Klodian Tomorri: ONE që të shet ajrin!

210
Sigal

Para tre vitesh, kur ndërrova vendin e punes m’u bllokua per disa dite numri i telefonit Vodafon, që kisha prej vitesh. I mbetur pa telefon shkova bleva një numër të ri ONE. Pagova paratë sa kushtonte, një tjetër çmenduri kjo, që këtu ta shesin dhe numrin me lekë, por nejse.

Si përfundim numri Vodafon m’u rregullua dhe numrin ONE që bleva nuk e përdora asnjë ditë. Pra nuk e aktivizova asnjëherë. Tani çfarë ndodh? Më merr në telefon një kompani nga këto shushunjat, që mbledhin borxhet dhe më thotë ju jeni debitor në ONE për një shumë prej 200 euro. E pyes, pse?

-Sepse para disa vitesh ju keni blerë një numer ONE dhe rezultoni debitor- më përgjigjet.

-Por unë numrin e kam paguar sa kushtonte dhe nuk e kam aktivizuar asnjë ditë- i them.

-Epo kjo nuk ka rëndësi. E keni patur në kontratë, që e përdorni apo jo duhet të paguani një kuotë fikse,- më tha.

Mua m’u kujtua ai skeçi i famshëm me hotelin, që i thotë 100 lekë për gruan. Dhe ky që i përgjigjet unë nuk e përdora gruan tënde. Epo aty e pate, ta kishe përdorur?- i thotë ai.

Unë nuk e di nëse këto lloje kontratash, që të ngarkojnë me detyrime në ajër janë të miratuara nga AKEP. Por vend në botë që të faturon ër një shërbim të cilin ti nuk e merr, nuk ka.

Kjo histori vajti cikël gjobash. Qeveria u ve gjoba të gjithëve. Bizneset u venë gjoba klientëve. Mediat u venë bizneseve dhe politikanëve. Policët e Lalit u venë gjoba shoferëve. Tani dhe ONE ve gjoba ku të mundet.

Ah po këta kanë një ndryshim. Se janë gjobaxhinj me stof ndërkombëtar. Herë bëhen grekë, herë bullgarë, herë hungarezë dhe herë e fusin kokën edhe andej nga Rusia. Dhe rrugës bëjnë dhe nga ato marifetet si tek ai tenderi i AKSHI-t për SMS-të në sjellje koluzioni. Por kështu ndodh, kur Autoriteti i Konkurrencës bekon përqendrimin e tregut në mënyrë të dyshimtë ligjore.