Intervistë me Av. Zaçe Islamin: Soros ka mbjellë filiza të reja për të siguruar pushtet gjithmonë

70
Sigal
  • Në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka grabitje, PPP-të nuk janë gjë tjetër veçse robëri dhe vjedhje sistematike e pronave dhe pasurive kombëtare.
  •  Sundon teoria partia nuk gabon kurrë, kur shumica janë në burg dhe nën hetim .
  • Ka ikur shtylla kurrizore e kombit, të rinjtë!
  • Kodi Zgjedhor me marrëveshje i mban gjithmonë në pushtet.
  • Kuvendi porta e artë për të nxjerrë miliarderë me kollare në kurriz të popullit shqiptar.
  • Kemi një qeverisje partizane të shtetit partiak dhe armik të shtetit social dhe të së drejtës.

Intervistoi: Biora Vojka

Av.Zaçe Islami, një zë i fuqishëm në kauzat e drejtësisë në  intervistën për Gazetën “Telegraf” duke skanuar raportin e CIA- dhe jo vetëm, pohon se raportet e tilla që prekin sfidat për Shqipëinë si qeverisja e dobët, korrupsioni, emigrimi dhe kanabisi kanë si përgjegjës spektrin politik . Av.Zaçe shprehet se në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka vetëm grabitje. Avokati edhe një herë kritikat i adreson tek vjedhja që po i bëhet popullit shqiptar nga politika dhe kompanitë e huaja që përfitojnë prej pasurive kombëtare, Kodit Zgjedhor me lista të mbyllura, mungesës së një shteti të së drejtës.

Drejtësia është në dorë të ekzekutivit, 4 prokurorë  të SPAK do të shkarkohen,në mos mund të arrestohen, sepse kanë bërë lëshime kundër ligjit

Avokat, cili është përgjegjës që Shqipëria nxihet në çdo raport ndërkombëtar, madje ndër to edhe CIA thekson se: Sfidat për Shqipërinë përfshijnë qeverisjen e dobët, korrupsionin, e emigracionin punëtorëve e se Shqipëria është një vend burimi për kanabisin ?

Faktori kryesor përgjegjës për këtë situatë të Shqipërisë është  klasa politike,  i gjithë spektri politik pa përjashtim  në të cilin bëjnë pjesë dhe janë emëruar dhe janë vendosur mbeturina të komunizimit të sigurimit të shtetit, ish oficerë të sigurimit të shtetit , shumë spiunë të sigurimit të shtetit, të cilët kanë marrë frenat kryesore të politikës në Shqipëri dhe kanë hartuar një ligj  antidemokratik dhe anti qytetarë, një kod zgjedhor nëpërmjet të cilit mbetet gjithnjë në pushtet. Për këdo që të votojmë ne, ato mbeten përsëri në  pushtet , po ato komunistë, po ato ish komunistë  edhe po ato gangsterë, banditë që vjedhin përditë popullin shqiptarë.

Sfidat janë , qeverisja e dobët , por në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka vetëm grabitje. Vetëm vitin e fundit që kaloi janë dhënë mld euro për koncesione. PPP-të nuk janë gjë tjetër veçse robëri dhe vjedhje sistematike e pronave dhe pasurive kombëtare.

Shikojmë në media që Patos Marinza ka vite që nuk ka derdhur një lekë, po ku ka vend tjetër të botës që mund të ndodhi një gjë e tillë , që të vijnë kompanitë e huaja të vjedhin e të grabisin pronën kombëtare dhe të mos paguajnë asnjë cerek leku, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Kjo ndodh pasi dy partitë e mëdha nuk janë gjë tjetër veçse marioneta të një grupi mafiozë të qeverisur dhe të vënë në pushtet nga Xhorxh Soros, dhe kohët e fundit po nxjerrë dhe disa filiza të rinj si këto partitë e vogla që kanë dalë në dritë dhe mundohen të mbajnë me çdo kusht pushtetin në Shqipëri. Pushtetin politikanët e mbajnë përmes Kodit Zgjedhor me marrëveshje, ku kanë vendosur që listat të jenë të mbyllura , 70% të mbyllura , kjo automatikisht i mban në pushtet cilëndo palë dhe pushtetin e ndajnë në tavolinë.

