Gëzim Llojdia: Vajzat e fshatit të Ali Asllanit

1…Një episod i vogël fshati. Atje s’kishte udhë asokohë me zift.Atje s’kishte xhiro pasditeve.Ishte  fshati me emër vajze, por ishte fshati i Ali Asllanit.

2.Ishte një mbrëmje vere dhe po zbrisnim nga qyteti ilir Amantia.

Sigal

Një diell i përskuqur, që e kishim lënë të ikte, në punë të vet.

Dhe atje poshtë fshatit, një grup vajzash dhe djemsh të fshatit kokëulur shkuan pas mekamit.

Po ç’dreq, do bënin ato pas mekamit?Zakonisht në ato vende hyet nga dera dhe ajo është hapur  dhe jo pas murit të tij.

Ata dhe edhe ato, pasi nuk panë më njeri në xhadenë e braktisur po shijonin çastin ëmbëlsor.

Pastaj dy e nga dy  mbështetur pas murrit  filluan të qeshnin, të preknin duart e njeri tjetrit. Me ato shikime gjithë nur kjo skenë e bukur vere.

Ne ishim brenda vendit të shenjtë dhe makinën  e kishim lënë përtej udhës sipër saj ishin ca ngrehina fshati .

Nuk e mbaj mend, ç’ka thënë Ali Asllani në poezinë e tij,por ajo pamje ishte  mbrëmja më e bukur e një nate vere.

Kjo ishte koha e njohjes së të rinjve.Ky ishte vendi i shenjtë, që i bekonte në ato lidhjet e tyre dhe ato  e dinin mirë këtë.Dhe djemtë nuk presin  gjë tjetër, veç fjalës se ato pranonin lidhjet e tyre.Ecëm përpara pa bërë zhurmë.Të mos prishej ajo skenë e bukur.Zbritëm në xhade.Më mirë të vozitësh. Fryma e tyre, dukej se jetës i ka zënë frymën. Çfarëdo drejtimi, që mund të marrin karvanët e tyre, sepse aty mplekseshin  dashuria dhe  feja dhe çfarë mbetej, më për besimin?

E dini çfarë ka thënë?

Muhyiddin Ibn Arabiu:

Ajo tha:

Unë u çudita me një dashuri
që e kalon lavdinë e saj,
përmes luleve të kopshtit,
ndërsa ato lulëzojnë.

I thashë: mos u çudit
me atë që shihni!
Ju e shihni veten
në pasqyrën e një burri.

4….Po mugej dhe ato mbështetur dy e nga dy   dukeshin të pacipë,por të bukur dhe që të kujtonte një kohë idilike….

5.Ali Asllani ka thënë kështu në poezinë e tij.
“…Kush të ka dërguar, Hëna apo Dielli?
Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qielli?
Ka të tilla pyje nëpër ata yje?
Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?”

Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush është ai mall,
që të ndez e derdhe e uturin mbi zall?

Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup!
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’!
Në je ndonjë lule, e ku do kesh mbirë,
si mundet e bënet lulja kaq e mirë?

Nëse je sorkadhe, lumthi kush ka çupa!
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur;
trupi i yt i bukur si flori i situr.
Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur,
cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku është ai pyll, ku është ai mur,
ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

Un’ jam një arbreshe, rroj këtu në rrëza;
një gjak e një gjuhë kemi me thëllëza.
Pullumb e sorkadhe jemi farë e fis,
kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

Çdo të mira kemi, djelli si ar,
derdhet përmbi neve nga çdo vënd më par’.
Lul’ e vëndit tënë katër stinat çel,
edhe erë e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush më ka qëndisur?
Është dritë e dielli, që më ka stolisur!
Është dritë e diellit, është dritë e hënës,
më shum’ nga të gjithë është sisë e nënës!