1-Kjo e fundit rezulton të jetë e vërtetë të paktën në statistika.
Flenë 1 orë më shumë se mesatarja e mbi të gjitha, mund të jenë ndër të vetmit që gati gjysmën e ditës e kalojnë kafeneve Sipas studimit, shqiptarët ia kushtojnë plot 38% të kohës, ose 9 orë gjumit.
U befasova kur I.N.S.T.A.T. deklaroi se 30% e të rinjëve nga mosha 15-29 vjeç s’venë as në shkollë e as në punë!
Dhe më tej , në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për normën më të lartë të popullsisë inaktive.
Pagat më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i parë në Botë për numrin më të lartë të bar-kafeneve për 100 mijë banorë.
Që shqiptarët e kanë ‘hobi’ të qëndruarit sa më shumë nëpër kafene, këtë e dëshmon fakti që në çdo orë të ditës ato janë të tejmbushura. Ka nxënës e studentë që i bëjnë bisht ndonjë ore mësimi dhe zgjedhin baret për të kaluar atë që mund ta quajnë edhe si kohë të lire, ndonëse nuk është aspak kështu. Ka të rinj dhe jo vetëm të papunë të cilëve u mjafton një kafe, për të kaluar aty disa orë nga dita e tyre e gjatë dhe pa asnjë angazhim.
2-Sa na peshon koha?
Koha është gjëja më e shtrenjtë që duhesh të kujdesesh për të, ndërsa është gjëja më e lehtë që mund të humbësh. Shumë ankohemi se s’ kemi punë! Meqenëse s’kemi punë gjejmë varjante nga më të ndryshme për ta mbushur, por pa “bereqet”. Shumë njerëz e “shtyjnë” e jo “mbushin” kohën. S’u peshon koha se s’duan ta “mbushin” e jo s’kanë me se e “mbushin”. Ka shumë mënyra për ta”mbushur” kohën. Kjo varet nga individi, prirjet, kushtet social- ekonomike niveli kulturor mentaliteti e tjerë. Ai që e shfrytëzon kohën në punë të mira është i lumtur, ndërsa ai që e humb kohën e tij, ka humbur gjithçka. Mos e lër punën e sotme për nesër. Lëri “kohë-kohë” janë disa thënie jo vetëm për t’i dëgjuar por dhe për t’i zbatuar. Nëse vëzhgojmë njerëzit në kohën e sotme, do të shohim se në shfrytëzimin e kohës janë të apasionuar pas celularëve. Kudo në kafene e sidos vajzat i gjenë me cellular, cigare për disa orë! Komunikojnë, bisedojnë, fotografojnë duke humbur kohë. Koha e lirë është koha që ka në dispozicion njeriu për veprimtari të lirë.
Një ditë, Pr.Dr A .Teta më ankoheshin se nuk i dilë koha . Pr. Dr.P. Çina, F. Nasufi, M. Bode, Ll. Konomi, H. Guri, A. Nurellari, C. Koshi ankohen se s’i del koha……. !
3- Mbi kuptimin filozofik të kohës.
Të mendosh për kohën do të thotë të mendosh për vetë egzistencën. Koha është copa prej të cilës është bërë kjo ekzistencë. Duam apo s’duam ne, jemi apo s’jemi, ajo ekziston! Ajo është e paasgjësueshme dhe patjetërsueshme. Rrjedh nga e shkuara, tek e tashmja, drejt së ardhmes. Në këto tre çaste të kohës me sa duket vetëm e tashmja jetohet realisht. E kaluara dhe e ardhmja janë të zhveshura nga çdo qënie e vërtetë.
E shkuara s’ekziston më, kurse e ardhmja nuk ekziston ende. Drejtë thonë, që kur ke kohë mos prit kohë. Koha është jeta. Koha është “nënë” kur e shfrytëzon e “njerkë” kur e shpërdoron.
