Muharrem Meko: Dy “eksperienca” të hidhura tek “Onkologjiku” i Q.S.U.T…

37
Sigal

Pas operacionit dhe qëndrimit tim rreth një muaj në spital, dola për t’u ndjekur në vijimësi nën kontrollin e mjekëve në Korçë, ndërkohë që me Dr Aurel Jankon lidhjet ishin permanente!

Pas disa muajsh, mora vesh se ajo vajzë e që mua në atë takim m’u duk si një meteor në qiellin e mjeksisë shqiptare, ishte larguar drejt Italisë: i gjeta numurin e telefonit… e mora për ta falenderuar!

-Zot na ruaj – i them-po mua Dr.Fatjona me tha se me këtë diagnozë…e me këto analiza nuk ke nevojë për rreze…!?

 

E para: Viti 2014…

Pas operacionit nën kujdesin e mjekut Agim Karaj, bashkëshortes time iu rekomanduan 4 seanca kimio-terapie.

-Ok …do t’i bënim pa asnjë diskutim!

Tek shefja e Pavionit Dr Dhurata Koroveshi dhe përgjegjësja e repartit të Kimios, Dr Flutura, vërtetë gjetëm dy ëngjëj të vërtetë, por “…kishin mungesë të kimikateve të duhura…”, çka na detyronte t’i kërkonim në farmacitë ngjitur me murin e spitalit!

Një ditë të bukur Dr Agimi më thotë; – o miku im…ti shkon e blen ilaçet që duhet të të sigurojë shteti, sepse zonja drejtoreshë, lekët e destinuara për këtë punë, po i bën rrush e kumbulla…

E aty për aty artikuloi shifrën prej rreth 500 milion që kishin ” ndërruar destinacion “, nga medikamente për të sëmurët, në zyra luksoze për administratën… medemek !

… Dhe shtoi më tej ; – mos të të them se, zyrat e Q.S.U.T ndoshta ishin më të mira nga të çdo institucioni, në Tiranë !

Pas ca muajsh drejtoresha u gradua lart, lart në kupolë…madje, atë ditën e “gradimit ” të saj i telefonoi doktorit, që ta uroja…

Por Dr. Gimi menjëherë e kuptoi arsyen e vërtetë dhe ma ktheu; – Muharrem i dashur, po iki në Kanada… !

Për të vazhduar përmes një ofshame të dhimbshme e tepër dëshpëruese e që s ishte e ëeshtirë për ta kuptuar edhe se largu;-vetëm ky vend s’ bëhet !

* * *

Eksperienca e dytë;- viti 2022 !

Pas operacionit dhe qëndrimit tim rreth një muaj në spital, dola për t’u ndjekur në vijimësi nën kontrollin e mjekëve në Korçë, ndërkohë që me Dr Aurel Jankon lidhjet ishin permanente!

Pas mëse 3 muajsh shkova në Tiranë, ku Dr Reli në një konsultë me kolegë të tij dhe pas një kontrolli të imët me paisje 4 HD, i kënaqur nga ecuria, do të më drejtonte për tek onkologjiku!

– Atje po të pret një kolegia ime,- më tha ai …Është shkolluar në një nga universitetet më të mira të Nju Yorkut, madje autoritetet e mjeksise, kishin dashur ta mbanin mjek në Spitalin e Onkologjikut të atjeshëm; ndoshta më i miri në botë i këtij lloji,

por që vajza e kishte refuzuar, sepse ëndëronte t’i shërbente atdheut të saj, Shqipërisë!

– Analizat të kanë dalë shumë mirë -më thotë Doktoreshë Fatjona, por sidoqoftë do të shkosh t’iu nënshtrohesh edhe konsultave të specializuara, këtu në ” Onkologjiku ” …dhe pastaj hajde të flasim bashkë!

Kështu bëra; komisioni i parë, një mjek me emrin Blendi Kreka; djali i një mësuesi të nderuar nga Korça, të cilin unë e njihja mirë; – si i ati edhe i biri; – shumë, shumë njerëzorë!

Ai pasi i kontrolloi të gjitha rekomandimet dhe lexoi me kujdes analizat përkatëse u drejtohet edhe anëtarëve të tjerë të komisionit;- paska kaluar gjithçka…ka qene veç një diçka e vogël, por gjithsesi, unë mendoj të bësh një kurë me katër gjilpëra ( sejcila prej tyre zevendësonte një seancë kimioterapie).

Komisioni i dytë…

Në krye të tavolinës, një i njohuri im, madje i fëmijërisë time, natyrisht i veshur me mantelin e mjekut, por që po bënte sikur s’më njihte….!

Që të jesh fare, fare i sigurt -më drejtohet ai rëndë -rëndë, mirë është të shkosh në Turqi…të bësh një Pet Scaner atje !

– Po sikur ka edhe këtu Pet Scaner, mor doktor ia kthej unë!

Heshti për një çast e pa i ngritur sytë, por i përqendruar mbi flet-rekomandimin më thotë : – Unë për të mirën tënde, po të them – dhe vijonte; -bileta kushton 900 EURO…fjetja…, ushqimin e ke të paguar…etj etj !

-Hajde ikim – i them Lencës, ndërkohë që si me porosi përballë na çfaqet Doktor, Artan Bodeci, me të cilin njohjet kishin tjetër karakter…ai, sapo më pa erdhi drejt meje e më pyet se, çfarë kisha ?

Ja tregoj rekomandimin dhe i tregoj se ” X “mjek më tha të shkoja për në Turqi…

Ma jep rekomandimin- më thotë Dr Tani,- të shikojmë edhe këtë të ” rezeve ” se çdo të na thotë…e me të në dorë hyri në një zyrë aty ngjitur … as pese minuta e ai del që atje me kartën e rekomandimit në dorë;- ky po na rekomandon që të bësh edhe disa seanca me rreze…mundësisht tek Hygeja…ose edhe tek Amerikani – me thotë ai(!)

– Zot na ruaj – i them-po mua Dr.Fatjona me tha se me këtë diagnozë…e me këto analiza nuk ke nevojë për rreze…!?

U kthyem përsëri tek doktoresha për t’i treguar gjithçka Ajo më pa drejt e në fytyrë e më kthehet;- Muharrem! Onkologjiku është kthyer në një han pa porta, ku s‘merr vesh i pari të dytin…ku sidomos këta dy doktorë që më përmende, por që vetëm doktorë s’janë, janë bërë kasapët e Spitalit!

Brofi nga karigia e m’u drejtua; – ai delenxhiu ” i Turqisë “, është lidhur me kompanitë e transportit ajror e ky maskaraj tjetër, me Spitalet private !

– Nuk do të bësh asgjë tjetër përveçse atyre katër gjilpërave që të ka rekomanduar doktor Bledi -ma preu shkurt.

Pas disa muajsh, mora vesh se ajo vajzë e që mua në atë takim m’u duk si një meteor në qiellin e mjeksisë shqiptare, ishte larguar drejt Italisë: i gjeta numurin e telefonit… e mora për ta falenderuar !

Ajo gati gati e mallëngjyer më përsëriste:

– ika Muharrem…ika, sepse s’mund të duroja unë, atë gjendje katastrofike ku e kanë zhytur të papërgjegjshmit, Mjekësinë Shqiptare !