Kanë fluturuar 35 vite kuër në atmosferën e jetës në Shqipëri u dëgjua zëri i Çamërisë, që solli aq shume shpres për trashëgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë dhe sot kemi një tjetërsim të asaj atmosfere, që ka shkaktuar dëshpërim. Është një situatë që duhet trajtuar me seriozitet këndej e tutje për të mos lënë hamendësira në këndvështrimin dhe trajtimin e këtij problemi mbarëkombëtar mbi të gjitha.
Jo vetëm grekët dhe qeveritarët e tyre, por edhe të ashtuquajtur analistë në gazeta dhe televizone bëhen palë me etiketimit se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët. Kjo filloi nga Nesti kerenxhi më 1946 me porosi të Enver Hoxhës e deri më sot që kanë shitur interesat mbarëkombëtare te Athina për pak para që dihet tashmë se kush i ka marrë ato se u bënë publike si në Greqi edhe në Shqipëri.

Menjëherë sjell në kujtesë se si dhe përse u formua Shoqëria Poilitike Atdhetare Çamëri (sot e quajmë Shoqata Çamëria) që fikson 10 janar 1991 dhe që mbledhja e parë e këshillit të saj u bë më 13 janar në një zyrë fronti tek vendi i quajtur “Varri i Bamit” në Tiranë. Isha pjesëmarrës nga Elbasani unë dhe patrioti Mehmet Izeti Sejko. Nismëtarët e kësjaj vepre madhori ishin shumë patriotë çamë që në krye zgjodhëm që drejtimin e Shoqatës ta bënte i mirënjohuri Abaz Dojaka.
Edhe pas një jave u bë një takim tjetër po në të njejtin vend më 20 janar 1991 dhe unë isha i pranishëm bahskë me profesorëshn çame të mirënjohurën Emin Sadiku. U shtruan mendime, u hartua dhe u bënë të njohura Statuti dhe Programi i kësaj Shoqërie Çamërie si një dritë jeshile për trajtimin dhe përcaktimin e strategjisë për zgjidhjen e problemit çam.
Të gjithë ne që kishim ardhur nga qytetet që populloheshin nga të ardhurit nga Çamëria, u gëzuam dhe morëm përgjegjshmërinë e formimit të degëve dhe fillimin e funksionimit të këtij institucioni të ri që ishte një dreitë jeshile për integrimin e çamëve sipas parimit “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, duke menduar e shpresuar se problemi ymë do të merrte rrugëne zgjidhjes.
Pa dashur të them emrat e atyre që flasin në tym siç e do edhe politika greke dhe grekomanët në Shqipëri, me bindje them se edhe sot shqiptarët e Çamërisë jetojnë atje me mednësi shqiptare, flasin shqip dhe këndojnë shqip, po aq sa edhe kanë traditat shqiptare. Ju keni qene atje dhe e keni vizituar duke thënë të tjera fjalë në atë emision që keni përgatitur, por që për mua si kolegu juaj që e njoh punën në TV se kam punuar shumë vjet në TV Dardan në Elbasna dhe që e njoh po aq mirë çështjen çame se jam nga Filati i Çamërisë, nuk duhet ta pohonit një mendim të tillë. Për hir të së vërtetës, se me këtë gjuhë flasin vetëm ata që nuk e njohin historinë ose me qëllim të caktuar veprojnë sinkron qëllimeve greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë, atyre që ndodhen aktualisht në vendin e tyre dhe atyre që u shpërngulën me dhunë mizore nga trojet e tyre.

Pa dashur të replikoj, i kthehem kujetsës së para 13 vjetëve dhe them se është e vërtetë se strategjia e grekëve është strategjia e asimilimit. Por nuk është faji ynë që sot në Çamëri ka shqiptarë autoktonë që flasin shqip, që mendojnë shqip, që kanë zakone shqiptare, që duan orgjinën e tyre shqiptare, me gjithë antiveprimet e Athinës zyrtare dhe të kamufluara përmes sillogjeve të ndryshme antishqiptare. Aq e vërtetë është kjo sa vizitat e shpeshta që bëhen në Çamëri, shkëmbehen shumë biseda, shqiptarët e atjeshëm flasin me dashuri dhe dhembje për bashkatdhetarët e tyre që u shpërngulën me dhunë e genocid.
Dikur lexoja në një shkrim një shprehje që “… Është e lehtë të largohesh nga ata që ju kërkojnë me sy. Por është mëkat të largohesh nga ata që të kërkojnë me zemër…”. Edhe unë pajtohem me këtë përcaktim që, jo se më vjen për shtat, por se kjo është e vërteta.
Një bisedë me ish kryeministrin Alkeksandër Meksi mu shpreh se e ka mirëpritur dhe vlerësuar Shoqatën Çamëria. Dhe për të treguar njohjen e hershme me personalitete të Çamërisë, kujtoi një histori të viteve të luftës nga viti 1940 kur gjyshi i tij Thoma Panajoti Meksi kishte qenë mësues në Filat dhe ruante kujtimet më të mira të një qyteti siç ishte Filati me njerëz bujarë dhe mikpritës dhe të zgjuar siç ishin edhe në Paramithi e gjetkë. Dhe në Filat gjyshi i tij ishte bërë mik me personalitetin Musa Demi (sot “Nderi Kombit”) për të cilin vlerësonte angazhimet e tij për vendin si një njeri me ekuilibra që dinte të vepronte në kushtet e ndikimeve të politikave greke.
I nderuari ish kryeministër më rrëfeu se miqësinë me Musa Demin gjyshi i tij Thomai e ruajti edhe kur erdhi në Tiranë Xho Musai i pari njeri i njohur që kishte ruajtur kujtimet ishte Thoma Panajoti Meksi. Ai e ndihmoi të orientohej në kryeqytet dhe të krijonte marrëdhëniet në favor të familjes që tashmë ishte shpërngulur pas ngjarjeve që ndodhën në Çamëri nga genocidi grek. Bile shtoi edhe se kishte ndihmuar edhe djemtë e Xho Musait sidomos Resulin kur punonte në një fermë. Ishte kjo lidhje që bëri edhe mbështetjen ndaj Shoqatës Çamëria pas formimit të saj meqë kryetar i saj ishte miku i tij i zyrës personaliteti Abaz Dojaka.

Ajo që më ka tërhequr edhe mua në vlerësimin që tregonte ishte edhe ajo histopria e debatit që Meksi si kryeministër kishte bërë me ish kryeministrin Mecotaqin (babai i të sotmit) dhe që debatin mes tyre unë kam pasur fatin ta publikoj në nëj media të shkruar dhe kjo u bë shkak që të bisedonim kohë më parë dhe që këto ditë me kujtoi se “e kisha mik Abaz Dojakën, se punonim bashkë dhe ishim miq”. Ndër të tjera ish kryeministri kujton se pas ndarjes nga jeta të kryetarit të parë të Shoqatës Çamëria në vitin 1994, ai që e zëvendësoi atë i kishte shkuar në zyrë bahskë me nënëkryetarin dhe i kishin kërkuar poste dhe vende për të qenë listë për deputetë. Ndërkohë që Meksi më tha që “mbeta i habitur sepse unë prisja që të më thonin e të më kërkonin ndihmë për Shoqatën dhe jo për interesa personale, ndaj edhe u thashë se me këto punë merret partia” (PD në pushtet).
Për më shumë për realitetin e sotëm
Në ecurinë e kësaj Shoqate me emër të madh dhe kauz të shenjtë, si e para e krijuar pas PD, ka pasur shumë dritë-hije të gërshtetuar me interesat e individëve drejtues në vend që të merreshin dhe të kmendonin për rrugët për zgjidhjene problemit apo hartimin e ndonjë strategjie për trajtimin e këtij problemi të madh dhe të vështirë.
Dihet se jemi të rrethuar nga fqinjët që sillen si gjarpërinj me ne shqiptarët, kjo është e provuar gjithashtu. Por e keqja injektohet edhe nga brenda atyre që flasin në emër të çështjes çame, që manipulojnë me emër të çamëve, marrin edhe mandate deputetësh dhe më pas “ku ishe asgjëkundi, cfarë bëre asgje” sidomos kjo nga formacioni politik që fliste në emër të çamëve.
Si bir i një familjeje të nderuar çame, shqetësohem dhe më vjen keq që përballem me realitete të tilla që nuk kanë lidhje me Çamërinë, por që bëhen në emër të Çamërisë. Më vjen keq që shoh dhe përjetoj momente krize dhe paqartësie të qëllimshme brenda çamëve që nuk di se çfarë të bëj dhe ku të drejtohet. Janë 35 vjet kontribute që personalisht dhe familjuarisht kam dhënë në të gjitha format dhe me çfarëdo lloj mënyre në shërbim të problemit që tashmë është fiksuar si një nga më të patrajtuarit zyrtarisht nga shteti shqiptar, por që është i ndjeshëm për çdo shqiptar.
Ndoshta çdo problem ka kohën e vet dhe vendin e vet për tu zgjidhur, por shtrirja në kohë dhe në hapsirë e çështjes çame kërkon para së gjtihash përgjegjshmëri dhe zbritjen me këmbë në tokë dhe jo ngatërrimin nëpërkëmbë të interesave personale të individëve që dalin në dritë si kërpudhat pas shiut dhe kurrë nuk morën përsipër sinqerisht çështjen çame, por gjetën ndonjë vend pune aty këtu që më pas bëheshin pjesë e qeverisjes dhe jo e kauzës çame.
