Jeton Muçollari: 3 dhjetori, sensibilizim për shoqërinë, që ju të mos ndiheni të vetmuar!

Jeta fillon brenda një jete tjeter. Më pas vjen çasti i shumë pritur për të filluar jetën e re, tashmë pa kordonin e përbashkët, i pavarur  aq sa mund të quhet një fëmijë i poralindur. Lidhja me botën e re është zëri i ëmbël, qarja, klithma për ndihmë. Dhe këtu fillon lidhja bukur prindër fëmijë e cila nuk zvendësohet nga askush tjetër.  Me gjithë dëshirën e mirë ndodh ndonjëherë që diçka nuk ka shkuar mirë apo rezultat i ADN-së, ndoshta bota e jashtëme i injektoi bakterie, viruse, apo gabime e pakujdesi të atyre që u kujdesen në pritjen e parë. Me gjithë arritjet shkencore ndodh që të radhitet tek personat me aftësi ndryshe. Lufta për jetën sapo ka filluar për të sprovuar veten dhe më të afërmit. Kur prindërit bashkojnë forcat, jeta e fëmijës bëhet më e lehtë më e bukur e plot ngjyra dhe e suksesëshme. Por ka raste kur prindërit e familja tremben a lodhen  nga rruga e gjatë dhe ti ndodhesh si një varkë e braktisur në mes të detit të trazuar nga furtuna e egër. Person me aftësi ndryshe mund të ndodhi që të bëhesh në një moment të caktuar edhe kur je i rritur dhe këtu fillon drama. Ke përpara mure të lartë moskuptimi, pengesa të mëdha për të kapercyer, rrugë të pashkelura më parë. Dhe kur mendon gjithë këto rreziqe që të kanosen e ardhmja të duket e vështirë, pa ngjyra, here here e pamundur dhe mendja fluturon në mendime të turbullta, që një fije e hollë besimi të ndan mes humbjes dhe shpresës. Këtu duhet të jetë e pranishme familja jo vetëm me fjalën e ëmbël por dhe sakrifica të mëdha për mbështetje të gjithanëshme. Nëse kjo është e pakët, e vakët apo e pamjaftueshme, psikologu lot një rol vendimtar që në çastet e para. E nëse të gjitha këto mungojnë dhe ka raste, duhet të luftosh me vetëveten për t’ja dalë mbanë. Këta persona më pas bëjnë mrekulli që çuditin të tjerët me forcën, dijen dhe arritjet e mëdha në jetë. Por jo të gjithë ia dalin kaq mirë, ndaj duhet medoemos roli I familjes, shoqërisë dhe shtetit.

Roli I familjes dje dhe sot, në ndihmë të personave  me aftësi ndryshe!

Sigal

Familja që para viteve 90′ filloi të zvogëlohej, në një ose dy kurora, nga një familje e madhe me disa breza thuajse fisnore që ekzistonte më parë. Kjo për t’iu përshtatur privimeve ekonomike private që I minimizoi sistemi I atëhershëm.  Pavarsisht kësaj familja ishte institucioni më social i kohës, virtyt I trashëguar në shekuj. Jo vetëm si kontribut ekonomik ku punonin të aftit, për të ndihmuar pjestarët e paaftë e të moshuarit, por dhe pëkushtimin shpirtëror, respecti e mirësjellja. Natyrisht që personat me aftësi ndryshe nuk kishin akses për t’u integruar në shoqëri, kjo edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës, por më shumë botëkuptimit patriakal të turpit. Pak, shumë pak bënin përpjekje titanike për të bërë të ditur anët pozitive, shprehnin talentin dhe kërkonin perfeksionimin në fushën që zoti ua kish dhënë me kohë si rezervë në raste të tilla. Shumë të tjerë e përtypnin në mokrat e mëndjes e nuk guximin t’ja u shprehnin  as personave të familjes. E nëse e gjenin këtë guxim familjarët mblidhnin supet nga pamundësia.

