Mustafa Koçerri: Një natë në Gjergjevicën e Oparit

27

Fshati Gjergjevicës ndodhet në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit, fshat me ujë, ku të bien në sy pemët që bëhen në këto lartësi si arra, kumbulla e egër ,thana etj. Poshtë fshatit në mes të maleve rrjedh lumi i Okulishitës i cili bashkohet me lumin e Oparit që vjen nga mali  i Ostovicës. Para vitit 1939 edhe pse terren malor Gjergjevica ka patur 260 shtëpi, ndërsa sot ka 40 familje dhe  janë duke u shtuar.

Sigal

I gjithë territori i vendit tonë, kudo që të shkosh në veri dhe në jug, në lindje dhe perëndim do të shohësh vende të bukura, fusha dhe male të larta me kanione dhe faqe shkëmbore, pllaja dhe livadhe ku edhe pse ka filluar të nxehtit e beharit ato janë të gjelbëruara. Jemi një vend i begat  ku nuk na mungojnë lumenjët, liqenët dhe burimet e shumta ujore. Kemi një vijë bregdetare nga derdhja e lumit të Bunës deri në jug në Sarandë shumë të bukur, ku nga viti në vit po tërheq më shumë turist që e vizitojnë dhe pushojnë. Kur udhëton nëpër rrugët e Shqipërisë ku për hir të së vërtetës këto vitet e fundit janë përmirësuar do të shohësh shpesh anash rrugës në mënyrë të veçantë në zonat malore, çezmat që rrjedhin ujrat e ftohta, makina të ndaluara ku qytetar të ndryshëm freskohen dhe pinë ujë. Një nga këto vende të bukura të vendit tonë krahina e Oparit e cila në juridiksionin e sajë përfshin 17 fshatra, ku një nga këto është dhe Gjergjevica. Më datë 10 qershor 2024 së bashku me familjen Sollomoni të cilët kishin ardhur nga Izraeli për disa ditë pushime në Shqipëri morëm rrugën nga Vlora për në Korçë për të shkuar në Gjergjevicë. Sa kalon fushën e Korçës dhe fshatin Voskop, rruga e asfaltuar  fillon të ngjitet në këto pllaja të bukura, ku syri fillon të shoh pyje me pisha që rriten në këto vende. Në krahun e majtë shohim ujin e kristaltë që rrjedh pa mbarim në dy çezma, ndalemi të freskohemi. Ecim edhe disa kilometra dhe shikojmë Voskopojën këtë qendër të hershme të qytetërimit dhe zhvillimit që në vitin 1769 ku edhe është djegur. Në atë kohë ajo ka patur shtypshkronjë, biblotekë, akademi, me aktivitet tregtar etj. Në atë kohë ajo ka patur 27 kisha, sot ka disa të tilla, ku vlen të theksohet Manastiri i Shën Prodhromit. Po kështu të veçanta janë edhe dy urat ajo e Kovaçit dhe ura e Manastirit, ç’ka tregojnë kulturë dhe nivel zhvillimi të kësaj qendre. Pasi lë Voskopojën ecën për në rrugën që të çon në Vithkuq dhe pas disa kilometrave kthen djathtas për në fshatin Gjergjevicë. Rruga e ndërtuar që në kohën e Mbretit Zog përshkon terren malor, ku malet janë me pisha dhe lloje dru të tjera. Pas disa kilometra zbritje fillon përsëri malore dhe përtej në faqe të malit të Krastës  na shfaqet fshati malor i Gjergjevices, i rrethuar nga mali I Lisecit dhe Shullërit të Madh. Kishte kohë që banori i këtij fshati Liço Liçi na kishte ftuar për ta vizituar shtëpinë e tij.

Pozicioni i vendosjes së Gjergjevicës në terren të largët dhe malor kishte bërë që ky vend strategjik të shfrytëzohej nga ushtria NÇL per interesa te saj. Banorët e Gjergjevicës kanë qënë pjestar edhe të luftës NÇL. Në shkollën e fshatit e hapur që në vitin 1933 ka qënë e vendosur puntoria e ushtrisë NÇL ku bënin riparime dhe veshje për repartet partizane.

