Luan SHMILLI / Amerika foli, Obama sërish President!

655
Sigal

Garë e fortë, tepër konkurruese dhe në finish Romney pranon humbjen duke ripersëritur thënien: “Lutem për Obamën!”

Fushata e gjatë e zgjedhjes së presidentit në Amerikë mbaroi me shumë entuziazëm dhe asnjë traumë të rëndë. Mëngjesi i djeshëm solli atë që sondazhet kishin paralajmëruar me kohë: fitoren e Obamës. Dy milion vota më shumë. Një fitore shtypëse dhe krejt e merituar e Obamës ndaj rivalit Romney. Mediat televizive, radiot, gazetarët prezentë me Twiter apo You Tube, ndoqën e transmetuan minutë pas minute garën dhe e rishpallën në sekondë deklarimin e fitores: “Barak Obama fitues, president i SHBA edhe për një mandat të dytë”. Salla e madhe e kongresit fitores së tij, në Çikago, mbushur përplot me demokratë amerikanë shpërtheu në gëzim, duartrokitje të fuqishme dhe tundje flamurësh të vegjël amerikanë.Kushndoqi drejtpërdrejtë shpalljen e fitores së Obamës, pa qartë emocionet dhe entuziazmin e fituesve zgjedhës që mbështetën presidentin e rizgjedhur president. Edhe këtu, në finish, asnjë traumë. Gjithçka e gëzueshme. Edhe rivali Romney, që së parikishçuar sinjalin e humbjes në Twiter, u ngjit në skenën e tij me sallë të mbushur. Vetëm pesë minuta fjalë. Hidhësi e kuptueshme në fytyrë dhe deklaratë e thatë: “konservatoret humbën zgjedhjet! Lutem për Obamën!” Dhe iku, për të mbetur një humbës dinjitoz duke lënë sallën e tij të kongreseve të boshatiset dalëngadalë me plotë të tjerë mbetur, që në monitorët e mëdhenj ndoqën fitoren e Obamës dhe gëzimin e amerikanëve të majtë demokratikë. Fitore e ardhur me këmbëngulje, luftë alternativash dhe seriozitet politik. Mëngjesi i djeshëm e solli një “traumë” pa dhimbje dhe pa shije të hidhur veçanërisht në Europë: të gjitha gazetat europiane të mëngjesit në treg nuk e pasqyrojnë këtë fitore por vazhdojnë “fushatën” me komente dhe sondazhe që: “Obama mund dhe të fitojë!” Shfletuam më të madhen italiane, “La Repubblica”. Titulli konsolidues: “..Amerika zgjedh”, nëntitulli kryesor: “Obama i sigurt: I kam votat për të fituar!”Romney e ndjek…”. Të tjera gazeta të mëngjesit: “Romney ka shkurtuar distancën…” E ndërkohë fitorja e Obamës është e shpallur. Madje ka disa orë. Më tej është shpallur nga BBC se “ka pranuar humbjen normalisht Romney”. Efekti “shtypshkrim” kuptohet dhe gjithsesi është edhe gafë. Dhe gazetat sërish blihen me idenë në kokë se Obama fitoi. Tashmë është shpallur:Obama president. Amerika zgjodhi normalisht presidentin e saj të vazhdimësisë. Amerika dha leksion të pastër fituesi dhe Romney, gjithashtu si humbës dha mësim. Analistë e komentatorë, politologë e spiker lajmesh merren tani seriozisht me efektin “finish” dhe fituesin Obama. Një foto e presidentit duke ngritur në krah gruan e tij të dashur bën xhiron e botës. Analistët nëpër studiot e hapura komentojnë ç’ka serviret nga rezultati dhe kameramanët drejtpërdrejtë nga vendngjarjet. Natyrisht humbësi i së djathtës republikane amerikane nuk e mbyll garën me sherr, mospranime, a më tej shpellarizëm arsyes. Madje, sipas shtypit edhe pse, ndonjë mangësi pati, radhë votuesish dhe gabime gjithashtu. Romney nuk përplas Amerikën të shkatërrojë institucionin e votës dhe demokracinë. Sigurisht duhet besuar se kurrë nuk e mendon këtë.”Faullet”, si në ndeshje e futbollit të moskapura nga “arbitrat”, (avokatët kudo në punë, pranë kutive të votimit) ai nuk i diskuton mangësitë, jo pse fituesi ka dy milion vota më shumë, por sepse gara ka rregulla dhe brenda kohës së lojës gjithçka vendoset njëherë. Ndaj Romney e mbyll garën dinjitoze me dinjitet duke u ulur e shkruar si qytetar amerikan në Twiter deklarimin e humbjes së zgjedhjeve.