Si ndjekës i vëmednshëm i kësaj çështjeje dhe si publicist eskluzivisht për problemin çam që i kam të mbledhura në libra si “Kosova dhe Çamëria – përmes dëshmive rrënqethëse” (2009), “Çamëria – Toka pa njerëz, njerëzit pa tokë” (2020, “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” (2021”, “Lidhjet e Elbasanit me Çamërinë” (2023) dhe së fundi “Çamëria … Heshtja që vret” (2025), kam detyrimin që të them se tendencat e herëpashershme për futjen e përçarjes mes çamëve nga të quajturat parti politike. Duhet thënë se ka sjellë një qorrsokak dhe futjen në kalendat greke të problemit çam, ndarjen e çamëve në dy parti politike, tingëllon si qëllim ogurzi dhe i papranueshmë. Janë po të njejtit njerëz që ishin disa vjet më parë dhe të shkëputur në atë kohë nga PDI për shkaqe thjesht personale dhe sot na kthehen si “engjëj” që bëjnë puinën e djallit. Për shkak të njohjes edhe të vetë njerëzve që merren me këtë lloj organizimi, dyshoj dhe kam të drejtë të dyshoj se ka një ndjeshmëri të vërtetë, kur marr vesh se ata që bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje janë po ata që njihen për punë të tilla si limontozi në qumësht. Të gjithë këtyre njerëzve u citoj kujdesin që bënte Sami Frashëri, filozofi i Rilindjues Kombëtare, kur thoshte se : ” Gjithësecili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është për t’u qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet; por s’ka poshtërsi më të madhe se të vesh atdheun në rrezik për interesa personale.”. Sinqerisht sot çështja çame është në rrezik dhe në forma të tjera asimilimi të dënueshme nga amaneti i prindërve dhe gjyshërve tani para Zotit.
Jam ndjerë keq një ditë në Elbasan, kur u përballa me një patriotin tim me të cilin kam shkuarje si çamë që jemi dhe, ngaqë unë isha i shoqëruar me një njeriun tim që nuk fliste me patriotin, ai ktheu kokën mënjanë dhe u shkëmbyem pa asnjë përshëndetje. Ishte nga ata të PDIU-së. Më their në zemër, më dhembi shumë ky fakt, duke shkuar në mend se deri ku ka shkuar puna brenda neve çamëve. Kjo jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera ku ka shqiptarë trashëgimtarë të Çamërisë. Dhe e gjithë kjo situatë vetëm nga politika e futur mes nesh jo si shans për të qenë pjesë e zgjidhjes së çështjes çame, por si shanse për interesat personale siç bënë ata tëe PDIU që janë mësuar të bëjnë lëvizje në drejtime të ndryshme kaotike që të lënë shijen e hidhur të helmit që hidhet në ujin e pastër.
Ne çamët njihemi historikisht për sinqeritetin dhe aftësinë për punën dhe gjykimet e drejta, po aq sa edhe për nikoqirllëkun dhe aftësinë për të respektuar njeri-tjetrin, si dhe për fqinjësinë e mrekullueshme. Por shfaqja e fenomeneve të fundit të përplasjeve të njerëzve brenda llojit dhe përdorimi i fjalorëve të mbushur me terminologji jashtë çështjes dhe trajtimit të strategjive për të realizuar zgjidhjen përfudnimtare të të drejtave të çamëve, janë hapur punë e inteferenave të agjenturave antishqiptare që hedhin gurin e fshehin dorën. Ne çamët kemi qëllime të mëdha për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë dhe ky është një nga profecitë e mëdha në këtë dekadë të ngjarjeve të mëdha jo vetëm në botë, por edhe në rajonin e Ballkanit dhe të kombit shqiptar.
Epilog
Si është e mundur që unë një nga pjesëmarrësit e parë në formimin e Shqoatës Çamëria dhe kontribues në këto 35 vjet për problemin çam, jo vetëm nuk e kam takuar, po as edhe e njoh atë që është komanduar kryetar i Shoqatës Çamëria. Ashtu si unë edhe hsumë e shumë çamër të tjerë dhe ai njeri, pa e paragjykuar, si nuk ka kurajon të dalë e të flasë hapur apo të japë dorëheqjen se nuk e kreu misionin që i dhanë si i komanduar. Çështja çame kërkon burra që kanë përgjegjshmëri dhe mbajnë në shpirt amanetet e të parëve.thirrja Hymn i Çamëris kërkon : – O ju djemtë e Çamërisë, / ku do jeni dhe jetoni / Amaneti Perëndisë / Çamërinë mos e harroni ?.





















