Gazeta Telegraf/
Ismaili H Xhaferri: Ç’bëhet kështu?!
Ç’bëhet kështu?!
Sa ëndërra janë shembur
Sa shumë vrasje
Sa shumë të çmendur
Përditë me vrasje
Përditë kasapanë
Babai vret djalin
Dhe djali babanë
Kudo konflikte
S’shkon ligji e vula
Komshiu vret komshiun
Se i humbet pula
Ç’bëhet kështu?!
Po na kap tmerri
Përse me pe në sy?
Dha bam revolveri
Përse me preke
Të bëfsha, nënën
Dhe shpejt kallashi
Nis këndon këngën…
Përdite të vrarë
Te lot fiqiri
Çmendet babai
Edhe i biri
Nga,lopa tënde
Sot mu prish bari
Dhe bam sopata
Dhe bam sqepari
Shtyje Pak gardhin
Vëlla o pis
Dhe derdhën plumbat
Për një degë lis
Një burrë i krisur
Çudit komshitë
Nga kati i katërt
Gruan vërvit
Cdo ditë shoqëritë
I bëjmë gropën
E llahtarisëm
Të gjithë Evropën
Ç’bëhet kështu?!
Vrasje përnatë
U sosen burrat
U sosen gratë
Jo kjo nuk është
Demokraci
Po pyll me kafshë
Dhe anarshi
Kjo është një plagë
Që s’ka shërim
O shteti im
Shpëto njerinë
Këtë gjithshka
Mundet ta quash
Vetëm sistem
Nuk mund ti thuash
Ky s’është sistem
Për njerëzinë
Por e thënë shkurt
Është një çmendinë
Duhet patjetër
Një barkë shpëtoni
Dhe të riniset
Që nga fillimi