Dinjitoz, kryelartë, xhentëlmen, përgëzon fituesin Obama dhe fituesit amerikanë. Si burrë shteti pranon verdiktin e madh, natyrisht duke mos harruar të lëshojë të zakonshmen sfidë të karakterit të tij mistik që rrjedh dhe nga kriza: “Lutem për Obamën dhe për ju!” Europa ndihet mirë me këtë fitore të vazhdimësisë. E ndrydhur nga frika e krizës dhe moszhvillimit në jug të saj, merr frymë e lehtësuar se Amerika motor zhvillimi, do ta tërheqë në sipërfaqe e zhvillim. Trekëndëshi i shpallur Obama-Hollande-Monti do të fus në rrjedhë zhvillimi Europën dhe do e bëjë me siguri më të lehtë daljen nga kriza. Pa shqetësim sheh të ardhmen e bashkëpunimit Rusia, e cila me Romney, sipas deklarimeve të tij, do të shihej si armik strategjik. E qetë dhe me siguri bashkëpunimi ndihet gjigandi aziatik Kina, e cila jep dhe merr përvojë ekonomike me SHBA. Po kështu lindja e Mesme, Ballkani i paqetë që ditë më parë u vizitua nga Hillary, e cila flitet se nuk do ta mbajë postin dhe do të përgatitet për kandidaturën president pas mbarimit të plotë dhe të papërsëritshëm të mandatit të Obamës!… Sigurisht parashikimet shtohen duke u parashpallur se në postin e saj do të mbërrijë “tradhtari” i republikanëve, guvernatori që la në baltë Romney për pasaktësitë e objektivave dhe sulmet ndaj grave nëse përdhunohen… Napolitano, presidenti autoritar i Italisë, ndër të parët presidentë të botës që shpreh simpatinë e hapur mbi zgjedhjen e Obamës. Edhe Romano Prodi, në një intervistë në SKY, duke deklaruar se pellgu i Mesdheut me Obamën do të ketë ndryshime thelbësore demokratike dhe se “ekonomia e këtyre vendeve do të rritet e harmonizohet dhe do tërheq tregjet amerikane për shitje prodhimi…”

Zgjedhjet në SHBA u konkretizuan me fitore të të majtëve demokratikë. Një fitore e vështirë, tepër e vështirë, por bindëse. Obama vazhdon të kryej presidentin në Shtëpinë e Bardhë. Një zgjedhje e amerikanëve. Një ripersëritje energjish për përballim dhe dalje nga kriza. A do të jetë e mundur vërtetë? Obama garanton: “Më e mira ende nuk ka ardhur!” Dhe besohet në shumicë se ajo vërtet do të vijë! Katër vjet nuk janë pak që të realizohen ëndrrat amerikane. Natyrisht edhe shumë nuk janë. Veç nëse ëndrrat amerikane realizohen, globi bie në gjumë më i ngopur me ushqim, më i lehtësuar nga dhimbjet dhe më qartë për ditën e nesërme! Amerika zgjodhi president Barrak Obamën! I takon atij të drejtojë dhe realizojë objektivat dhe ëndrrat! Shqiptarët në shumicë dihet e mbështetën dhe natyrisht shumë e shumë prej tyre i dhanë edhe votën!…

Për “Telegraf” nga Italia

POLITIKANËT AMERIKANË NË TWITER:

@Barrak Obama: “Dita e zgjedhjeve mbërriti!Gjej kutinë tënde të votimit dhe merr një mik me vete për të votuar!”

@Joe Biden: “Sigurohu që të gjithë të afërmit e tu votojnë sot. Merrni telefonin dhe njoftoni njerëzit tuaj të shkojnë në votime, në shtetet me dyshim pjesëmarrje!…”

@Spike Lee: “Votoni, votoni, votoni Obamën!”

@Ladygaga: “Nëse ke moshën për të votuar për herë të parë, ushtroje të drejtën tënde sot! Është e rëndësishme vota!”

@MittRomney: “Së bashku mund ta drejtojmë këtë vend dhe ta ndryshojmë vërtet! Ndihmomëni, dilni të votoni!”

@PaulryanVp: “Me mbështetjen tuaj mund të drejtojmë këtë vend në rrugën e prosperitetit. Voto për një të ardhme më të mirë!”

@SarahPalinUsa: “E ardhmja e vendit tonë është në duart tona! E dimë çfarë do të jetë një mandat i dytë për Obamën!”

@RealDonaldTrump: “Do të ketë makinë elektorale që spostojnë votat nga Romney tek Obama. Kujdes, mos lejoni të vjedhin votat!”