Lavdosh Feruni: TEC-i i Roskovecit është më tmerr se inceneratori i Fierit

62

Askush nga analistët nuk flet për planet e zhvillimit të industrisë fosile, nëpërmjet planit, super klientelist, me pasoja shkatërimtare të ekonomisë dhe mjedisit, gazifikimit të Shqipërisë. Të mbrosh tani strategjinë e inceneratorëve, që vetë Qeveria po do ti largohet e të kthehet tek riciklimi i mbetjeve është thjeshtë një shërbim i qeverisë

Sigal

Në shkrimin e tij “Thuaji Metës të ndalojë!” analisti Dritan Hila përdor ngjarjen e revoltës së Ilir Metës të shprehur në simbolikën e ashpër të goditjeve me vare të piketës së fillimit të ndërtimit të TEC të Roskovecit, duke i veshur aktit të Metës doza çvleftësuese, qesharake e ironike për të dalë tek thelbi i shkrimit që është mbrojtje e pastër e 2 vendimmarrjeve më skalndaloze,  antikombëtare dhe korruptive të Qeverisë, atë të inceneratorëve dhe të projekteve të energjisë me bazë fosilesh.

Hila shkruan: “Vendndodhja ishte afër inceneratorit të Fierit. Dikur fshatarët e zonës patën bërë një protestë e cila u shua shpejt. Inceneratori në fjalë do mblidhte plehrat e Fierit, Lushnjës dhe Vlorës. Aktualisht është i bllokuar për arsye politike të protestave opozitare”.
Të mbroje inceneratorët 10 vjet më parë, kur u shfaq projekti i inceneratorit të Elbasanit, i cili do prodhonte energji elektrike me zero ndotje, dhe kur kryeatari i Bashkisë së Fierit më pas do thoshte se do ta ndërtonte inceneratorin e Fierit njësoj si atë te Elbasanit, tmerësisht të promovuar e të paguar mund të ngjallte kuriozitet.
Të mbrosh tani strategjinë e inceneratorëve, që vetë Qeveria po do ti largohet e të kthehet tek riciklimi i mbetjeve është thjesh një shërbim i Qeverisë, madje i pa kërkuar prej saj, pasi kryeministri nuk ka dalë së fundit të thotë se edhe tani do të bëja të njëjtën gjë me vendimmarrjen për inceneratorët.
Hila thotë se inceneratori do mblidhte plehrat. Ai po mbledh edhe tani plehrat, por inceneratori nuk është për të mbledhur plehrat. Ai është për të inceneruar mbetjet në tempertura shumë të larta dhe nëpërmjet këtij procesi të prodhoj energji elektrike.
Hila duket se e redukton qëllimisht inceneratorin në mbledhjen e plehrave për të justifikuar dhe “inceneratorin” e Tiranës, ku gjithashtu mblidhen plehrat, madje edhe të Durrësit e Kavajës, dhe çdo gjë është në rregull.
Është shumë naive që aferën e inceneratorëve ta paraqesësh sikur i bllokuar për arësye politike“Aktualisht është i bllokuar për arsye politike të protestave opozitare”-thotë Hila.
Hila vazhdon mbrojtjen e aferës me gjoja goditjen politike: “Objektit në fjalë i duhen edhe 10% lëvrim fondesh pasi 90% janë paguar, për të zhdoganuar paketat elektronike që janë në doganë, por askush nuk firmos lëvrimin e fondit nga frika mos bëhen objekt goditjeje politike”
Z. Hila po inceneratori ‘State of art’ i Elbasanit pse nuk prodhon energji e të reduktoj volumin e mbetjeve? Ndërsa ky i Fierit po të paguhet dhe 10% akoma do na çudisë me performancën e s’do kemi më probleme në qarkun e Fierit e as në Vlorë, madje do prodhohet edhe energji elektrike?
Z. Hila a ke idenë se sa kushton në tregun ndërkombëtar një incenerator me kapacitetin e atij të Fierit? Interesohu e do gjesh se një incinerator i tillë kushton 3-4 herë më shumë se koncesioni i dhënë, pra nuk kemi të bëjmë më incinerator, por thjesht një fasadë.
Mbrojta e aferës së inceneratorëve bëhet nga Hila edhe me turizmin. Ai shkruan: “Vlora nuk mund të përballojë kapacitetet turistike nëse vazhdon meseleja me landfille”.Ideja se inceneratori i Elbasanit do vihet në punë, edhe i Fierit, sikur të paguhet 10%, madje edhe i Tiranës, një ditë do filloj ndërtimi e do vihet në punë, është shumë e rrezikshme, pasi e mban zvarrë daljen nga gjëndja në prag katastrofe e menaxhimit të mbetjeve.

Hila vazhdon mbrojtjen e aferës me gjoja goditjen politike: “Objektit në fjalë i duhen edhe 10% lëvrim fondesh pasi 90% janë paguar, për të zhdoganuar paketat elektronike që janë në doganë, por askush nuk firmos lëvrimin e fondit nga frika mos bëhen objekt goditjeje politike”

Hila, analistët dhe TECi i Roskovecit

 

Banorët e Roskovecit, që kur e mësuan pak javë më pare, se cdo bëhej në shtëpitë e tyre kanë protestuar disa herë në mbrojtje të ekonomive të tyre bujqësore, kundër ndërtimit të TECit të Roskovecit, për arësye se ata e dinë mirë se cfarë pasojash ka djegja e fosileve.

Hila në shkrimin e tij nuk e përmend fare TECin e Roskovecit. Asnjë fjalë për të, që është një përbindësh që do djeg fosile në mes të Myzeqesë.

Hila mund ta dij që pas TEC të Roskovecit, qëndron lidhja me gazsjellësin TAP. Lidhja me TAP do të thotë edhe TECe të tjera në Vlorë, apo gazifikim I Korcës dhe gazifikim i Shqipërisë.

Tashmë është strategji e provuar, në bashkëpunim, jo vetëm nga Hila, por thuaj të gjithë analistët dhe mediat. Lëre në heshtje.

Ja, ka gati 2 vjet që në Gji të Vlorës ndodhet një TEC tjetër, lundrues, në pritje për të djegur naftë të rëndë e për tu marrë taksapaguesve të vendit rreth 70 milion $. Kjo kompania ka memorandum bashkëpunimi me Qeverinë pët tu lidhur nga Gji i Vlorës me gazësjellësin TAP.

A ka folur ndonjëherë Hila e shokët e tij analistë për këtë cështje këto 2 vjet? Përgjigja është Jo, ose nëse Po, le të na e cfaqin, pasi janë aktuale.

A foli ndonjë analist për inceneratorët gjatë viteve që lëvroheshin paratë nga 2017 deri në 2022? Heshtje totale.

Asgjë nuk është ndëgjuar nga analistët të flitet për TEC të Roskovecit dhe kështu do të vazhdoj gjatë, deri sa të jetë ndërtuar, pa folur, pa debat, pa informacion. Askush nga analistët nuk flet për planet e zhvillimit të industrisë fosile, nëpërmjet planit, super klientelist, me pasoja shkatërimtare të ekonomisë dhe mjedisit, gazifikimit të Shqipërisë.

I nderuar Hila, të nderuar analistë përtypni e ripërtypni politikë. Mirë jeni aty ku jeni. Çju duhen ju politikat ekonomike?