Kemi arritur në një pikë të jetës që s’duhet të humbasim më tepër kohë për ata që na shqetësojnë ditë e natë me moral të shtirur. Na ka sosur durimi nga kritikat e ndërsjellta, të pa bazuara dhe akuzat e ç’do natyre. Është më tepër se një hipokrizi që të kënaqësh ata që s’të pëlqejnë vetëm s’e kështu i bëhet qejfi atij apo këtij! S’i mund t’ju bëzëqeshësh atyreve që s’ju qesh buza kurrë për n. Duhet të vëndosim që t’ mos bashkëjetojmë me hipokrizinë e pandershmërinë dhe lëvdatat e tepërta që i dëgjojmë shpesh nga servilët e morali i interesit ! Në këtë situatë s’mund t’i përshtatemi, duke pranuar krahsimet e konfliktet artificiale! S’duhet të pëlqejmë një miqësi hipokrite gënjeshtare!
4-Shifra shqetësuese.
Vetëm 13% e zë aktiviteti që sjell të ardhura, pra punë e paguar. Sa i përket kohës së lirë, ajo konsumohet në mënyrë joeficiente nga të dyja gjinitë. Në Tiranë, mesatarisht 1 orë e 15 minuta në ditë i kushtohet studimit, e nga këto, leximi për kënaqësi numëron vetëm 11 minuta, ndërsa rreth 2 orë shpenzohen para televizorit. Kohën më të madhe, rreth 12 orë, e zënë aktivitet personale, konkretisht, kujdesi ndaj fëmijëve, ushqimi, punët e shtëpisë, pazari etj, ndërsa pjesa tjetër është qëndrim në kafene. Për sa i përket ndarjes mes femrave dhe meshkujve, burrat janë ata që punojnë më pak, por janë më të paguar. Pavarësisht përpjekjeve, burrat vazhdojnë të jenë pakicë, kur bie fjala për punët e shtëpisë, pasi ajo që ndodh brenda 4 mureve vazhdon të mbetet detyrë e grave. Në këtë pikë, 95% e fermave të moshës 15-64 vjeçe dhe vetëm 37% e meshkujve 15-64 vjeç janë të përfshirë në punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët, përgatitjen e ushqimit. Për orë të barabarta të shpenzuara në punë të paguar nga burrat dhe gratë, orët e punës totale për gratë i tejkalojnë orët e punës totale të meshkujve (turni i dytë i punës për gratë është “puna e papaguar”. Meshkujt shpenzojnë shumë më shumë kohë në punë të paguar se femrat, si për sa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe në terma përqindjeje të personave që kryejnë punë të papaguar në një ditë mesatare. Vetëm 32% e femrave shpenzojnë kohë për punë të paguar, krahasuar me 56% të meshkujve. Femrat dhe Meshkujt në zonat rurale shpenzojnë më shumë kohë duke punuar sesa ato të zonës urbane. I vetmi grup që kalon më shumë kohë në punën totale si në ditët e javës, si në fundjavë, janë gratë rurale. Të pasurit e fëmijëve më të vegjël se 7 vjeç ka një ndikim shumë të madh në mënyrën e përdorimit të kohës për femrat. Ato bëjnë shumë më shumë punë të papaguar, krahasuar me ato që kanë fëmijët më të rritur. Për meshkujt, të pasurit apo jo fëmijë përbën një diferencë të papërfillshme. Shprehur në terma relative, rreth 50% e një dite mesatare në Shqipëri i kushtohet aktiviteteve personale, 25% punës dhe 21% aktiviteteve të kohës së lirë. Rreth 15% e kohës i kushtohet studimeve pa asnjë lloj diference femra dhe meshkuj. Studimi jep një rrafsh krahasues edhe me vendet e tjera. Për këtë janë marrë nën shqyrtim 3 shtete. Një në Ballkan (Sllovenia), një në Europën Jugore (Italia) dhe një në bllokun Nordik (Suedia). Mes katër vendeve, meshkujt shqiptarë shpenzojnë më shumë kohë nga të gjithë gjinitë për punë të paguar. Arsyeja për këtë është puna edhe në fundjave. Ndërsa sa i përket femrave, ka rreth 2 orë diferencë.
Përfundimisht: “Ka njerëz që një pjesë e kohës i shkon duke vepruar gabim, pjesa tjetër duke mos bërë asgjë, kështu që e gjithë koha u shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhet të bënin. Të ndërgjegjësuarit për gabimin, ata me shfrytëzimin e kohës binden se ky është hapi i parë për t’ju afruar sadopak lumturisë, që aq shumë e dëshirojmë, por jemi shumë larg për ta përvetësuar! Kjo vetëm për fajin tonë”!




















