Niko Gjoni: Nuk harrohet Çimi shoku i klasës, djali ish-ministrit që në bllok na siguronte ilaçe për gjyshet

-Më atë sistem vetëm te farmacia e Bllokut mund të gjeje ilaçe të rralla.

– Kur më ftonin në bllok tutesha, as mirrja mundimin të shkoja dhe pse shokët më thoshin ka jetë normale më të qetë!

Sigal

-Si kandidat partie më caktuan në metalurgjikun e Elbasanit, ku punohej ditë e natë.

– “Hotel Turizmi” i Elbasanit për ne metalurgët ishte bërë si shtëpi, pasi vetëm aty mund të gjenim birra dhe pasta në çdo kohë.

 Unë jam Besniku. Qysh në fëmijëri jam marrë me lojrat e ndryshme sportive, por më pëlqente më shumë atletika dhe futbolli. Shoku im më i afërm ishte Çlirimi, që si djalë blloku edhe pse me babanë përherë në pozitë deri dhe ministër, ishte djalë i thjeshtë dhe jetën shoqërore dhe sociale e bënte kryesisht me ne, fëmijët e punëtorëve. Për shumë gjëra që ne na mungonin ai në heshtje mundohej të na i plotësonte. Një mbasdite erdhi në shtëpinë time dhe po i pëlqente ambjenti plot lule. U ngjit lart dhe takoi gjyshen. Atëherë shumë ilaçe mungonin në farmaci, por Çlirimi nuk nguronte të bënte përpjekjet që të na i siguronte ato. Gjyshja kishte problem me tensionin e lartë dhe shpesh herë të lëkundur por dhe me diabetin. Mjeku kardiolog na dha një recetë për të cilën na tha se këto mund t’i gjenim vetëm në bllok nëse njihnim njeri. -Ma jep mua recetën, na tha Çlirimi…-Mos u vi në siklet bir i nënës,- tha gjyshja… Do bëj si të bëj me këto që na ndodhen në farmacitë tona.Çlirimi buzëqeshi, i kapi dorën gjyshes dhe i tha:-Do pyes njëherë ndofta ka andej nga ne. Di që dhe prindërit mjekohen nga tensioni dhe diabeti. Ia dhamë recetën Çlirimit duke i thënë se edhe po të ishin shtrenjtë ne do t’i blinim mjafton që të siguroheshin. Pas një jave, Çlirimi më del para derës së klasës dhe më thërret:

-Niku… t’i kam sjellë ilaçet e gjyshes. Ka dhe shpjegimin se si duhet të përdoren…dhe nxitoi në klasën e tij përballë duke m’i sjell. -Sa kushtojnë?, pyeta. Nuk e dija se do t’i siguroje… Na ke bërë nder të madh. E di se sa shumë do të gëzohet gjyshja! Ai më vështroi gjatë dhe më tha: -Ke një gjyshe të mirë shumë. Edhe unë gjyshen në fshat e kam shumë të dashur. Do desha të vija ta takoja, por nuk kemi kohë… Jemi para provimeve, por të fala do t’i bësh, përqafoje nga unë gjyshen…-Nuk më the sa kushtojnë, apo e ke shkruar në kutitë? Ai më kapi nga krahu dhe me natyrën e tij të matur dhe të qetë më tha:-Për gjyshet nuk ka asnjë lloj çmimi… Mos ma thuaj më… E pagova me kursimet e mia…zëre se do vija me një pako biskota.-Jo, e kundërshtova. Kjo nuk bëhet. Dëgjuam të bie zilja dhe mësuesi kujdestar që më tha të futesha brenda në klasë duke e parë Çlirimin me dashamirësi. Kur kërkova ta falenderoja Çlirimi ishte tek derë e klasës së tij dhe ma bëri me dore:

-Të shkuara gjyshes, përqafoje dhe bëj kujdes. Çdo kokërr ilaçi sipas udhëzimit.

