Ing. Xhafer Murseli: Ku po shkojnë dhe kush i merr mineralet e rralla të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova?!

Xhafer Murseli

-Lufta për shembjen e shqiptarisë po vazhdon pa mëshirë në të gjitha drejtimet dhe në gjithë gjeografinë shqiptare për shkak të politikës.

– A e dinë qeveritarët e dy vendeve për kobaltin, nikelin, platinin, koncentratin e plumbit dhe zinkut, plumbin e rafinuar, argjendin, arin, zingun elektrolit?!

Sigal

-Sa është pasuria e Trepçës dhe kujt i është përgatitur prapaskena për ta gllabëruar?

-Trepça posedonte 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, germanium, platin, etj.

– Çdo ditë në ora 24,00 vinte ekstra Treni nga Beogradi nën përcjelljen e ushtrisë jugosllave dhe u ngarkonte me metale.

Ing. Xhafer Murseli

“Atdheu edhe po u la në dorë të një qeverie të ligë, edhe po u shpërfill, pëson fatkeqësi të shumta po nuk e humb shpresën se më në fund do të shpëtojë, por premtimet e të huajve dhe mbrojtja që ata mund të ofrojnë gjithmonë sipas interesave të tyre, e zhdukin atdheun përgjithmonë” Sami Frashëri:

Kohët e fundit po flitet shumë për metalet e rralla. Një nga këto vende me metale të tilla është Groenlanda. Një studim i vitit 2023 tregoi se 25 nga 34 mineralet e klasifikuara si “lëndë të para kritike” nga Komisioni Europian janë identifikuar në Groenlandë. Nxjerrja e naftës dhe gazit natyror është e ndaluar në ishull për arsye mjedisore, ndërsa zhvillimi i sektorit minerar pengohet nga burokracia dhe kundërshtimi i komuniteteve indigjene.

 Po Shqipëria dhe Kosova sa janë të pasura me minerale të rralla?

Kobalti, nikeli, platini dhe bakri janë burimet natyrore strategjike më të rëndësishme, gjurmë të të cilave janë gjetur gjatë hartografive të ndryshme të territorit. Burimet strategjike, veçanërisht në kontekstin e tranzicionit të gjelbër dhe konkurrencës teknologjike, meqenëse kobalti përdoret për prodhimin e baterive të litiumit dhe lidhjeve magnetike, nikeli është i dobishëm për përpunimin e çelikut dhe lidhjeve të tjera metalike, platini përdoret në aeronautikë, në kimikate, elektronikë dhe qelq. , ndërsa bakri përdoret në telekomunikacion dhe transport. Në minierën e Krastës janë gjetur shenja të pranisë së kobaltit dhe platinit, duke i shtuar arsyet pse duhet rihapur dhe eksploruar më tej. Në zonën Trull-Surroi-Nome-Lurë dhe përgjatë Skroskë-Bushtricë- janë zbuluar gjurmë nikeli, i cili tashmë po nxirret nga guroret e pjekura të Devollit dhe Kokogllave, të cilat do të përmbanin deri në një milion ton metal. Trekëndëshi i Prrenjasit. Sa i përket arit të kuq, bakrit, Shqipëria llogaritet të përmbajë deri në 52 milionë tonë mineral bakri . Vendburimet ekzistuese dhe të shfrytëzuara të bakrit gjenden në katër rrethe , Korçë, Kukës, Mirditë dhe Shkodër, por gjeologët mendojnë se të tjera presin të zbulohen edhe në pjesën tjetër të vendit. Po për 35 vjet ku kanë shkuar dhe kush i merr mineralet e rralla të shqiptarëve?!

Po në Kosovë?

