Lavdosh Ferruni: Vjedhja që nxjerr tym!

Kosto e TEC-it lundrues është zyrtarisht rreth 200 EUR/MWh dhe ka një kapacitet prej 110 MW. Çmimi në bursë, tani, por dhe çdo parashikim nuk është më i madh se 150 EUR/MWh. Ka periudha kur çmimi në treg është 50 EUR/MWh, madje dhe më pak.

 

Sa herë që dikush do të shoh të dali tym nga oxhakët e TEC-it lundrues në Vlorë duhet ta dijë se në çdo minutë që çfryjnë oxhaqet vidhen së paku 100 USD. Dje doli tym nga TEC-i lundrues, ose TECi- i Bangladeshit, meqënëse ka punuar atje për 20 vjet dhe ka qëndruar atje pa punë për 5 vjet, derisa e sollën në Vlorë në vitin 2022. Secili të llogarisë sa para vidhen në çdo ditë pune, në një muaj, për 2 vjet, dhe pas 2 vjetëve kur shpresohet të vidhet më pak se do ndalojë pagesa e qirasë, por jo dhe aq pak se do duhet një ushtri patronazhiste, që do paguhet  për ta mbajtur gjallë TEC-in, siç po ndodh edhe me TEC-in e Vlorës, prej 15 vitesh.

Sigal

Si ndodh vjedhja?

Thjesht nga diferenca e çmimit të blerjes së energjisë në bursë për 1 MWh me koston e prodhimit të 1 MWh nga TEC-i lundrues. Kosto e TEC-it lundrues është zyrtarisht rreth 200 EUR/MWh dhe ka një kapacitet prej 110 MW. Çmimi në bursë, tani, por dhe çdo parashikim nuk është më i madh se 150 EUR/MWh. Ka periudha kur çmimi në treg është 50 EUR/MWh, madje dhe më pak.

Dikush thotë se TEC-i i lodhur i Bangladeshit do duhet nëse çmimet në tregun ndërkombëtar do rriten shumë dhe kështu do futet në punë ky TEC. Ky argument është një mashtrim. Nëse çmimi në treg do të rritet, kjo do të ndodh për arsye të rritjes së çmimit të naftës e gazit në botë, nga luftrat etj. Kështu kosto e prodhimit për TEC lundrues, që punon me naftë do të rritet në propocion, gjithashtu, pasi nafta do blihet në këtë treg me çmim të rritur.

KESH e ka të pamundur të mbaj të ndezur gjithë kohës për 2 vjet TEC-in e Bangladeshit, pasi kjo do të rezultonte një vjedhje prej 100 deri 300 milion EURO për 2 vjet. KESH po aplikon ndezjen rreth 1 ditë në muaj, duke konsideruar që vjedhja e një ditëshe nuk do bjerë në sy, por e tradhëton tymi oxhaqeve, madje një tym që të mbyt në squfur gjithashtu. Dhe kjo vjedhje 1 ditë në muaj u quajt histori suksesi nga znj. Balluku në një emission në Top Channel. Por ka një “të mirë” kjo vjedhje. Me këtë vjedhje të “vogël” justifikohet vjedhja e madhe prej 94000 USD në ditë, mbi 2.8 milion në muaj për qiranë për kompaninë offshore “Excelerate Global Operation” dhe kompaninë për mirëmbajtjen, RENCO, që Gjykata nuk i gjen dot adresën e pritet të bëhet njoftim për shpallje, nëse Gjykata nuk e ka bërë ende.

Për më tepër, me këtë vjedhje të suksesshme po përgatitet që hajdutit me kontratë, kompanisë Excelerate Energy, mëma e kësaj offshore të TEC-it të Bangladeshit, ti jepet Gjiri i Vlorës për të instaluar aty terminal gazi e për të ndërtuar 2 TEC-e të tjerë si TEC-i i Vlorës dhe që do ngjalli TEC-in e Vlorës.

Çfarë duhet bërë?

Le të bëhet e keqja më e vogël. Kompanisë offshore, Excelerate Global Operation LLC t’i kalohen 100% e kësteve sipas kontratës së qirasë dhe kompanisë Renco S.P.A i jepet 100% e parave sipas kontratës për mirëmbajtje për 2 vjet, nëse nuk mund të bëhet ndonjë zbritje.

Kompania Excelerate Global Operation të tërheqë menjëherë TEC-in lundrues nga Gjiri i Vlorës.

Kompania Excelerate Global Operation, bashkë me kompaninë mëmë Excelerate Energy, si dhe kompania Renco S.P.A të shpallen non-grata në Shqipëri.

Drejtori i KESH Erald Elezi, duhet të pushohet nga puna për vjedhjet “e vogla” ditore shkaktuar nga ndezja e TEC-it lundrues, vjedhje të bëra ndaj buxhetit të shtetit.

SPAK të gjejë dhe të ndëshkojë personat përgjegjës, qysh me konceptimin e kontratës.