Një përshkrim i shkurtër i fshatit Gjergjevicë dhe familjes së Liço Liçit 

Fshati Gjergjevicës ndodhet në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit, fshat me ujë, ku të bien në sy pemët që bëhen në këto lartësi si arra, kumbulla e egër ,thana etj. Poshtë fshatit në mes të maleve rrjedh lumi i Okulishitës i cili bashkohet me lumin e Oparit që vjen nga mali  i Ostovicës. Para vitit 1939 edhe pse terren malor Gjergjevica ka patur 260 shtëpi, ndërsa sot ka 40 familje dhe  janë duke u shtuar. Të bie në sy edhe pse zonë e thellë me male ndërtime të reja dhe restaurime banesash, ç’ka tregon se banorët e tij e duan vendlindjen për bukuritë dhe klimën e mirë, për të pushuar e jetuar. Edhe pse zonë e thellë në luftën e vitit 1914, krahina e Oparit u përfshi nga masakra e Grekëve. Po kështu edhe në luftën Italo-Greke popullsia e fshatit Gjergjevicë u tergua e mëshirshme dhe i ka ndihmuar ushtarët grek me ushqime pasi ishin të rraskapitur. Pozicioni i vendosjes së Gjergjevicës në terren të largët dhe malor kishte bërë që ky vend strategjik të shfrytëzohej nga ushtria NÇL per interesa te saj. Banorët e Gjergjevicës kanë qënë pjestar edhe të luftës NÇL. Në shkollën e fshatit e hapur që në vitin 1933 ka qënë e vendosur puntoria e ushtrisë NÇL ku bënin riparime dhe veshje për repartet partizane. Por edhe pse zonë e thellë  ushtria Gjermane me ndihmën e tradhëtarëve dhe njerzve që ishin në shërbim të saj arriti të vijë deri në Gjergjevicë. Kur ushtria gjermane erdhi në fshat banorët u futën në vendin e quajtur Bredhishta për afro 20 ditë. Gjermanët dogjën dhe shkatërruan fshatin dhe bazën e luftës NÇL si dhe vranë 25 vetë pleq dhe fëmijë që gjetën në fshat. Afrohemi fshatit Gjergjevicë dhe në hyrje të tij Liçua kishte dalë dhe na priste. Takohemi me të me dashamirësi si miq. Ai na falenderon për ardhjen në fshatin e tij. Sipas zakonit dhe traditës mikpritëse edhe bashkëshortja e tij Trëndafilja kishte dalë te porta dhe me dorë në qafë na takon dhe thotë mirë se keni ardhur. Në hyrje të shtëpisë bie në sy porta me hark e  skalitur dhe ndërtuar me gurë. Ulemi në verandën e shtëpisë dhe biseda rrjedh lirshëm për jetën e tyre, fshatin, vështirësitë, bukuritë, për klimën e shëndetshme në këtë fshat etj.  Shtëpia e tij tregon Liçua është mbi 300 vjeçare, kanë jetuar në të disa breza. Fisi i Liçajve e ka prejardhjen nga Dangëllia e Përmetit nga lagja Aliçkaj  e Frashërit. Gjyshi i Liços, Ali Liçaj ka qenë kryetar i këshillit NÇL, ç’ka tregon se ata janë familje patriote. Njërën dhomë të cilën ai e kishte restauruar vet e ruanin sipas zakonit dhe e quanin dhoma e nuseve, sot e kishin dhomë pritje. Futemi brenda dhe në të shikon shumë gjëra të vjetra tërheqësë, artistike dhe me vlerë. Pjesa më e madhe e faqeve anësore të mureve janë të veshur me gurë të gdhendur me mjeshtëri. Përball oxhaku, bie në sy shqiponja dy krenare e gdhendur në faqe të tij. Megjithëse një dhomë e vogël me përmasa normale, në mes të saj ishte vendosur një sofër e vjetër ç’ka tregon përveç të tjerave për bujarinë e kësaj shtëpie. Gjithashtu të bie në sy varur në mur një foto e Profetit Abaz Aliut. Në ambjentet e jashtme të kësaj shtëpie ishte çezma ku gurgullonte uji i ftohtë. Ajo ishte e gdhendur me gurë ç’ka bënte që ta shijoje edhe më shumë ujin e ftohtë kur e pije. Edhe tavolina ku na shërbyen kafe dhe raki ishte e bërë dhe gdhendur me gur. Përvoja dhe eksperienca e fituar në punimin e gurit ka bërë që ai të jetë i kërkuar edhe pse moshën nuk e ka më të re. Liçua tregon se kam punuar pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Në këtë profesion kam rritur fëmijët dhe kam bërë një shtëpi në Tiranë. Unë jetoj me gurin shprehet ai. Bashkëshortja e Liços Trëndafilja e ka prejardhjen nga fshati Gjonbabas nga një familje me histori të veçantë. Gjyshja e saj Behare Myrto në moshë të vogël 6 vjeçare me një bukuri të veçantë në vitin 1914 rrëmbehet nga një oficer grek dhe e çojnë në Greqi, Itali e deri në Amerikë. Në Amerikë ajo ra në kontakt me njerëz dhe fisin e saj dhe ata u interesuan dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta prurë në Shqipëri në moshën 16-17 vjeçe. Ajo tregon Trëndafija ishte përparimtare në mendim dhe kishte besim se bota do të ndryshoj, do të vijë një ditë demokracia. Mëngjesi i freskët në verandën e kësaj shtëpie, së bashku me cicërimat dhe meloditë e bukura të bilbilave, bëjnë që kafja me gotën e rakisë të shijojnë edhe më shumë. Të zotët e shtëpisë bën më të mirën e mundshme për të na pritur atë natë, ç’ka tregon se ata janë familje mikpritëse, bujare dhe me tradita të pasura. Largohemi në mëngjes nga Gjergjevica së bashku me Samikon, Elenën dhe Anën me përshtypjet më të mira për këta njrëz të mirë e mikëpritës. Bukuria e kësaj krahine dhe fshati i Gjergjevicës në veçanti si zona të thella por me bukuri të rrallë ku na u dha mundësia të shikonim edhe sorkadhe në livadhe si dhe kafshë të tjera na e shtuan më shumë kënaqësinë dhe bënë që një udhëtim i tillë të jetë nga më të rrallët.