Dita botërore e ujit është shënuar në 22 Mars të vitit 1993, e udhëzuar nga rezoluta e UN (OKB).Kombet e bashkuar në Dhjetor të 1992 me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdes ndaj ujit te pijshëm dhe të një apeli për të gjithë që të ndihmojnë në administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore. Kjo ditë thekson rëndësinë e aksesit universal në ujë të sigurtë, si një objektiv kyç të zhvillimit të SDG-ve (Objektivat e Zhvillimit te Qëndrueshëm). Sipas raporteve të OBSH-së,uji i pijshëm nuk është vetëm nevojë bazë, por edhe një determinant themelor I Shëndetit Publik dhe zhvillimit socio-ekonomik. Në fillim të viteve 2000, miliona njerëz në botë nuk kishin akses në burime te sigurta uji që kontribonte në përhapje të sëmundjeve infektive.
Në raportin: “Gjendja Globale e Ujit të Pijshëm” theksohet se miliona njerez nuk kanë akses në ujë të sigurt dhe po ashtu theksohen pabarazitë midis zonave urbane dhe rurale e kërkohej rritje urgjente e investimeve dhe mirëqeverisje nga sektori I Ujit.
Ky raport e konsideron ujin si një shërbim me përfitime të mëdha shëndetësore e ekonomike, duke theksuar se progresi aktual nuk është I mjaftueshëm për të arritur objektivat deri në vitin 2013.Në shënimin e kësaj dite, UN kishte për qëllim të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së ujrave dhe te mungesës së ujit të pijshëm në shumë rajone të botës.Për këtë arsye UN shpalli vitet 2005-2015 si dekada ndërkombëtare për veprim “Water for Life (Uji për Jetën)”.
Kjo deklaratë synonte për përmiresimin e aksesit në ujë të sigurt, reduktimin e sëmundjeve të transmetueshme si dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve.
Objektivat e zhvillimit të qëndrueshem u miratuan në 2015 nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara për axhendën e 2030 për zhvillim të qëndrueshem.Qëllimi I 17 objektivave globale ishte: “Paqja dhe prosperiteti për njerëzit dhe planetin”, trajtimin e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e oqeaneve ku SDG 6, objektivi I ujit, është një nga këto 17 objektiva. Ky objektiv synon të sigurojë disponueshmërinë dhe menaxhimin e përdorimit të ujit dhe kanalizimeve për të gjithë deri ne vitin 2030. Ai përqëndrohet në aksesin universal, kanalizime dhe higjene si dhe përmirësimin e cilësisë së ujit e mbrojtjen e ekosistemeve lidhur me ujin. Aksesi për të siguruar ujë të pijshëm është esencial për shëndetin, një e drejtë humane e një komponent I rëndësishëm për politika efektive në mbrojtje të shëndetit.Kjo rendësi e ujit,sanitetit dhe higjenës për shëndetin e zhvillimin është reflektuar në rezulatet e një sërë forumesh ndërkombëtare të zhvilluar gjatë viteve të fundit si p.sh. : Konferenca Botërore e Ujit 1997 në Mar Del Plata,Argjentinë e cila lançoji dekadën e furnizimit me uji dhe sanitet 1981-1990. Së fundmi, UN GENERAL ASSEMBLY shpalli periudhën 2005-2015 si “Dekada Internacionale për veprim” “Uji dhe Jeta”.
Uji është thelbësor për jetën. Ai zë 71% të sipërfaqes të tokës dhe vetëm 1% e ujit në tokë është i pijshëm,ndërsa 97.5% është i kripur.
Shqipëria është një nga vendet e para në Europë për zotërim të bollshëm të burimeve të ujit, të cilit variojnë nga 5 deri në 1500 l/sek. Edhe pse sasitë janë të mjaftueshme për nevojat aktuale, cilësia e ujit është bërë herëpashere problematike për shkak të ndotjes, sidomos në zonat e ulëta fushore ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë e ku zhvillohet një pjesë e madhe e aktiviteteve industriale e bujqësore.
Përmbajtja e ujit në organizëm ndryshon sipas moshës dhe seksit. Tek fëmijët e porsalindur përbën 78% të masës trupore, kurse fëmijët e adoleshentët rreth 69%. Meshkujt e rritur kanë 60% ujë, kurse femrat e rritura 52%. Me rritjen e moshës këto madhësi ndryshojnë me 50% tek meshkujt dhe 40% tek femrat. Uji i pijshëm është lënda ushqyese më e rëndësishme që nuk përmban kalori. Është tretësi më i mirë tek trupi i njeriut. Ai kryen disa funksione në organizëm si transportin e oksigjenit, largon lëndët e dëmshme, rregullon temperaturën, shërben si lubrifikant e amortizator i artikulacioneve etj.
Njerëzit kanë nevojë të konsumojnë sasi të mëdha uji në disa situata: aktivitet fizik; temperatura të larta; gjatë banjove të diellit; kur ajri është i thatë; në raste me temperaturë, diarre, të vjella; gjatë fëmijërisë; gjatë shtatzënisë e ushqyerjes me gji. Fëmijët për shkak të përbërjes së tyre trupore janë më të ndjeshëm e duhen nxitur për të pirë ujë rregullisht.
