendosur në arteksin qëndror të kishës , përbri murit verior ,pranë hyrjes veriore të arteksit. Mbi varrin e Reposhit ndodhet një pllakë me mbishkrim ku ndërmjet të tjerave lexohet “Reposhi- Duka Ilirëve “ dhe në ballë është pikturuar afresku i Shën Mërisë me një korrnizë gjysëm-rrethore.
Gjergj Kastriot Skënderbeu, Zot i Arbërisë dhe Mbreti i Pakurorëzuar i saj , pasi aksidentalisht Papa nuk arriti ta zyrtarizonte ,përfaqësonte një lider politiko-ushtarak të sprovuar ,i nderuar dhe respektuar nga të gjithë liderët përreth me familjet e të cilëve krijoi dhe rrethe krushqie. Motra e madhe e tij Mara u martua me Stefan Cërnojeviçin duke krijuar kështu një lidhje ndërmjet familjes së madhe arbërore të Kastriotëve dhe asaj të Cërrnujoeviçëve ,që gjatë shekullit të XV sundonte në Malin e ZI . Qëndra e Cërnojeviçëve ka qënë në qytetin mesjetar të Zhabljakut në veri-perëndim të liqenit të Shkodrës ,i cili sot ky fortifikim njihet si Zhabljaku i Cërnojeviçëve.
Kisha e Santa Maria la Nova në Napoli
Ky qytet i ndërtuar në shekullin e XI bëri emër në histori gjatë shekullit të XV me Cërnojeviçët. Punime të thella fortifikuese në këtë qendër kreu Stefani ,burri i Marës dhe kunati i Skënderbeut . Pas Stefanit në Zhabljak qëndroi i biri Ivani ,në vitet 1466-1478 ku aty ay u pushtua nga turqit . Familja e Cërnojeviçëve duke ndjekur traditën e njohur të familjes së fuqishme të Balshajve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ndërtoi një manastir me Kishë Mauzole për varrimin e pjesëtarëve të familjes, në majën e një kodre ishullore me emrin Kom. Në qëndër të këtij kompleksi fetar është kisha Fjetja e Shën Mërisë e ndërtuar ndërmjet viteve 1415-1427. Manastiri i Komit e humbet rëndësinë pas vitit 1485 kur Ivan Cërnojeviçi ndërtoi Manastirin e Cëtinës ,ku u përdorën dhe shumë objekte nga Komi. Kisha është ndërtim një nefsh me përmasa 4,5x 7 m e pikturuar në fundin e shekullit XVI.
Në brendësi të kishës ndodhen pllakat e varreve të familjes së Cërnojeviçëve. Sa hyn në kishë, në qoshen djathtas janë pllakat e varreve të bijëve të Stefanit dhe Marës , Aleksei dhe Gjergji. Majtas, hyrjes në kishë janë pllakat e prindërve të tyre Stefan dhe Mara. I biri, Ivani pas vdekjes së babait ,Stefanit më 1464 ka zgjedhur mjeshtërit më të mirë nga bregdeti për gdhendjen e pllakës së varrit të nënës së tij Mara me onamenti gotike. Pllaka e Marës me përmasa 60x 80 cm me një bordurë anësore të gdhendur ka në qendër tre lule forme rozete. Tek pllaka e Marës nga kreu pranë derës leoxhen disa monograme për përkatësinë e varrit. Mesa kemi mundur ta dëshifrojmë mbi pllakë lexohet “ Është pllaka e zonjës Mara : princesha e Cerna Gora motra e Giiorgio Canderbeg“.Të katër pllakat ruhen në gjendje të mirë në interierin të kishës së Manastirit të Komit.
Memoriali i Reposhit në Kishën e Hilandarit
Duke u njohur si Mbrojës i Krishtërimit dhe si pengesë për depërtimet Osmane në Perëndim , Skënderbeu krijoi lidhje të ngushta me Dinastinë e Agonëve në Napoli , me mbretin Alfonsi V . Ai pati nënshkruar dhe një traktat miqësie më 26 mars 1451 në Gaeta , Alfonsi i premtoi atij ndihma ushtarake dhe financiare në një kohë që ky e pati njohur Alfonsin si Kryezot. Trashëgimtari i Alfonsit , Mbrenti Ferrante në shenjë falemnderimi ndaj Skënderbeut për ndihmën ushtarake të vitit 1460 në Pulie për të shtypur revoltën e mbretit të Tarantos, i njohu familjes së Kastriotëve disa feude të rëndësishme në Italinë e Jugut si Kontenë Monte Santanxhelo dhe Sinjorinë e San Xhovani Rotondos . Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit në vitin 1468 mbreti Ferrante i Napolit mori në mbrojtje familjen e Kastriotëve duke u siguruar dhe përfitimet e prodhimit në feudet e tyre. Donika dhe i biri Gjoni u vendosën në Napoli me një shoqëri të gjërë bamirësie. Gjoni, djali i Donikës dhe Gjergjit ishte martuar me Irenën, vajzën e Lazar Brankovicit , despot i Serbisë dhe të Helena Paleologut , vajza e Tomasit , despot i Moresë . Njëri nga katër djemtë e Gjonit, Konstandini në moshën 20 vjeçare , në vitin 1497 u shpall Pëshkop i Izernias ,qytet në veri të Napolit .Ai ka vdekur në vitin 1503 duke u varrosur në kishën Santa Maria la Nova në qëndër të Napolit pranë piaca Monteoliveto , kishë e shekullit të XIII E Karlit të I , e riparuar në fund të shekullit të XVI . Në anën veriore të kishës ndodhet një oborr -portik . Në faqet e mureve të koridoreve me kollona të portikut janë varrosur personazhe të njohura historike, që identifikohen nëpërmjet epitafeve të shkruajtura latinisht . Në qëndër të koridorit verior ndodhet memoriali mortor i Kostantin Kastriotit.
Ky objekt përfaqësonn një vepër arti realizuar me mjeshtëri Jakopo de la Pila , me mermer të gdhendur në përmasa: vepra është me gjeresi 2,2m dhe lartësi 4,5 m . Në librin e Karlo Padiliones të vitit 1879 është botuar përkthimi nga latinishtja të këtij varri-vepër arti, që gjyshja Donika e ka realizuar për nipin e saj .Aty shkruhej “Kostantin Kastrioti i vendosur këtu ,i cili është prej gjaku e farefisi të kulluar mbreti e perandori dhe fisnik për dlirësi dokesh , për dinjitet ,kryeprifti i Zernias që vdiq para kohe ,Donika Komina ,stërgjyshja nga babai i bëri këtë varr të mrekullueshëm në vitin “1500“. Këtë objekt Donika ja ka kushtuar Kostantinit kur ajo tashmë ndodhej e larguar në Valencia.
Pllaka e varrit të Alfonsit në Manastirin e Valencias
Siç kemi përshkruar pas vdekjes së Skënderbeut në 1468 ,familja u mor në mbrojtje nga Mbretëria e Napolit e Aragonëve , e cila kishte në varësi dhe qytetin e Valencias në Spanjë. Burimet përmendin se deri në vitin 1500 Donika ka qënë në Napoli dhe më pas në vitin 1503 ajo kaloi në Valencia ku takoi 2 mbretëreshat e veja të Napolit , Xhovanën të venë e mbretit Ferrante dhe vajzën e saj Xhovana e re – Të venë e mbretit Ferrandino . Shumë i diskutueshëm vendi i varrimit të Donikës ,nëse ka qënë në Napoli ku mendohet të jetë kthyer në vitin 1506 , apo në Valencia në Manastirin Triridad .Në dokumentat përmendet se Gjoni me të birin Alfonsion në vitin 1500 kanë qënë në Spanjë ku përkrahë spanjollëve luftuan kundër arabëve në krahinën e Alpanjarës në Granada. Në një botim të hershëm të vitit 1761 të autorit Sales thuhet se pas një qëndrimi disa vjeçar në Bohemi ,gruaja e Gjonit dhe nëna e Alfonsit u kthye në Valencia shoqëruar nga një ikonë e madhe e Shën Mërisë ,dhuratë e mbretëreshës së atjeshme Beatrix . Ajo është varrosur në nausin e kishës së Real Manastirit, nën ikonën e dhuruar ,kur pas vitit 1612 kaloi në një nga kapelat jugore përballë. Në portivën e kishës së brendshme të Manastirit është varrosur mbretëresha e Spanjës Maria de Castilio ,gruaja e Alfonsit të V -të Napolit e cila vdiq në vitin 1458 . Ajo e ndërtoi këtë manastir në vitin 1450 si vepër mauzole për familjen e saj . Në fillimin e punimeve në korrik 1445 mori pjesë dhe Kardinali Alfonso de Boja, i cili më pas u shpall Papa Kaliksi i III . Në dekorimet e kishës ka punuar mjeshtri skulptor Antonio Dalmao , i cili në 1458 realizoi një vepër të lartë arti siç ishte varri monumental i Maria del Castilios. Gjatë shekullit XV-XVI manastiri San Trinidad i Valencias përjetoi një shkëlqim të veçantë duke kontribuar për një zhvillim cilësor , kulturor dhe fetar për qytetin . Nëse vendndodhjet e vendvarrimeve të Donikës dhe të Irenës ,gruas së Gjonit vdekur ndoshta në vitin 1505 , ndodhen në këtë manastir , raste këto relativisht të diskutueshme, apo të dyshimta, një gjë është e sigurt. Në nausin e kishës së Valencias , në murin perëndimor nën vendin e korit të kishës është varrosur djali i vogël i Gjonit dhe Irenës, Alfonsi, i vrarë aksidentalisht në vitin 1500 në urën San Trinidad pranë manastirit . Pas dëmtimeve shekullore të kishës sot ky varr nuk ruhet më dhe pllaka e gurtë e epitafit është mbështetur mbi një qoshe të hyrjes jugore të kishës ku u vendos në vitin 1900 kur u dëmtua varri i tij origjinal. Në pllakë është shkruajtur “ Këtu prehet Alfonso ,biri i të famshmit Giorgo Kastroto ,mbreti i Albanisë i braktisur nga turqit ,fortesë e pamposhtur e Krishtërimit , i cili u quajt nga turqit Escardabech , i cili për prejardhjen e tij ,vlerën dhe madhështinë e shpirtit, krahasohej me mbretin Aleksandër të Maqedonisë. Vdiq në moshën 15 vjeç në këtë qytet të Valencias në vitin 1503“. Duke ndjekur kronologjinë kuptohet se termi “I biri“ është një lapsus si dhe varri i të vëllait Kosntantin në Napoli edhe ky i ALfonsit në Valencia janë ndërtuar nga gjyshja Donika. Duke lexuar këtë dedikim del qartë vlera dhe madhështia e Heroit Tonë Kombëtar dhe veç kësaj vendprehja e pjesëtarëve të familjes Kastriotit në Kishën Mbretërore të Aragonëve është një tregues i fuqishëm i Konsideratës së Lartë që Dinastitë mbretërore Europiane shprehnin për Gjergj Kastriotin.
Pllaka e varrit të Marës në kishën e Komit
Ilirio-Arbërorët veç figurave politiko-ushtarake dhe krijuese kulturore kanë në historinë e tyre dhe emra të shenjtëruar. Në shumë kisha historike shkëlqen ikona e Shën Kostantinit dhe Helenës ( nënë e bir ) me prejardhje ilire nga shekulli IV , gjithë bota e njeh Bamirësen e famshme Nënë Tereza dhe numrin 3 të shenjtorëve iliro –arbëror e plotëson Shën Angjelina Shqiptare , prehur në manastirin Krushedol. Në Frushka Gora pranë Sremski Karnovacit të Vojvodinës. Angjelina ishte vajza e gjashtë e Gjergj Arianit Komnen Topisë , motra e Donikës , që ishte vajza e madhe e Gjergj Arianitit dhe gruaja e Skënderbeut . Angjelina u martua me Stefan Brankoviçin , një burrë më të madh se veten, i verbër, despot i çfronësuar i Serbisë.
Në verën e vitit 1460 Stefani vizitoi Shqipërinë ku shpejt u martua me Angjelinën . Këtu ai u prit mjaft mirë sidomos nga Skënderbeu që ishte dhe kunati i Angjelinës. Angjelina pati 3 fëmijë nga të cilët Maksimi u bë murg dhe e bija Maria u martua me kontin e Monferratës Bounifaci i V Paleologu . Familja e Angjelinës u mor kryesisht me aktivitete fetare . Manastiri i Krushedolit është ndërtuar gjatë viteve 1509-1516 nga nënë Angjelina dhe i biri Maksimi. Në Manastir ndodhen eshtrat e Stefanit, Angjelinës dhe djemve Gjon dhe Maksim. Ato u konservuan atje deri në vitin 1716 kur manastiri u dogj duke u dëmtuar rëndë. Pas një djegie tjetër në 1745 manastiri u rinovua dhe u pajis me afreske murale . Sot në rrjeshtin e poshtëm të ikonostasit është vendosur ikona familjare me katër personazhet e Manastirit të Krushedolit, Maksimi, Angjelina,Gjoni dhe Stefani i verbër .
Portreti i Shën Angjelinës Shqiptare
Shkrimi ishte një ndërmarrje për njohjen më nga afër të asaj çka ka mbetur nga familja e lavdishme e Kastriotëve , ndërkohë që duhen vazhduar gjyrmimet për vlera të tjera të kësaj familje siç mund të jenë memorial e Mamicës ,në Rodon apo Petrelë, djalit Gjon në Pulie etj mbase dhe të vetë eshtrave të heroit tonë kombëtar . Këto vlera të kluturës sonë kombëtare duhen dokumentuar, kopjuar me teknikat tashmë të avancuar , mbase dhe shoqëruar me ADN përkatëse dhe duhen ekspozuar në muzeumet tona kombëtare, pasi kemi të bëjmë me një periudhë të rëndësishme të kombit tonë. Duhen eksploruar Kastriotët , princat tanë në Itali , Kalabri etj. Jemi tepër borxhli ndaj gjurmimit dhe pasqyrimit të vlerave tona kudo qofshin ato dhe të mos presim të na i tregojnë të tjerët . Ti dalim zot gjithçkaje që mban emrin iliro-arbëror.
Real Manastiri San Trinidad në Valencia





















