Në kushtet kur njerëzit e thjeshtë rrinë e shpifin, ata mesatarët si shumë e shumë intelektualë gjoja përshtaten, pra me kinse dinë të marrin kthesa, unë për vete që kurrë s’kam preferuar të jem një prej këtyre dy klasave, rri, rri dhe them me vehte, me tagrin e një intelektuali të shqetesuar, të përgjegjshëm për fatet e vendit, si ka mundësi që të dy kryeministrat bien kaq lehtë dhe kaq shpejtë në unison, pavarsisht se ky yni zgjedh fjali, në dukje bombastike, që duket sikur s’të fal, por në fakt e çon ujin për mbrekulli në arën e shteteve fqinjë. Kushdo mund ta hajë kur KM thot se Kryepeshkopi erdhi si grek dhe po ikën si shqiptar, ose Kryepeshkopi u kthye në rrënjët e veta shqiptare, ndërkohë që ja ka bërë gropën Shqipërisë, duke ndenjtur si buf dhe duke bërë sehir ç’ka thot homologu i tij grek. Ky i fundit është në rregull me politikat e tij, duke e stamposur politikën e vet në gur që nuk fluturon, ndërsa KM tonë kushedi sesi fjalimi i përfundon, sepse në fund të fundit, fjalët pas 100 vjetësh fluturojnë thotë literatura pellazge, shkrimet mbeten (La Scripta mana, il parole volare).
Nëse i mbledhim se ç’ka është duke i ndodhur sot Shqipërisë me politikat greke si:
- Butrinti iu dha pa dashje Shqipërisë më 1913!
- Finiqi nga një fshat i Delvinës kthehet në një territor më i madh se vetë Kryeqyteti shqiptar, dhe Delvina kthehet në një fshat i tij, ku lagje me banorë çam dhe lebër të lënë në harresë dhe për tokën iu thuhet ‘’oqis labis’’ më mirë ujku, derri e ariu…..
- Hapësira detare nga 15km2 që ishte humbja midis Korfuzit e Sarandës më 2009, sot ata kërkojnë 340km2? Ore shqipetar do bëheni ndonjëherë të vëmendshëm apo si e keni hallin?
- Qyteza të vogla si Manastiret në Sarandë, në Gramoz, etj., në googlle i gjen në gjuhën greke, në kuptimin se janë shqiptarët ata që ja u kanë rrëmbyer grekërve! Ore shqiptar prapë a do të zgjoheni ndonjëherë ju apo jo?
- Përmeti dhe Tepelena përmenden me shkrime murale në parlamentin grek, si edhe me varre në tokat shqiptare ku me Kushtetutë ata fqinjët tanë jugor të thonë se atje ku bie ushtari grek është tokë Helene! Iku edhe kjo! O shqiptar o qyqar, paçka se ne kemi hartat me sa fshtara, njerëz e shtëpi u dogjën prej tyre!
- Po në takimin me dropullitët vitin e kaluar, po ky KM grek me prani të të gjatit tonë lëshoi bombën se kujdesuni për Shkumbinin dhe mbaheni pastër atë! Ëëëë, rastësisht edhe kjo, rrini e flini ju gjumashër, se edhe Ariut i del gjumi një ditë, ndërsa ju shqiptarë, sot jo barktharë si në kohën e Konicës, nuk ju dalka kurrë!
Dhe tani erdhi në Tiranë, sikur e dinte dhe e priste këtë ditë të ndarjes nga jeta tokësore të kryepiskopit shqiptar, që nuk la pa thënë asgjë pa qitje të largët, sesi politikat e shtetit fqinj të futen me anë të besimit orthodoks, kur dihet se grekët qysh nga fundi i shek. – XIX quajnë me çdo kusht se çdo ortodoks është veçse grek, që Zoti flet në gjuhën greke, e cila qyshkur fitoi të drejtën nga perandoritë e kohës Rusi e Turqi me kinse kujdesej si ‘zonjë e madhe’ edhe për orthodoksinë shqiptare, ndaj dhe nuk i kursenin mendimet duke filluar me Papa Kozmanë se shqipja (kjo gjuhë hyjnore) s’është gjë tjetër, veçse një sajesë dhe e mallkuar.
Ndaj dhe varrimi i krypeshkopit në Tiranë, dhe fjalimi i KM grek po me këtë rast përpiluan çdo detaj në mënyrat e tyre të të bërit dhe të të thënit ku:
- Jo rastësisht, pllaka e gurvarrit për Kryepiskopin është shkruajtur në dy gjuhë!
- A mund të jetë rastësisht, ajo që KM grek e quajti kryepiskopin një rigjallërues i madh dhe një nismëtar i palodhur i Orthodhoksisë në Shqipëri!?
- A mund të jetë rastësisht po në këtë fjalim se kryepiskopi i Shqipërisë, jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte?!
- Apo rastësisht prapë që në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar, me të krishterët të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë!?
- Dhe së fundi, e mbyll me sentencën se ai hodhi themelet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?
A ka ndonjë dikush që guxon e flet, pa më të voglin marifet fyes, të na japë ndonjë arsyetim si shkallën më të lartë të të menduarit?
Këtu me të drejt na lindin disa nënpyetje se:
A ka ndonjë Kryepiskop të mëparshëm, si p.sh., tre etërit e Kishës autoqefale shqiptare si Visarjon Xhuvani, Kristofor Kisi dhe Irine Banushi të kenë të shkruajtur mbi kokat e tyre edhe një gjuhë tjetër, aq më pak në gjuhën greke, kur dimë se politika e saj ka qenë pushtuese dhe shkombtarizuese, se ndryshe kush tjetër e vrau Dhaskal Todhrin? Kujt i interesonte djegia e librarive, shtypshkronjës, Akademisë me gjithë Voskopojën! Po ç’kishërimet e mësuesve atdhetar si Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin nga cilët u bënë? Në këto kushte, kur ka pasur të tjerë nismëtarë duke filluar me Fan S. Nolin nuk mund të thuhej se Kryepiskopi që mori dhénë dhe i ndriftë shpirti për çka qenë nuk mund të quhej kurrsesi një rigjallërues i madh dhe një nismëtar i palodhur i Orthodhoksisë në Shqipëri!? Por, as mund të shkruhej në dy gjuhë mbishkrimi në gurvarrin e vet, e para, sepse nuk e ka bërë asnjë nga kryetarët e mëparshëm të Kishës autoqefale shqiptare, aq më tepër që ishte vetë shqiptar në rrënjë, dhe akoma më tepër që kishte edhe nënshtetësi shqiptare. Dhe e dyta është pse u përzjenë dy Kryeministrat me fenë ose ç’punë kanë këta njerëz në ceremonira të tilla?! Për të ushtruar politikën e ditës, kur aty nuk u pa ndonjë hierark si vetë ai ose më i madh se ai, që kushdo që të ishte i duhej të qendronte në kornizat e politikës së besimit të një shteti laik dhe jo të politikës së politikave të aneksimit.
Nëse kthehemi pak pas, kam të drejtën të dyshoj pse Kryepeshkopi, që erdhi si grek dhe iku si shqiptar sipas KM tonë, nuk gjeti kohë për të urdhëruar rikthimin e eshtrave të tre hierarkëve martirë, si të kryepeshkopëve Kristofor Kisit, Visarion Xhuvanit dhe Irine Banushit, eshtrat e të cilëve presin për tre dhjetëvjeçarë të rivendosen respektivisht në Kishën e Shën Prokopit, Tiranë, në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit, Elbasan dhe në Manastirin e Ardenicës, Lushnjë. Po a nuk i bie që kemi të bëjmë me një qëllim të caktuar, që nga politika e fjalës dhe qëllimeve të KM grek ai (Kryepeshkopi i fundit) të quhej nismëtar dhe rigjallërues, duke i vënë ditëlindjen KOASh-it në vitin 1991 me ardhjen e tij.
Po unë si qytetar i devotshëm shqiptar kam edhe një të drejtë tjetër të dyshoj, pse Kryepeshkopi në fjalë ndërtoi mijëra varre greke bosh apo plot në jugun shqiptar, pa harruar blerjen e eshtrave të burrave, grave dhe fëmijve shqiptarë të zhvarrosur për të mbushur varrezat ushtarake greke, që siç thotë prifti Foto Cici – ky varrmihës grek, dhe nuk gjeti aspak kohë për të ndërtuar varret e hierarkëve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH)? Se ndryshe, si do të thuhej se ai hodhi themelet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?
Pyetjet dhe dyshimet janë pa fund, por le të rrimë te disa thënie me shpoti e me qitje të largët të KM grek dhe pa droje fare parashtroj shqetësimin tim, sesi mund të guxojë një KM, si ay grek të barazojë besimtarët ortodoks shqiptarë me bashkëkombas grek, të cilët ishin të rrënuar, të persekutuar dhe të lënë në harresë, kur kjo mynxyrë ndodhi gjatë regjimit me të gjitha besimet fetare. Kësisoj, ai nuk qau hallin e mynxyrës, por të orthodoksëve që sipas tij njëherësh bashkëkombas të tij. Po kësaj ç’i thuhej? A patë ndonjë media, ndonjë analist të merresh me këto gjera. As kini për të parë, sepse çdo fund viti jepet llogari në Parlamentin grek sesi shpërndahen fondet për blerje shpirtrash të shitur shqiptarësh.



