Nga uji që pijmë organizmi merr mesatarisht 1200-1700 ml, nga ushqimet 500-700 ml, dhe nga metabolizmi 350 ml. Ndërsa uji humbet përmes: urinës 800-1500 ml, feçe 100-150 ml dhe djersë e frymëshkëmbim 1000 ml.
Ndotja e ujit mund të ketë karakter bakteriologjik, fiziko-kimik, toksikologjik e radioaktiv. Ndotja bakteriologjike shkaktohet nga bakterie, viruse, larva të cilat shkaktojnë sëmundje të rënda si: tifo, kolerë, hepatit, salomenle, parazitë zorrësh etj. Shkak tjetër janë mbetjet organike biodegraduese të ardhura nga fekalet, kafshët, ushqimet etj. Ndotja kimike e ujit shkaktohet nga mbetjete në ujë si kloruret, nitrative, nitriteve, fosfateve etj. Ndotja toksikologjike vjen nga përmbajtja e metaleve në ujë si arseniku, zinku si dhe nga prania e hidrokarbureve aromatikë policiklikë të plehrave kimike artificiale, pesticideve, produkteve të naftës etj. Ndotja radioaktive vjen nga shpërthimet bërthamore, pasojat e të cilave janë rreshjet radioaktive që ndotin burimet natyrore.
Nga konsumi i ujit të ndotur sot rrjedhin një sërë sëmundjesh të quajtura sëmundje të lidhura me ujin (Ëater Related Disease), që mbeten një nga shqetësimet më të mëdha shëndetësore në botë.
Aktualisht sëmundjet diarreike janë përgjegjëse për rreth 2 milion të vdekur çdo vit, kryesisht fëmijë në vendet në zhvillim. Ato janë përgjegjëse për 17% të vdekjeve tek fëmijët nën moshën 5-vjeç.
Sot në botë çdo 25-30 sekonda vdes një fëmijë lidhur kjo me mungesën e aksesit në ujë të pijshëm, ndotjen e tij, mungesën e sanitetit dhe banesat jo të shëndetshme. Gjithashtu edhe sëmundje të rrezikshme si kolera, ethja tifoide dhe hepatiti A mund të transmetohen nëpërmjet ujit të pijshëm të kontaminuar me fekale.
Më poshtë po listojmë patogjenët potencialë lidhur me ujin: Protozoarët, vibrio cholerae, lambia, shigella, entameba histolitika, campilobaketria, toksoplazma gondie, fransisela tularensis, criptospordium parvum, salomella, Balantidium coli, E. Coli, leptospira si dhe viruse enteroviruse, poliviuse, coxsakieviruse A dhe B, echoviruset, eneteroviruse 70 e 71, eparnavirus, Norëalk, rotavirus, astrovirus, adenovirus, coronavirus etj.
Nga viruset e listuara më sipër mund të shkaktojnë paraliza, meningite, konjuktivitie, miokardite, diarre infantile, gastroenterite, hepatite, infeksione etj.
Pikat kritike të ndotjes së ujit sipas OBSH-së janë:
burimi i ujit
integriteti i sistemit të shpërndarjes (tubacionet)
cilësia e sasia e dizinfektatit të përdorur për trajtimin e ujit (hipokloriti i natriumit e kalciumit)
mbatja e presionit pozitiv brenda në rrjet
erozioni e grryerja e mineraleve
Shpërthimet hidrike në Shqipëri nga ndotja ujit të pijshëm në vitet 1987-2022
- Në 1987 në fshatrat Eçmenik, Baban në Bilisht (Tubacionet e ujit prej azbestit)
- 1994 në Berat (Kolera)
- Korrik 2006,Tiranë (Hepatit A)
- Dhjetor 2006,Burrel
- Shtator 2010,Vlorë
- 2010 në Ballsh (240 persona te semure)
- 6 Korrik 2015 në Bulqizë
- Mars 2019 në Bulqizë
- Prill-Maj 2021 në Krujë
Përgjegjës për cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri janë të gjitha Drejtoritë e Shëndetit Publik nëpër rrethe si dhe Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit pranë Institutit të Shëndetit Publik. Vetëm në vitin 2018 kur filloji reforma e ujit të pijshëm u bë i munduar raportimi online i cilësisë në mënyrë të përditshëm. Ky ishte një hap i rëndësishëm pasi ekspertët kishin akses të menjëhershëm të të dhënave më të fundit. Në rast se konstatohej ndotje, njoftohej menjëherë Ministria e Shëndetësisë. Sot në Shqipëri nga DSHP-të, uji monitorohet në 55 qytete e qyteza dhe 586 pika, duke filluar nga Tirana me 31 pika, Durrësi me 30, Berati 24, Shkodra 22, e deri tek rrethet e vogla si Burreli me 5, Rubiku 3 pika e kështu me radhë.
Është një shenjë e mirë që nga 2021 nuk kemi më epidemi të shkatuara nga ndotja e ujit të pijshëm. Kjo do të thotë që reforma e 2018 për Ujin e Pijshëm po jep rezultatet e veta.



