Këto janë mjeshtra të propagandës, nuk ka si këto për të gënjyer, për të mashtruar dhe për të vjedhur. Këto thonë jemi mirë , po si mund të jesh mirë kur për 10 vjet të kanë ikur  mln banorë , të ka ikur ajka e kombit , të ka ikur shtylla kurrizore e kombit që është rinia, të ka ikur të ka marrë arratinë, po kush është përgjegjës për këtë? Po këto nuk pranojnë faje kurrë. Më shumë se gjysma e PS, që s ‘është socialiste, por është parti e punës është në burg, ku gjysma tjetër është në ndjekje penale, një pjesë e tyre janë të thirrur dhe të akuzuar  nga SPAK-u. Dhe sërish Edi Rama thotë ; nuk e kam fajin unë , e kanë fajin ato . Është identike sjellja që kishte dhe Enver Hoxha , se partia nuk gabonte kurrë , ose Lenini thonte ne nuk gabojmë kurrë, vetëm komunistët nuk gabuan kurrë, teksa dhe Krishti e Muhameti thonin gabojmë. Këto mashtrojnë, vjedhin, sungjyrosin njerëzit, vetëm të mos i kenë nëpër këmbë.

Avokat Islami pohon se kemi një Qeverisje partizane të shtetit partiak dhe armik të shteti social dhe të së drejtës. Shqipërinë gjithçka mund ta quash vetëm shtet i së drejtës jo, madje nuk mund ta krahasosh as me diktaturat naziste apo fashiste se në fund të fundit ato do thonin kështu; ligjin e bëj unë, unë kam ardhur këtu dhe mbaroi, ndërsa ky thotë çkeni ju? Më keni mua, unë jam për ju! Ju dua shumë, më digjet barku për ju, dhe nga ana tjetër janë katandisur pensionistët shqiptarë në 110 euro pension dhe rrojnë me remitancat, që sjellin emigrantët nga jashtë shtetit. Madje janë remitancat që e mbajnë shtetin diktatorial në këmbë. Ne jemi në një diktaturë të paligjëruar, siç i do qejfi njëshit ashtu bëhet. Përgjimet e fundit që kanë ardhur dhe që janë vënë në dispozicion SPAK-ut, tregon katërcipërisht që këta janë hajdutë dhe gangsterë që nuk u lëviz një qerpikë pasi nuk ka kush t’i rrëzojë. Pasi opozita nuk di ku është vetë. Flitet se mund të behet qeveri teknike, po jo me këtë klasë politike. Do kthehet nga republikë parlamentare në presidenciale me 80 deputetë e 41 senatorë.

Të gjithë ato që flitet se akuzohen për vjedhje duhet të dalin të japin llogari. Tërheqjet zvarrë të kundërshtarëve u bënë për ta nënshtruar kundërshtarin.Unë persekutim do quaja kur të mos i lejonin të mblidheshin dhe të diskutonin, të bënin opozitë në parlament etj etj. Megjithatë atë ajo që po i bëhet Salianjit e të tjerëve është për t’u keqardhur.

 

Si e shihni të ardhmen e Shqipërisë me këto problematika?

Do merren pronat atyre që kanë vjedhur, psh e ke bërë hotelin t’i, ta gëzosh tani na thuaj ku i gjete lekët. Se jemi i vetmi vend në botë që kemi miliarderë në një hark kohor prej 30 vitesh që kanë dalë nga Kuvendi . Dhe të ashtuquajturit oligarkë të gjithë pasurinë e paratë i kanë marrë nga Kuvendi dhe ministritë, nuk ka punuar njeri që të rritet duke paguar taksat e tatimet në rregull me shtetin. Për një vit Shqipëria do marrë rrugën e zhvillimit e të mirqenies.Unë kam besim absolut të mbështetja e SHBA.

Si e shihni mosdënimin e ministrave dhe deputetëve të dalë nga përgjimet e dosjeve 339-184 të krimit elektoral, pasi akoma nuk kemi ndonjë nga këto zëra, të dënuar, çfarë tregon kjo për drejtësinë?

Drejtësia  në botë edhe këtu është në dorë të ekzekutivit, në bazë të informacioneve që kam unë dhe në SPAK nja 4 prokurorë do të shkarkohen , në mos mund të arrestohen, sepse kanë nxjerrë sekrete dhe kanë bërë lëshime dhe nuk kanë zbatuar ligjin siç duhet për kriminelët dhe hajdutët. Presim që drejtësia të vihet në rrugë të drejtë, se drejtësia nuk është fare në rrugë të drejtë , pale në derexhe e kthyen policinë e shtetit, që e bënë bashkëfajtore me gangsterët. Kjo është situata.

 Faleminderit!