Janusz BUGAJSKI / E ardhmja e ndarë e Europës

519
Sigal

Dy tendenca kundërshtuese janë të dukshme në Bashkimin Evropian: federalizmi dhe ndarja. Ndërsa kriza monetare po i shtyn udhëheqësit të marrin vendimet për një bashkim më të ngushtë federal, trazirat e BE-së kontribuojnë në ndarjen e mundshme të disa vendeve anëtare. Të gjitha shtetet e reja duhet të vendosin nëse duan të bashkohen me BE-në, ndërsa BE-ja duhet të përcaktojnë nëse do t’i pranojë ato në një Bashkim të federuar. Udhëheqësit dhe popujt e BE-së mund të ngurrojnë të mbështesin atë që në fakt do jetë një valë e re zgjerimi dhe barrën financiare që nënkupton diçka e tillë. Europa e re do jetë padyshim një vend më i paparashikueshëm seç e kishte imagjinuar Brukseli.

Kundërshtitë në Ballkanin Perëndimor

Ka një mosmarrëveshje mes ligjvënësve të Ballkanit Perëndimor mes mbështetësve të “reformës së udhëhequr” dhe “pronësisë vendase”. Ithtarët e “pronësisë vendase” mbështesin një rol të jashtëm më pak ndërhyrës në politikat e brendshme. Ata argumentojnë se ndërtimi i shtetit mund të arrihet vetëm kur ndërhyja ndërkombëtare pakësohet dhe udhëheqësit vendas dhe qytetarët u përkushtohen institucioneve kombëtare. Në kundërshti të zymtë, intervencionistët argumentojnë se lejimi i këtij grupi aktual politikanësh në përcaktimin e të ardhmes së shtetit mund të kulminojë në konflikte që çojnë në paralizim të qeverisë, në ndasi territoriale, në përballje ndëretnike, madje, edhe në konflikte rajonale. Nëse ndodh kjo, atëherë do nevojitet një rol ndërkombëtar akoma edhe më ndërhyrës në të ardhmen.  Qytetarët ankohen se ambasadat perëndimore “i fusin hundët” pak si tepër në çështjet e brendshme dhe kanë shumë ndikim në elitën politike. Në të njëjtën kohë, ato thonë se amerikanët dhe evropianët duhet të përfshihen më shumë në çrrënjosjen e korrupsionit dhe paaftësisë. Irritimi mund të shfaqet në kundërshti të dukshme politike.