Kim Mehmeti: Sikur të mbjellin kaq grurë e groshë sa kanabis

186
Sigal

Të çmojnë aq sa e çmon shtëpinë dhe vëllazërinë tënde!

Sikur të prodhonte grurë e grosh sa e një e dhjeta e asaj sa prodhon kanabis, Shqipëria do kishte bukë, për të gjithë banorët e saj dhe, nuk do kishte nevojë të importonte miell të prishur serb.

Sikur të prodhonte grurë e grosh sa e një e dhjeta e asaj sa prodhon kanabis, Shqipëria do kishte bukë, për të gjithë banorët e saj dhe, nuk do kishte nevojë të importonte miell të prishur serb. Dhe duke e ditur se kanë ushqim sa për vetveten, banorët e saj më lehtë do e kuptonin pse kanë rënë në duart e regjimit të ‘Rilindjes’, pjesëtarët e të cilit, si të ishin hajdutë të mëhallës, dalin në mes të natës dhe e rrënojnë Teatrin Kombëtar. E që pastaj, në mes të ditës, të mbështesin projektet serbo-ruse, si ai i ‘Ballkanit të Hapur’ dhe mëmëdheun tonë ta shndërrojnë në kopsht të kanabisit e vetveten në kryekumbarë të bandave kriminele.

Sikur Kosova të kishte biblioteka sa një e qindta e numrit të ‘Garazheve’ ku fshehurazi bëjnë seks burrat e gratë e martuar që i tradhtojnë fëmijët dhe partnerët e vet bashkëshortor, atëherë ajo do e kuptonte pse realitetin e saj e përshkruajnë akademikët, të cilët merren me ‘llafe’ grash dhe paaftësinë e vet e fshehin pas punimeve ‘shkencore’ për bartjen e shamisë?!

Sikur nëpër vendbanimet e shqiptarëve të Maqedonisë të kishte shkolla të pajisura përafërsisht aq saç janë të pajisur ËC-të e kazinove dhe bastoreve të Tetovës, atëherë shqiptarët e këtij shteti mbase më lehtë do e kuptonin se janë peng dhe argatë të drejtuesve të BDI-së, të cilët. sa herë që thirren në vlerat e UÇK-së ia bëjnë me dije popullit se veprojnë sipas mendësisë leniniste të ‘armatës së kuqe’: ‘ne ju çliruam, ne do ju shkë….ejmë!’

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona mungon shumëçka, por ka një pasuri të paimagjinueshme, të cilën pasuri ua japim falas vendeve Perëndimore: të rinjtë të cilët nuk e braktisin vendlindjen gjithaq pse u mungon ushqim cilësor apo shtrat i butë, por pse prindërit e tyre i lanë në duar të hajdutëve të cilët nuk ua plaçkitën vetëm të sotmen. por ua harxhuan edhe të ardhmen!

Pra nëpër ‘Shqipëritë’ tona u rritën dhe rriten fëmijët e prindërve që nuk kishin as aq guxim qytetarë sa të pranonin hapur se nuk ishin vetëm politikanët ata që dështuan dhe u bënë hajdutë, por edhe të gjithë ata që e vinin në gjumë popullin duke i ofruar grindje publike dhe spektakle ku promovohej shthurje dhe amoral. Me çka aq e trullosën popullin sa ai të harrojë se aty ku nuk ka moral e dinjitet, mos kërko shtëpiar që e dinë se çdokush të çmon vetëm aq sa t’i e çmon shtëpinë dhe vëllazërinë tënde .