Sa është vetëm pasuria e Trepçës dhe kujt i është përgatitur prapaskena për ta gllabëruar? Personalisht e kam përcjellur fushatën e fundit parazgjedhore në Dardani. As një fjalë për boshatisjen e shpejt të vendit nga të rinjtë, as një fjalë për mbylljen e shumicës se shkollave, as një fjalë për rikthimin e pasurive të plaçkitura nga grupet vendore të kamufluara me ndërkombëtar. E vetmja pasuri kombëtare që ka shpëtuar gjerë me tani në gjithë gjeografinë kombëtare janë minierat e Trepçës. Kjo pasuri shpëtoj jo falë politikuajve të pasluftës, por Serbia nuk lejoj privatizimin e saj. Nga fushata parazgjedhore dëgjova lajmin ogurzi se Trepçën se shpejti do ja japim një „miku tonë të madh dhe të fuqishëm“ Meqë ne kemi punuar se bashku me një numër shumë të madh kuadrosh, shumë të përgatitura profesionalisht, ndjejmë si obligim të shkruajmë diçka mbi këto pasuri kolosale. Që nga përfundimi i luftës e gjerë me sot është duke u zhvilluar një luftë speciale për të minimizuar pasurit tona minerare dhe energjetik, Po ripostoj të përmirësuar  shumë pak shënime mbi kombinatin Trepça: Para luftës Trepça punësonte rreth 22.000 punëtorë. Kuadri i Trepçës udhëhiqte me shumë sukses të gjithë sektorët e prodhimit, projektimit, hulumtimit dhe mirëmbajtjes. Produktet kryesore ishin xehet dhe koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar, argjendi, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfate, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi, municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte tjera. Produktet e Trepçës shiteshin në botën e jashtme dhe në gjithë ish-Jugosllavinë. Fatkeqësisht profiti që dilte nga Trepça shfrytëzohej nga Serbia e kryesisht nga ushtria jugosllave. Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”, meqë Serbia kishte themeluar Jugometalin në Beograd që tregtonte me produktet e Trepçes. Shkitorja dhe rafineria në Zveqan mbahej tepër sekrete, shifrat e metaleve të finalizuara nuk jepeshin asnjëherë realisht.

Zakonisht aty ku finalizohej dhe matej metali punonin kryesisht serbët dhe punëtorë shqiptarë te besuar ose analfabet. Çdo ditë në ora 24,00 vinte ekstra Treni nga Beogradi nën përcjelljen e ushtrisë jugosllave dhe u ngarkonte me metale. Përafërsisht 4000 t xehe prodhoheshin brenda 24 orëve vetëm në Stan-Tërg, por Trepça kishte edhe miniera të tjera që prodhonin xehe pa ndërprerë asnjë orë, si Kishnica, Novobërda, Ajvalia, Cernaci, Zhutoperla, etj. Bazuar në librin e Paul Stuart ‘Trepca Mining Complex’, Trepça posedonte 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, germanium, platin, etj. Sipas këtij libri, 60 milionë tonë plumb që janë 150 miliardë dollar (me çmime të atëhershit), 40 milionë tonë zink që janë 140 miliardë dollarë, (me çmime te atëhershit,) 50 mijë tonë argjend që janë 30 milionë dollar, (me çmime te atëhershit), shtuar mineralet dhe kristalet, vlera e saj është 500 miliardë dollarë”. Po tani kur çmimet e metaleve janë rritur eksponencialisht, kush mund ta vlerësoj këtë pasuri marramendëse, pa hulumtime dhe analiza shkencore. Ky libër ka ekzistuar në bibliotekën e Stanëtergut deri sa ka hy KFORI në Kosovë dhe kur janë larguar serbet nga Trepça kanë djegur komplet bibliotekën dhe të gjitha projektet e hulumtimeve të minierave të reja të Zjaqës, Magjerës, Melenicës, Vllahisë, Gumnishtës, etj.

Në konferencën e Prishtinës, e që u kurorëzua edhe me botimin e librit, Mund të gjeni shumë informacione shkencore dhe të rëndësishme jo vetëm për pasuritë e Trepçës por në përgjithësi për pasurit tona në gjithë gjeografinë shqiptare. Lufta për shembjen e shqiptarisë po vazhdon pa mëshirë në të gjitha drejtimet dhe në gjithë gjeografinë shqiptare. Nuk i kanë zgjedhur kot dhe pa qëllim qarqet e huaja “liderët” e gjithë gjeografisë shqiptare. Ja një Argument…Investimi në shkencë: Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Kosovë në 2025-ën: UP-ja financoi me 11 mijë e 400 euro 9 punime shkencore e gjashtë konferenca. Gjatë vitit 2025 personeli akademik i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit publikoi 9 punime shkencore dhe mori pjesë në 6 konferenca rajonale për të cilat mori mbështetje financiare prej 11,400 eurove nga Universiteti i Prishtinës. Ja kjo është ndihma që i jep qeveria arsimit dhe brezave të ardhshëm kur në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame.