Kohë karantine për shëndetin por ‘JO’ karantinës për anti institucionalizëm në universitetet shqiptare

579
Sigal

Dr. Majlinda Keta
Pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranes

Karantina na ka detyruar të gjithëve t’a institucionalizojmë shumë më efektshëm jetën tonë, të menduarit tonë, ndjenjat njerëzore, institucionit, fuqinë tonë si individë me përgjegjësi por edhe dimensionimin më të institucionalizuar të sjelljes tonë përkundrejt shtetit dhe botës. Mjaftoi një gjëndje e tillë e detyrueshme për të jetuar përmes të mbrojturit “Rri në shtëpi!” masivisht, mbështetur kryesisht tek përgjegjësia personale që të rimendonim, të rivlerësonim fuqinë që zotëron secili nga ne për cilësinë e të jetuarit personalisht, mirëqënien mendore për të jetën tonë komunitare, për jetën e një kombi, shteti, rajoni e më gjërë.

Sjellja jonë, e përgjegjeshme ose jo, sot, është kthyer në një celës ekzistencial në ndërvarësi nga vetja tek tjetri në familje, profesion, komunitet, për institucionin, shtetin e më gjërë.

Të përqëndruar e të përkujdesur për “VETEN” janë kthyer dhe duhen kthyer edhe jetët tona në institucione. Si po shohim në këto ditë karantine janë ridimensionuar në përqëndrimin e  përkujdesin  për “VETEN” e secilit prej nesh institucioni i Presidentit, Kryeministrit, Shefit të Opozitës, Media, Biznesi deri diku, Ambasadorë, Drejtues të OBSH, BE etj etj sa hera herës më duket që ra ky “mort” që të gjithë  këto më sipër të kuptonin se sa vlerë ka jeta e cdo qytetari në këtë shtet, jeta dhe përgjegjshmëria qytetare në përgjithësi POR mbi të gjitha të kuptonin se SHTETIN e mbajnë profesionistët dhe idealistët. E mes këtij Big Brother “Karantinë” të gjithë e kuptuam nga i pari tek i fundit që “Rri në shtëpi me rregulla strikte higjene!”  ishte ndihma më e madhe dhe më faktoriale që na duhet të gjithëve për të hedhur tej sa më suksesshëm këtë COVIDmort.

Jetojmë kohën e karantinës për të zotëruar shëndetin POR kjo nuk do të thotë se edhe pse në kushtet e “Rri në shtëpi!”do të na duhet të lejojmë karantinimin e institucionalizmit kudo ku kontribojmë me profesionet tona. Përkundrazi, institucionalizmi duhet ridimensionuar nga secili prej nesh (pavarësisht posteve dhe hierarkisë) me më shumë humanizëm, komunikim etik, të drejta dhe liri, përkushtim, autonomi e inovacion.

Për ta filluar nga vetja, kjo për sa më sipër, do të thotë që   Universiteti, institucionalizmi universitar duhet të funksionojnë vertikalisht dhe horizontalisht me fokus humanizmin mes aktorëve dhe faktorëve të jetës së tij; përmes komunikimit etik mes palëve për zgjidhje të menduara mirë pro mirëqënies psikofizike të cdo aktori universitar dhe me aktorë të tjerë të qeverisjes; me përgjegjësinë që duhet të ketë secili në këtë komunitet të madh numerikisht dhe në ndikim publik për respektimin e të drejtave dhe lirive, detyrave dhe përgjegjësive; me shqetësimin kushtetues për respektimin edhe në kushte “karantine te komunitetit human universitar” të autonomisë universitare, lirisë akademike për vendimarrje që do i shërbenin “karantinës humane – Rri në shtëpi!” POR që kurrsesi do të mund të mendonin të “karantizonin institucionalizmin universitar”.

Që të mos shkasim në këtë të fundit, as për donkishotizëm por as edhe për hobipushtet premtimi para shefave politikë për gjoja universitetin online do ta cilësoja si inisiativë të virusuar dhe të  papjekur në analizë dhe realitet institucional e cila do vëmendje edhe publike.

Pse?

Pikë së pari, duhet ta kemi të qartë të gjithë që të punuarit online është një praktikë e universitare në Shqipëri nga orët në auditor me të ftuar edhe online, nga komunikimet shumëformëshe pedagogë studentë, nga Konferenca dhe Simpoziume Ndërkombëtare me partnerë jashtë vendit e deri tek prodoksione të hedhura në rrjet me protagonizëm studentor dhe nga stafi akademik.

POR nga praktika të tilla në kalimin tek Universiteti online është një vendimarrje me efekte shumëdimensionale për vetë shtetin, ministrinë e linjës dhe institucionet universitare në vend. Sigurisht, e njohim faktin se NE nuk kemi mundësi që në këtë vend të kemi institucionalisht dhe të licensuar Universitet online në të tre nivelet e tij. Në këtë moment I pari referim është qasja me Ligjin, interpretimin e tij. Këtë e ka patur shumë të qartë Kryeministri I vendit që në vendimarrjet në kushte të karantinës së popullatës nuk e ka përfshirë në vendimarrjet e tij për institucione të varësisë DUKE respektuar Ligjin dhe mbrojtur AUTONOMINE Universitare.  Pra, prej këtu, inisiativa në tejkalim mbase ruajti kreun e qeverisë pa e përfshirë në masat e emergjencës, ka kuptuar me sa duket që inisiativa të të tilla janë virusime të institucionalizmit universitar, janë karantinatime të këtij institucionalizmi.

Po si mund tá përdorim këtë kohë karantinimi masiv kundër karantinës për anti institucionalizëm në universitetet shqiptare?

Së pari, duke forcuar funksionimin dhe vendimarrjet institucionaliste përmes online. Ky shtet në përballimin e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore patjetër që ka nevojë për ekapertizën universitare. Referuar jo vetëm ekspertizës por dhe institucionalizmit në veprim të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë tashmë universitetet, përkatësisht rektorët duhet të kishin prodhuar platformat e tyre edhe për asistencën e specializuar për popullatën në kushte vetëkarantinimi. Universiteti i Tiranës duhet të printe në këtë ekspertizë. Sigurisht, si individë ekspertë shumë prej pedagogëve të këtij universiteti i sheh në dobi të edukimit public, asistencës psikologjike apo asistencë për institucionet edukative por kjo kohë karantinimi ka nevojë për protagonizmin institucional universitar. (të më falin nëse kemi platforma apo inisiativa nga rektorë të universiteteve të tjera në vend dhe nuk I kam paraqitur)

Së dyti, rektorët, njëkohësisht kryetarë senatesh, duhet të kishin mësuar tashmë se po mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare online, e jo më të mos fuqizonte funksionimin e organit më të lartë vendimarrës, senatit, online për paltformën e masave menaxheriale organizative që cdo universitet, pa shkelur filozofinë e sjelljes së popullatës nga normative qeveritare “Rri në shtëpi!”, brenda mundësive që jep analiza e kapaciteteve  humane institucionale do të  përcaktonte masat në kushte emergjence për programin universitar dhe përgjegjësinë e secilit. Sigurisht që në këto masa, pas analizës dhe komunikimit me bazë njësitë kryesore në formatin e zgjedhur prej stafeve të tyre, Universiteti i Tiranës i duhet të dilte me platformën e tij. Kjo platformë do të ishte realiste, e mundshme për tú realizuar, publikisht prodhonte besim dhe mbi të gjitha ishte ne respekt të autonomisë universitare dhe lirisë akademike. E kundërta është donkishotizëm dhe fyerje për pushtetin publik që ky universitet zotëron  përpara taksapaguesit shqiptar.

Së treti, por që mbase duhet të ishte e para, komunikimi mes komunitarëve universitarë. Në e mailin e cdo të punësuari në UT kanë shkuar e mail-e nga më të cuditshmet. E mail përmabjtja e të cilave uronte Vitin e Ri, që dëftonte përplasjet mes strukturave të zgjedhura me votë në UT me Rektorin, e mail-e në adresë  me unitir.edu.al cdo lloj firme e biznesi, e mail-e që nga më absurdet dhe me shkelje të etikës institucionale dhe shkresore protokollare POR vetëm një që “përkujdesej”për shëndetin e komunitetit human universitar në kushtet e karantinës nuk mbrriti kurrë.  Nuk po them këtu të shfrytëzohej edhe media (e cila është dashamirëse në raste të tilla) për të treguar realisht universitetin si qendër e ekspertizës për popullatën në karantinë apo shtetin në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Së katërti, a e njohin realisht ideshitësit institucionin e universitetit online? Besoj totalisht se është tipike ide komsomolase dhe protagonizëm donkishotesk. Universitet online nuk do të thotë vetëm “google classroom”, “meeting classroom”apo tjetër. Këto janë praktika por nuk mund të identifikohen me INSTITUCIONIN universitet online. Është më realiste që vendimarrja nga senati të ndërtonte nja matricë emergjence me praktikën e universitetit me korrespondencë ndërlidhur me komunikime online në forma të ndryshme sa mbarsim malin që në fund të na dalë një mi.

Unë vetë edhe pse jam një nga pedagoget që po përdor “google classroom” me tre praktika deri më tash jam skeptike për shumë element të saj kur nuk vijnë vendimarrjet nga analiza konkrete rast pas rasti. Unë fillova pasi kisha kaluar orët në Bibliotekë Kombëtare se si  mund të shfrytëzohej nga studentët fondi i saj, i përkueshëm edhe me programin lëndor pjesërisht. Dola në google edhe si formë e menaxhimit të stresit studentor në këto kushte karantine por jo vetëm. Me Tiranën shumicën e tyre i lidh jo vetëm universiteti por dhe puna në call center-a të mbyllura me të cilat paguanin tarifat e studimit dhe jetesës dhe që të humbura shtojnë dozat e pasigurisë dhe stresit psikologjik për jetën e tyre studentore por dhe për familjet e tyre.

Vec të mos harrojmë se kjo formë, sidomos në detyrat dhe punët individuale, nuk na jep asnjë etikë të sigurisë dhe privacisë në grup (të ndjerit konfident është kompetencë suksesi). Kodin mund ta marrë edhe dikush përtej platforme “google classroom” (individë të papërgjegjshëm nda konfidencës ka jo pak). Janë shumë e shumë cështje që duhet të ishin zgjidhur me shpejtësi të vendimarrjeve institucionale dhe në kushte karantine pa cënuar autonominë universitare dhe lirinë akademike. I ardhur si urdhër dhe jo me vendimarrje institucionale të organit më të lartë vendimarrës në UT, me shkelje flagrante për të ruajtjen e të dhënave personale të pedagogut (sot me mesazh na është kërkuar numri personal i kartës së identitetit në emër të një platforme të re që po bën rektori!!!).

Per mbi të gjitha këto praktika ende individuale dhe me shpirt nga praktikantët e parë POR të kërkuara si të vjelura për informacion mbi pjesmarrjen studentore pa pikë ideje për analizë por vetëm se na i kërkon zëvëndësministri përdhosën edhe krijueshmërinë e studentëve të mij në 3 orë të zhvilluara me praktika online e që rradhën tjetër me propozim të tyre do të sfidojmë me një një praktikë tjetër.

JO karantinës për anti institucionalizëm në universitetet shqiptare.