Flet Dr.Vladimir Mici: Problemet ekonomike vijnë nga degjenerimi i përditshëm moral i elitës politike, humbja e perspektivës dhe qasja ndaj problemeve ekonomike me diletantizëm. Kemi 35 vite dhe ngelëm në fund. Kjo do të thotë që këta politikanë ose nuk dinë të drejtojnë ose nuk janë të interesuar për mirëqenie! Mendoj se vitet e mbetura të qeverisjes do të jetë po njëlloj në paga, në pensione, me kujdesin shëndetësor mizerabël, sistemin tatimi jo efektiv dhe mekanizma ekonomik që synojnë bllokimin e prodhimit vendas.
-Kemi 35 vite dhe ngelëm në fund. Kjo do të thotë që këta politikanë ose nuk dinë të drejtojnë ose nuk janë të interesuar për këtë mirëqenie!
-Mendoj se vitet e mbetura të qeverisjes së PS do të jetë po njëlloj në paga, në pensione, me mbulime shëndetsore dhe kujdes shëndetësor mizerabël
-Ne kemi një sistem tatimi jo efektiv dhe nga ana tjetër përdorim mekanizma ekonomik që synojnë bllokimin e prodhimit vendas.
– Qeveritë vazhdimisht premtojnë, por premtime të tilla si pensioni minimal 200 euro është katastrofik, që do të thotë o popull vdis!
– Për të rinjtë ka të ardhme të zymtë pasi çmimet e banesave rriten 100 euro çdo vit dhe s’ka aanjë ndërhyrje në paga apo në biznesin e shitësit.
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Për vitin 2025, paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar. Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021. Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqedoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori u bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve. Nga ana tjetër: Në 2025 Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit. Plot 44% e të anketuarve deklaruan se do të donin të shkonin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një përqindje që e vendos vendin tonë mbi mesataren rajonale dhe mbi të gjitha ekonomitë e tjera të përfshira në sondazh dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut. Kosova dhe Bosnja në anën tjetër kanë nivele disi më të ulëta të dëshirës për emigrim me 35 dhe 34 për qind secila, por sërish në nivele të larta në krahasim me shtetet e tjera të Europës. Shqipëria dallon nga Rajoni, jo vetëm për intensitetin e prirjes drejt emigrimit, por edhe për natyrën e thellë dhe afatgjatë të fenomenit.Arsyet pse Shqipëria kryeson rajonin lidhen ngushtë me faktorë ekonomikë dhe socialë. Diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian mbeten një shtysë e fortë, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar. Këto diferenca kombinohen me mundësitë e kufizuara brenda vendit për punë të mira dhe zhvillim profesional, duke krijuar bindjen se zhvillimi personal dhe ekonomik është më i arritshëm jashtë vendit.

-Mici! Për vitin 2025, paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto të ardhura janë shytja kryesore që shqiptarët të rrisin dëshirën për emigrim. Madje shohim që prodhimet bujqësore të Maqedonisë kanë mbytur tregun shqiptar. Komenti juaj?
Duke parë të ardhurat e vitit 2025 pagat minimale sipas vendeve të rajonit ne përsëri vërejmë nivele të trishtueshme, ku ne përsëri jemi të fundit në rajon. Këtu kujtojmë se pjesa më e madhe paguhen me paga minimale dhe disbalanca bëhet akoma me e madhe: Kur ne i referohemi nivelit të pagave duhet të kemi parasysh edhe fuqinë blerëse me ato paga. Në Shqipëri ky indeks,i cili llogarit pagën sipas fuqisë blerëse rezulton se edhe me vende të tilla të rajonit si Maqedonia e Veriut pagat e llogaritura sipas fuqisë blerëse janë shumë më të ulta. Llogaritja e pagave sipas fuqisë blerëse nënkupton që paga nominale në Shqipëri blen me pak mallra se në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, etj, ose e njëjta shportë në vendet e Rajonit është më e lirë, se sa në Shqipëri dhe kjo vjen nga dy faktorë: faktori i parë është rendimenti i ulët i punës në Shqipëri, që lidhet edhe me një strukturë teknologjie dhe pune jo adekuate, sistem tatimi jo efektiv dhe nga ana tjetër përdorimi i mekanizmave ekonomik që synojnë bllokimin e prodhimit vendas, që vjen në formën e subvencioneve për bujqësinë, blegtorinë dhe krijimin e kushteve për prodhime cilësore. Mungesa e kontrolleve dhe paaftësia e qeverisë për të garantuar standarde prodhimi dhe shërbimi, detyron që në vend të ketë dyndje prodhimesh dhe shërbimesh të huaja, të cilat maskohen dhe materializohen me çmime të larta.

-Pra gjithë këto probleme vijnë nga vizioni ju i duhur i qeverisë për ekonominë shqiptare?
Në fakt degjenerimi i përditshëm moral i elitës politike, humbja e perspektivës dhe qasja ndaj problemeve ekonomike me diletantizëm na garanton se edhe trevjeçari i ardhshëm do të jetë po një lloj ne të fundit në paga, në pensione , me mbulime shëndetësore dhe kujdes shëndetësor mizerabël,(kur për të marrë ilaçet në spital që duhen duhet të gjesh mik ministrin ose kryeministrin, apo shefat e opozitës). Për të marrë një vënd pune duhet të paguash , ku qasen përditë platforma të papërgjegjshme dhe të paprovuara të punësimit dhe kualifikimit. Gjatë gjithë kohës ajo që kërkohet është të paguash çmimin e hidhur të korrupsionit të zi. Sot një liçensë është e lidhur me shuma nën dorë, që është vështirë të përballohet nga një qytetar i ndershëm i këtij vendi.
Sigurisht a mund të ketë qasje reale?
Po ne dëgjojmë nga krahët e politikës që do rrisim nivelin e investimeve , do rrisim pensionin, pagat . Kemi 35 vite . Ku jemi përsëri në fund . Pyetja që vjen është? Kur do dalim nga ky fund? A ka pasur një strategji dhe përsa kohë strategjia do jepte efekte?. Të dy palët duhet t’i përgjigjen publikut pse dështuan dhe çfarë kostoje morën, sepse janë po ata? Ata vazhdimisht premtojnë, por premtime të tilla si pensioni minimal 200 euro është katastrofik, që do të thotë o popull vdis. Sepse tej kësaj shprehje nuk shoh se askujt nuk do t’i mungojnë ilaçet, shërbimi, skanimi, apo mbështetja shëndetësore për popullin. Thjesht një premtim që nuk siguron jetë dinjitoze. Mungesat do t’i justifikojnë me mungesën e tenderit, planifikimin e gabuar, korrupsionin etj., etj. Për të rinjtë ka të ardhme të zymtë; pasi çmimet e banesave rriten 100 euro çdo vit dhe s’ka asnjë ndërhyrje në paga apo në biznesin e shitësit. Kemi 35 vite dhe ngelëm në fund . Kjo do të thotë që këta politikanë ose nuk dinë ose nuk janë të interesuar për këtë mirëqenie. Sot më shumë anon nga e dyta. Sot nuk janë të gjithë të paditur, pavarësisht se strategjia është për të krijuar sa më shumë të tillë. Sot duhet t’i thuash këtij populli të vërtetën. Nqs marrim për shembull për model Francën. Franca e ka pagën mesatare mujore 3928 euro dhe ajo do të rritet ta zëmë me 2% në vit e jona do të rritet me 10% vit. Kjo mënyrë projekton që pas 10 vitesh paga do të jetë në Francë mesatarisht 4788 euro, ndërsa në Shqipëri 1818 euro.




















