Maks Tufa: Pasi i detyroi të punojnë në terren me asbest, “HEC-Moglica” hedh në rrugë 250 punëtorë me gjak të “helmuar”

589
Sindikata e pafuqishme, letër Kryeministrit Edi Rama: Ndalni këtë goditje sociale që po na bëhet, Firma e huaj nuk na përfill

Burime nga Moglica, i thanë “Telegraf” se “ vetëm ministri Damian Gjiknuri është njohur me situatën dhe pritet, që në ditët në vazhdim të realizojë një takim në HEC Moglicë, pasi shkurtimi nga puna i 250 punëtorëve, thellon problemet sociale për këto familje, të cilat si burim mbijetese kanë vetëm të ardhurat që sigurojnë nga puna në hidrocentral
Shkurtime drastike nga puna në HEC Moglicë. Firma “Limak” ka njoftuar punëtorët, se duke nisur nga data 20 shkurt 2017, do të ndërpresë kontratën kolektive të punës për shkak të mbylljes së disa sektorëve dhe ndryshimit të sistemit funksional të punimeve në HEC Moglicë. Aktualisht në firmën Limak janë të punësuar 728 punëtorë. Drejtuesit e saj njoftojnë se numri i punëtorëve që do ti nënshtrohen pushimit kolektiv është 250 persona. Punëtorët dhe sindikata janë ankuar në Ministrinë e Energjetikës dhe institucionet përkatëse. Por deri tani, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Burime tona, bëjnë me dije, se vetë ministri Damian Gjiknuri është njohur me situatën dhe pritet që në ditët në vazhdim, të realizojë një takim me palët në HEC Moglicë. Shkurtimi nga puna i 250 punonjësve, thellon dhe shton problemet sociale për këto familje, të cilat si burim mbijetese kanë vetëm të ardhurat që sigurojnë nga puna në hidrocentral. Kujtojmë, që afro 2 muaj më parë, konkretisht në dhjetor 2016, afro 00 punëtorë të HEC-it të Moglicës pezulluan punën në formë protestë, pasi kishin konstatuar praninë e mineralit të Asbestit, gjatë gërmimeve që po kryenin. Por duke qenë, se nga drejtuesit e firmës nuk u mor asnjë masë, ditën e sotme 30 punëtorë të tjerë të HEC-it, janë larguar nga puna pas 1 jave nga protesta e 100 punëtorëve që protestuan. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura prej tyre, puna vijoi në HEC, në të dyja tunelet. Por pas protestës për asbestin, asgjë nuk ka ndryshuar, ndërkohë që punonjësit vazhduan punën nga frika se firma i largonete nga puna! Dhe ja ku u mbajt qëndrimi hakmarrës ndaj punonjësve. Pasi i detyroi të punon në terren me asbest, “HEC-Moglica” hedh në rrugë 250 punëtorë me gjak të “helmuar”. Firma “Limak”, e cila po ndërton HEC në Moglicë, nuk është mjaftuar me kushtet skandaloze në të cilat punojnë punëtorët e saj shqiptarë, por tani ajo i ka flakur një pjesë të tyre, duke i lënë rrugëve. Shkurtimet drastike nga puna në HEC Moglicë, kanë ngritur shqetësimin e qindra familjeve që jetojnë me halle dhe probleme ekonomike e shëndetësore prej varfërisë dhe kushteve të vështira të jetesës. Aktualisht në firmën “Limak” janë të punësuar 728 punëtorë, kurse drejtuesit e saj, njoftojnë se “numri i punëtorëve që do t’i nënshtrohet pushimit kolektiv është 250”. Punëtorët dhe sindikata janë ankuar në Ministrinë e Energjetikës dhe dikasteret përkatëse, madje dje ata i kanë nisur një letër-proteste edhe kryeministrit Rama, ku i kujtojnë premtimet e bëra vitin e kaluar. Por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga kryeministri dhe ministri. Burime nga Moglica, i thanë “Telegraf” se “ vetëm ministri Damian Gjiknuri është njohur me situatën dhe pritet që në ditët në vazhdim të realizojë një takim në HEC Moglicë, pasi shkurtimi nga puna i 250 familjeve, thellon problemet sociale për këto familje të cilat si burim mbijetese kanë vetëm të ardhurat që sigurojnë nga puna në hidrocentral”. Vitin e kaluar, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në HEC Moglicë, drejtuesit e firmës i deklaruan se “në vitin 2017 do të rrisim numrin e punëtorëve dhe stafit shqiptar”, por duket se premtimi ishte thjesht momental, pasi sapo ka hyrë ky vit dhe gjithçka ka ndryshuar. Moglica mbetet një fshat me një popullsi të rrudhur, ndërkohë që ndërtimi i hidrocentralit duket se i ka hapur disa qindra vende të reja pune, ndoshta përkohësisht. Por i njëjti burim tha se “largimi i 250 punëtorëve shqiptarë, pritet të pasohet edhe nga qindra largime të tjera, duke i motivuar largimet me gjoja “thithjen e punëtorëve të kualifikuar”, por synimi është marrja e punëtorëve nga jashtë”. Prej disa ditësh punëtorët dhe sindikata e tyre e përgjumur, janë ngritur në protesta por duket se gjithçka ka marrë formën e prerë, pasi drejtuesit e firmës nuk pranojnë bisedime me asnjë prej tyre madje as me sindikatën. Punëtorët e këtij hidrocentrali para 2 muajsh u ankuan për kushtet skandaloze të punës dhe trajtimin që i bëhej, ndërkohë që ata ngritën zërin edhe ndaj mungesës së pagesave në afatin e caktuar. Mbi 115 punëtorë të kësaj firme para dy muajsh janë sëmurur nga asbesti, dhe e kanë denoncuar këtë skandal edhe në media. Kjo duket se i ka detyruar drejtuesit e firmës të bëhen më radikalë dhe të vendosin largimin e 250 punëtorëve të parë, dhe ndoshta deri në muajin mars do të jenë larguar për gjoja “mungesë kualifikimi” edhe 50 për qind e tyre, për të sjellë nga jashtë punëtorë dhe staf tekniko-inxhinier . vitin e kaluar kur kryeministri Rama ishte në Moglicë, drejtuesit e firmës “Limak” premtuan se “do të punësojnë punëtorë të zonës, për tu ardhur në ndihmë qindra familjeve që jetojnë mes skamjes dhe problemeve të shumta shëndetësore dhe sociale”. 
Sigal