Ne po riparojmë atë që shkatërruan para ardhësit tanë,- tha në Dibër! D.m.th Ilirët ose ndoshta edhe Pellazgët e paskan fajin që Rama në dhjetë vjet nuk çoi ujë në asnjë çezme shqiptari për 24 orë rrjesht! – Ne përballemi me aleancën e rublave,- thotë ai! Dhe harroi se është i pari kryeministër i Shqipërisë në shtatë dekada që ka vizituar Moskën e Beogradin, i shoqëruar nga spiunët që paguhen me miliona nga shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve! Harroi se edhe shefin e rublave, dollarit dhe euros, Arben Ahmetajn, e çoi në Moskë e Petersburg. Kjo “Aleanca e Rublave”, për të cilën flet Rama, akoma nuk i ka shtri dorën ndonjë rublaxhiu deri më sot. Një rublaxhi që kishte PD, e mori në aleancë vetë Edi Rama! – Ne përballemi me gropën që bëri Saliu, thotë i përmjeri, Rama! Dhe nuk sheh që jo vetëm ka hapur vetë me mijëra gropa, por po e çon Shqipërinë drejt humnerës së pashmangshme! Do të na varrosë të gjallë të gjithëve, nëse nuk e ndalim! Aq më keq, nëse i besojmë akuzat e tij kundër opozitës! – Ne na doli një problem gjeologjik, u tha dibranëve për dështimin e tij në ndërtimin e Rrugës së Arbërit. E ndërkohë ai problemi gjeologjik ishte aty para se të vinte ky në pushtet! Por e paraqet si arsye madhore e të papritur për të justifikuar dështimin e tij! – Përfituesit më të mëdhenj,- tha, janë ata që përmbyten nga liqeni i Hidrocentralit të Skavicës?! O zot! Nuk e kisha menduar kurrë se dikush shkon në Dibër për t’u thënë dibranëve se “po t’ua përmbysësh tokat dhe shtëpitë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj”! Dhe fatkeqësisht dibranët bënë sikur e besuan! Fushata e Edi Ramës është fushatë me të cilën ai kërkon që ta mëshirojnë! Duket sikur u thotë shqiptarëve hapur: “Aman më mëshironi se ju gënjeva 20 herë në këto 10 vite”! Aman më besoni përsëri, për të 21-tën herë”! Dhe nëse dikush e beson, atëherë nuk është më vetëm faji i Edi Ramës për katastrofën kombëtare e njerëzore ku na ka çuar e po na çon ai! Eshtë faji edhe i atyre që e besojnë! Ka ardhur koha që të mos e besojë më as Linda!




