Pas vitit 1990, shumë familje përjetuan ndryshime të mëdha. Familjet filluan të përjetonin lirinë e mendimit dhe të shprehjes, si dhe të përballeshin me sfida të reja. Emigracioni solli frymën e perëndimit, të lirisë së fjalës liberalizimit të jetës dhe imponimin e të drejtave të grave, por jo shumë e pranueshme nga seksi tjetër, gjë që krijuanë kontradikta jo të vogla. Ndryshoi struktura e familjes, ku vlera e individit filloi të merrte përshtatje më të madhe, duke bërë që disa familje të përballeshin me tensione të reja. Marrëdhëniet ndërmjet gjeneratave u vështirësuan, sidomos përsa i përket pritshmërive dhe vlerave tradicionale. Vetëm në 20 vitet e fundit numëri I familjeve të reja me një kurorë po bëhet mjaft e parapëlqyeshme, por që brezat e tjerë dhe peronat me aftësi ndryshe janë gjetur të papregatitur për të përballuar jetën të vetmuar. Të moshuarit po përjetojnë vetiminë vrastare si dhe problemet shëndetësore të moshës, ndërsa personat me aftësi ndryshe po mbeten pa ndihmë e përkujdesje.  E ardhja edhe më e pa shpresë.

Si reagon shoqëria në pranimin e personave me aftësi ndryshe?

Shoqëria shqiptare ka filluar të ndiejë një ndryshim në perceptimin e personave me aftësi ndryshe, por ende ka shumë hapësirë për përmirësim. Edhe pse ka përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen, stigmatizimi dhe paragjykimet janë ende të pranishme në disa raste. Përvoja e individëve me aftësi ndryshe shpesh varet nga konteksti lokal, arsimi dhe sistemet e mbështetjes që ekzistojnë. Në disa qytete, iniciativa për të krijuar mundësi punësimi dhe arsimimi për këta individë po rriten, por në zona më rurale, stereotipet dhe mungesa e informacionit e ka vështirësuar procesin e integrimit. Një aspekt shumë i rëndësishëm është edukimi i përgjithshëm, e cila ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë dhe kuptimit për nevojat dhe potencialin e personave me aftësi ndryshe. Ndihma e shoqërisë në pranim dhe mbështetje është thelbësore.

Është e rëndësishme të kuptojmë se aftësitë e kufizuara nuk përcaktojnë identitetin e një personi. Shumë prej këtyre individëve posedojnë talente, njohuri dhe aspirata që janë të barabarta me ato të njerëzve pa aftësi të kufizuara. Ne kemi artistë të spikatur, shkencëtarë të zotë, sportistë të dalluar, ose profesionistë në fusha të ndryshme. Prandaj, është thelbësore që shoqëria të angazhohet në krijimin e kushteve që lejojnë individët me aftësi të kufizuara të shprehin potencialin e tyre në mënyrë të plotë. Përveç kësaj, përfshirja e këtyre individëve në komunitetet tona, shkolla dhe vende pune është thelbësore. Kur neve i trajtojmë ata me respekt dhe mundësi të barabarta, ne jo vetëm që i ndihmojmë të zhvillohen si individë, por gjithashtu pasurojmë kulturën dhe diversitetin e shoqërisë sonë. Toleranca dhe mirëkuptimi janë çelësi të një shoqërie të shëndetshme dhe harmonike. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rritja e vetëdijes për nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Edukimi është një mjet i fuqishëm që mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi. Duke informuar publikun rreth sfidave që përballen këta individë dhe duke promovuar modelet e suksesshme, ne mund të krijojmë një ambient më miqësor dhe përfshirës. Ata meritojnë gjithashtu të kenë mundësi të barabarta dhe të trajtohen me dinjitet. Të gjithë ne kemi përgjegjësinë të promovojmë një shoqëri ku çdo individ, pavarësisht aftësive, ka mundësinë për të kontribuar dhe për t’u ndjerë të vlerësuar. Vetëm përmes respektit, mirëkuptimit dhe përfshirjes ne mund të krijojmë një botë më të drejtë për të gjithë.

Shteti dhe roli I tij në mbështetje të personave me aftësi ndryshe?

