Si u vra 39-vjeçari shqiptar në Greqi, emri i tij i lidhur me botën e krimit

178
Sigal

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në Athinë mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga mediat greke, ku raportojnë se shqiptari që u qëllua për vdekje nga një person ende i panjohur ishte i njohur për policinë.

Shqiptari 39-vjeçar raportohet se mori një plumb në bark dhe një në kokë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarët okular kanë raportuar se autori ishte veshur me një xhaketë gri dhe kishte po ashtu ishte larguar me një makinë ngjyrë gri.

Mësohet se autorët i kanë bërë pritë viktimës. Ai është qëlluar për vdekje teksa ishte në një kafene. Raportohet se autori kishte ndjekur çdo lëvizje të viktimës, deri sa e kishte vrarë.

Mediat greke raportojnë se emri i 38-vjeçari shqiptar është i lidhur me trafikun e drogës në Greqi çka dyshohet të jetë bërë edhe shkaku kryesor i ekzekutimit.