Lojë matroshkash e pisët dhe e pavërtetë

701
Nga Shkelqim Selmani
Ka disa ditë që në Shqipëri ka nisur një fushatë e ethëshme propagandistike dhe shumë dinakërore e disa megafonëve të PS, si Balla, Manja etj, për të akuzuar Lulëzim Bashën si i lidhur dhe sponsorizuar nga rusët në fushatën elektorale të vitit 2017, kur z. Rama në Shqipëri, ndryshe nga zj Klinton në SHBA, fitoi i vetëm timonin dhe tepsinë ?! Në këtë lojë matroshkash, të pisët dhe të pavërtetë së fundi u përfshi dhe vet kreu i PS Edi Rama. Askush se merr seriozisht Edi Ramën në këto akuza qesharake, por ai e arrin qëllimin e tij për të bërë zhurmë dhe tërhequr vëmendjen e publikut trutharë, nëpërmjet gazetarëve të paguar e kokëpalarë, nga bëmat e gjëmat e qeverisë dhe personalisht të Ed kryeministrit në këto 5 vite. Kjo fushatë sulmesh ndaj opozitës përkon me zbulimin në portin e Durrësit të 613 kg kokainë e pastër me vlerë 180 milion euro dhe vizitës së Ramës në SHBA, ku me sa duket, i pa kënaqur që nuk ja varën ata që ai mendonte se mund ti takonte, ka sponsorizuar vetë apo nëpërmjet mikut të tij të zemrës Soros, atë gazetën e majtë amerikane të bëjë një shkrim bizantin e të thurrur në atë mënyrë që dështimin e tij në amerikë dhe frikën nga pasoja e zbulimit të destinacionit të kokainës, ta mbulojë me një zhurmë të daulleve antiruse, që të majtët e Sorosit e bëjnë edhe në SHBA. Në këtë mënyrë ai godet tërthorazi edhe Presidentin amerikan Trump, por mendon se me këtë diaboli do ta diskreditojë edhe liderin e opozitës shqiptare e do shmangë një hetim të drejtë për përfshirjen e tij, të qeverisë së tij dhe një pjese të administratës shtetërore në kanabizimin dhe kriminalizimin e politikës dhe shoqërisë shqiptare. Krim i rëndë dhe ekstremisht i dënueshëm ky. Në prononcimin e tij në facebook, Edi arrin deri aty sa e urdhëron Lulin të vejë në prokurori e të japë llogari. Mirë ja bën, kur Basha mbytet me një lugë uji mashtrim dhe nuk ka guxim të formulojë e të dorëzojë në prokurori dosjen skandaloze e monstruoze të Edi Ramës, që kur u bë ministër kulture e kryetar bashkie, kryeministër dhe të qeverisë së tij prej vitit 2013. Të lumtë Edi, ti guxon e akuzon pa fakte për presion dhe herë herë edhe për qejf dhe opozita rri e vështron, por kujdes me këtë lojën ruse të matroshkave se nesër mund ta gjesh veten tënde aty brenda. sh.s.s. 09032018
Sigal