Marua, gjyshja u gëzua pa masë. Dhe ndjeu përmirësim brenda dy-tre ditëve. Ilaçet i vendosi në një kuti të bukur porcelani dhe kur vinin shoqet me dëshirë dhe mburrje i tregonte. Një ditë babai e dëgjoi gjyshen të fliste për shokun tim, Çlirimin që kish ardhur e takuar. Ai i siguroi ilaçet e ardhura nga Gjermania për udhëheqjen, por ja që ishte kismeti im të shërohem dhe pa qenë në bllok… Ato po i kërkonin gjyshes që të kërkonte dhe të tjera si ato ilaçe por gjyshja u tërhoq duke thënë: “Dhe mua m’u rënd që ia mbajta, por nuk kam si e bëj rrugë! Kur iku Ruzja, babai i foli gjyshes që ilaçet e siguruara mos t’ua tregonte shoqeve, por t’i ruante në sirtar se në këtë mënyrë dhe miku di si mbahet sekret, sepse është tamam mik i rrallë. Në përdorimin e ilaçeve të tensionit dhe diabetit, farmacisja kish dhënë dhe udhëzimet se si duhet të përdoreshin dhe çfarë ushqimesh mund të konsumonte. -Je më mirë tani,- i tha babai gjyshes. -Jam shumë mirë, jo më mirë. Goja as më thahet dhe as më hidhërohet. Ju bëftë dita njëmijë atij djali, Çlirimit, kështu e quajnë, por dhe djalit tonë, Besnikut që di të mbajë e të zgjedhë shokë të hajrit, vazhdonte të uronte gjyshja shumë e kënaqur për shëndetin e saj, por dhe për kujdesjen që nipi kish treguar duke kërkuar më të mirën për shëndetin e gjyshes. Kaluan vite dhe ndërsa Çlirimi vazhdoi studimet e larta për mjekësi, unë shkollën profesionale si montator. Kur mbarova dhe ushtrinë u sistemova me punë në Metalurgjik dhe ashtu muaj pas muaji krijova shoqërinë time me të vjetër dhe të rinj montatorë, mekanikë, elektriçistë, inxhinierë dhe drejtues. Atë vit më thanë të bëja gati dokumentet për t’u futur në parti, sepse isha djalë punëtor dhe i ndershëm, dija të mbaja premtimet dhe të kisha marrëdhënie të mira. Në mbledhjen e organizatës-bazë të Partisë, mua më caktuan të bëj stazhin e partisë si kandidat në brigadën e “Heroit të Punës Socialiste”,  Llazar Papamihalin. Me Llazarin njiheshim si familje, sepse banonim në të njëjtën rrugë. Të dy diku aty pranë stabilimentit “Mihal Duri”, në Rrugën e Kavajës. Djalin e tij e kishim shok dhe në kohën e lirë takoheshim e bisedonim bashkë. Tek një pastiçeri që ishte aty dhe që e frenkuentonim më shumë, uleshim dhe pinim fërnet, konjak, bozë të ftohtë, aranxhata dhe shitësi na pyeste për shkollën, punën, familjet, si të ishim shumë të afërm. Llazi ne kandidatëve të Partisë na qëndronte pranë dhe na donte duke përsëritur se Partia ka nevojë për gjak të ri, për djem si ne… Ai mbante një shtangë 100 kg dhe vinte në provë forcën e kandidatëve. Unë e ngrita duke e shkëputur nga toka dhe Llazi mbeti gojëhapur. -Mbaro këto dy muaj stazhin dhe do të caktojmë brigadier të montimit. Ti je i zoti për çdo gjë, punë e forcë krijuese, shoqëri dhe shkollë. Di ta organizosh punën dhe me më të rinjtë, por dhe me ne më të vjetrit të ecën muhabeti shumë.Je i fortë fizikisht dhe mendërisht duke dhënë shembull, organizon dhe drejton shumë mirë…

Ndenja sa e dëgjova deri në fund dhe me të qeshur i them:

-Unë jam kundra dhunës, por ama dituria, pasuria dhe frika duhet të jenë të treja tek njerëzit që të mos shkelin ligjin dhe të mësojnë sa më shumë për të renë, perspektivën në të ardhmen e teknologjisë së përparuar.Në Metalurgjik kishim dhe hotelin e mensën e kandidatëve. Aty tek turizmi i Elbasanit na njihnin të gjithë punonjësit, guzhinierë e kamarierë. Nuk mungonin asnjëherë gatimet, por dhe birrat që piheshin shumë kryesisht gjatë verës. Kur merrnim rrogën i bënim me radhë qerasjet me birra, pasta apo aranxhata. Puna-punë dhe leku-lek. Elbasanllinjtë që punonin me ne si djem dhe vajza të përbashkët kishin një fjalë “nime” dhe unë e mësova ta përdor këtë, por rrallë dhe më dukej çudi. Edhe kur punoja në Metalurgjik nuk e kisha shkëputur miqësinë me doktor Çlirimin, shokun tim të shkollës dhe ai edhe doktor mbeti i njëjtë, i thjeshtë, human, i sakrificës për t’iu qëndruar pranë njerëzve në nevojë. Edhe në regjimin diktatorial kish njerëz të drejtë dhe të ndershëm edhe pse të rrallë, por që sigurisht ndiqnin direktivën e Partisë, idealet e saj, ndryshe po të devijoje aty ishte Spaçi apo Borshi e burgjet e tjerë ku shihje vetëm një pashë qiell. Një montator kish probleme me shëndetin dhe disa ilaçe nuk po gjendeshin dhe sipas mjekëve po i zëvendësonin me sinonimet e tyre. Por, mua nuk më linte meraku. Mora recetën e fill tek doktor Çlirimi. Kur më pa, i tha infermieres të më fuste jashtë radhe brenda. I zgjata recetën pas përshëndetjes së thjeshtë dhe Çlirimi më pa në sy duke ndjerë në atë shikim dashurinë e atyre viteve. -Po mirë o Besnik, vetëm për recetat e shokëve do të pyesësh? Kemi kohë pa u parë. Je bërë komunist dhe më thonë fjalët më të mira për shokun tim që më ka harruar.-Kurrë nuk kam për të harruar… Ne u shkolluam dhe u rritëm bashkë. Ti i dhe jetë të gjatë gjyshes, e si të të harrojmë, por dhe një montatori…-Kanë kaluar vite e unë prapë po të kërkoj ndihmë!-Dhe ti e ke derën e hapur.Do vish ditën e hënë dhe do ta marrësh…- Pa merak. Veçse të hënën e kam mbasdite.Eja rreth orës gjashtë këtu më ke… Shkëmbyem dhe pak fjalë dhe më duhej të dilja se tek dera prisnin të hynin pacientët e sëmurë.Të hënën sa zbrita nga treni Tiranë-Elbasan, aty tek hotel “Arbëria”, përshëndetemi. -Eja. I kam në makinë ilaçet. Nuk është e nevojshme të vish mbasdite. E shikon se dhe kohën ta kursej? Dhe më kapi për krahu. Hap derën e makinës dhe merr qeskën me ilaçe. I lë pesëmijë lekë në dorë.-Mos bëjnë më shumë e pyes?

-Jo, kam për të të kthyer 1800 lekë, më tha dhe futi dorën në xhep. E vështrova plot dashuri mikun tim të mrekullueshëm. -Mos kërko gjë në xhepa… Është një borxh i vjetër, pastaj pije një birrë me tët shoqe, Anin. Do vijë dhe nga shtëpia… por dhe ne me njëqind halle,- i them. -Birrën do ta pijmë të tre bashkë…- kështu po. I kam folur Anit për ty dhe familjen tuaj. Miq si ju janë të rrallë.Do të telefonoj dhe ti mos e zgjat. Kur do ta shkrepësh… E përqafova shokun tim të fëmijërisë. Unë montatori për shumë kohë me ndihmën e Çlirimit isha bërë farmacist për shumë vite për shokët e mi. Isha dhe mbeta një farmacist ndryshe, farmacist montator…