Një grup personash me aftësi ndryshe që nuk kishin marrdhënie me punën, nuk trajtoheshin nga regjimi I kaluar. Kjo u bë e mundur fill pas ndryshimeve demokratike edhe pse pagesa qe modeste, por të paktën u ndienë disi të vlerësuar nga shteti. Më pas, vit pas viti, me kërkesat e një pasnjëshme të grupeve sociale të ndryshme, por dhe me rekomandime nga instancat Europiane e ato botërore, filloi të përshtatej legjislacioni me vendet perëndimore dhe përmirësimi I pagesave. Rol të rëndësishëm solli miratimi I statuseve për disa kadegori të këtyre personave. Ndërsa legjislacioni pothuajse është ekuivalent me këto vende, zbatimi në praktikë le shumë për të dëshiruar. Integrimi I tyre fillon nga shkolla, për të marre dije e kulturë, por shumë institucione arsimore shkollore nuk kanë infrastrukturen e nevojëshme, për t’ua bërë më të lehtë frokuentimin në shkollat bazë e më pas në të mesëm e atë universitar. Në fshatra kjo infrastrukturë as që bëhet fjalë, por edhe në disa qytete të vogla nuk janë të aksesueshme, të tjera me mangësi e në pamundësi për vetëlëvizje.  Për të mos folur më pas për të zhvilluar prirjet e tyre e talentin që ata zotërojnë, për të vazhduar jetën denjësisht. E njëjta gjë vihet re edhe tek infrastruktura e lëvizjes ku rampat e pajisjet e tjera pamore e audio, ose mungojnë, ose në të shumtën e rasteve janë ndërtuar jashtë kritereve e normave për lëvizje, por vetëm për të qënë në rregull me ligjin. Pavarsia e lëvizjes aq shumë e dëshiruar ekziston vetëm ne pak qytete të mëdha e jo në gjithë hapësirën e tyre.

Pagesat për disa grupe të personave me aftësi ndryshe, jenë më pak se minimumi jetik i gjithëpranuar prej 200 euro, dhe indeksimi nuk ndodh në të njëjtën kohë e me të njëjtën masë me pensionet edhe pse këto pagesa janë të lidhura me pensionin social.  Personi shoqërues apo ndihmës, aq shumë i nevojshëm për dy tre grupe personash me aftësi ndryshe, paguhet me 1/3 e pagës minimale. Presupozohet që këta persona janë pjestarë të familjes së tyre dhe në një farë mënyre e kane për detyrë këtë shërbim.  Siç përmendëm më lart, familja po përballet me shumë probleme dhe po zvogëlohet deri në një kurorë të vetme, por dhe kjo e pastabilizuar, duke humbur vëmëndjen e kujdesin për të afërmit. Kjo bën që të shtohet numëri I personave me aftësi ndryshe të vetmuar, pa përkujdesje e hapësira banimi të papërshtatëshme. Shteti duhet t’u krijojë mundësi të tjera strehimi e përkujdesje, kur humasin familjen e nuk kanë as shtëpi. Ndoshta krijimi I një qëndre të madhe kombëtare multifunksionale për personat me aftësi ndryshe, do ta zgjidhte disi problemin.

Jo më kot OKB ka caktuar një ditë në vit, për të bërë sensibilizimin e shoqërisë, shtetit dhe familjes, kjo e fundit, të rimarrë disa virtyte të humbura. Por edhe si kujtesë për vetë këta persona se janë vetë ata që duhet të luftojnë më shumë për t’i dhënë kuptim jetës duke shpërfaqur cilesitë e tyre më të mira, talentin dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive në fuasha të ndryshme të jetës. Përpara kanë busull orientimi mjaft persona të tillë që në të vërtetë duket e habitëshme se si kanë mundur të arrijnë suksese kaq të mëdha. Disa nga këta persona me arritjet e tyre janë regjistruar edhe në librin GINES! Persona të spikatur në mjaft fusha të jetës ka shumë dhe janë bërë të ditur nga institucione shtetërore, organizata, shoqata, portale e faqe të tjera sociale në internet. Le të shërbejnë ata ai rrugë e shkelur më parë për të ecur mbas tyre dhe të tjerë persona.

Je ti ai që duhet të luftosh më shumë edhe kur nuk ke atë ndihmën e nevojëshme që të duhet, për të ecur përpara. Kujtesa e sotme nuk është vetëm për shoqerinë e shtetin por edhe për ty, që duhet të ecësh edhe kur kjo të mungon, të shohësh përpara me dritën e shpirtit, apo të dëgjosh më mirë edhe pse e ke të pamundur për të kapur kohën në kohë. Ti nuk je vetëm, por të duhet të tregohesh i matur e largpamës, miqësor dhe kur të tjerët nuk tregohen dashamires, të hapësh dyer të tjera e kur ndonjëra të mbyllet me zhurmë, të zhvillosh dijen e të perfeksionohesh, kur s’ta afron kush falas, të rrëmbesh suksesin me meritë dhe jo si keqardhje, duke bërë realitet ëndërrat e tua. Në këtë rast ti jo vetëm ekziston por jeton dhe nuk je thjesht një numër si shumë të tjerë, por je më shumë se kaq, je vlerë e shtuar e shoqerisë.