Për të adoptuarit e rinj të Partisë Demokratike

275
Nga Astrit Veliaj 
Disa të adoptuar rishtazi në familjen politike të PD-së duhet të dinë se si çdo familje e mirë dhe kjo parti ka etër themelues, histori, pleqësi dhe vëllazëri të respektueshme bijsh dhe bijash, të cilët dinë të marrin vendimet më të rëndësishme.
Sigal

Të adoptuarit e djeshëm apo të sotshëm mund t’u gëzohen përkohësisht privilegjeve të pamerituara, por nuk mund të bëjnë ligjin, të shesin të zotët e shtëpisë, të mirat e bëra me mund dhe sakrifica nga burrat dhe gratë, bijtë dhe bijat legjitimë të kësaj familjeje politike.

Nuk duhet të silleni si kopila, por si njerëz që e meritoni t’ju fusin të tjerët në shtëpi.

Respektoni memorien, kulturën dhe historikun e PD-së, tregohuni mirënjohës për fronin ku jeni ngjitur, shpalosni mençuri duke heshtur, lini ata që e kanë ngritur në 30 vite këtë emër të madh t’i japin zgjidhjen demokratike kësaj krize politike.

Krijuesit e kësaj familjeje të fisme, që i dhanë nder emrit të saj ndër vite, luftuan, mbijetuan dhe fituan edhe në kohët më të vështira, do t’i japin sërisht lavdinë e merituar.