Petrit Vasili: Rama për tre orë ju qurravitet LINDAVE: aman mos flisni!

Nga Petrit Vasili

Tre orë konferencë shtypi që përmblidhet vetëm në një frazë: Aman mos flisni.

NOA

Krenar për AKSH që nuk punon, me e-albania në kolaps total, Rama thuri elegji për LINDA Karçanaj.

Halli i Ramës është i madh se përmes AKSH zjarri ka hyrë tek oborri i shtëpise.

Halli i vetëm i Ramës është që në kushtet e një diskreditimi ekstrem dhe të vjedhjes kolosale të provuar Rama qurravitet që personazhet të mos flasin që ai të mos ta haje.

Rama e kupton që nuk tremb dot më asnjeri dhe është bunkerizuar në krahun e antiligjit dhe kundër shtetit ligjor dhe pengimit të dhunshëm politikomafioz të drejtësisë.

Sot cdo shqiptar ka degjuar aq shume dhe e ka shume te qarte se Rama dhe qeveria jane nje bande hajdutesh qe kane grire dhe grijne qindra e qindra miliona euro.

Tani ligji dhe antiligji jane perballe ne betejen me te ashper te pare ndonjehere.

Antiligji i perfaqsuar nga Rama mbron miliardat e vjedhura dhe narkopushtetin dhe refuzon te perballet me drejtesine sepse nuk ka si te mbrohet se vjedhja eshte lakuriq.

Rama nuk ka asnje merak per LINDAT, por ka vetem merak qe per here te pare gojet e tyre gjithmone te hapura, i duhen te mbylllura me shumë se kurrë.