Evdal Nuri: Pasionet lindin, por kurrë nuk vdesin…!

Evdal Nuri

Pasionet janë të ndryshme. Fjala vjen për artin, sportin, natyrën, shkrimet. Shpesh njerëzit e ndërtojnë jetën rreth këtyre vlerave pozitive. Kur e ndan pasionin me të tjerët, krijohen lidhje më të thella. Një njeri që flet me pasion për atë që do, ndez shkëndijë tek të tjerët. Pasionet pozitive janë kundërhelmi natyral i apatisë dhe i boshllëkut. Afrojnë njerëzit me botën. Fillimisht tek njeriu ndikon kodi gjenetik. Shoqëria ndikon në pasionet pozitive, por dhe negative.


I kemi  pozitive, dhe negative. Ato formohen në përputhje me situatat ekonomike , social- kulturore të një vendi. Pasionet paraqesin një përzgjedhje mes perceptimeve, mendimeve, bindjeve dhe sjelljeve që përjetojmë gjatë jetës

1-Pasionet pozitive.

Sigal

Ushqejnë energji . N’a ndihmon të rigjenerojmë veten më shpejt për ç’ka kemi interes. Është një mënyrë për të dhënë dashuri sa më shumë njerëzve. Ai bën që edhe dita më e zakonshme të mos jetë bosh, edhe pse është i lodhshëm për t’u realizuar .

Me kalimin e kohës shndrrohen në pasione të konsoliduara. Pasionet janë të ndryshme. Fjala vjen për artin, sportin, natyrën, shkrimet. Shpesh njerëzit e ndërtojnë jetën rreth këtyre vlerave pozitive. Kur e ndan pasionin me të tjerët, krijohen lidhje më të thella. Një njeri që flet me pasion për atë që do, ndez shkëndijë tek të tjerët.

Pasionet pozitive janë kundërhelmi natyral i apatisë dhe i boshllëkut. Afrojnë njerëzit me botën. Fillimisht tek njeriu ndikon kodi gjenetik. Shoqëria ndikon në pasionet pozitive, por dhe negative. Në Shqipëri çmimet e disa produkteve bazë janë dukshëm më të larta se mesatarja e BE- Raporti mes pagave dhe çmimeve, është shumë më i pafavorshëm në Shqipëri sesa në BE. Këto zbehin dukshëm pasionet positive, duke sjellë varfëri e nxitur njerëzit për akte të pasioneve negative të dhunshme. Kur ndan pasionin me të tjerët, krijohen lidhje më të thella. Është një mënyrë për të dhënë dashuri pa fjalë.


2
Pasionet më nxitin të shkruaj në vite..!

Në fakt kam shkruar dhe më parë, në Gazetën”Mësuesi,” Revistën pedagogjike” Shkrime për arsimin , metodat e mësimdhënies, forcimi cilësor i shkollës , pregatitja shkencore e mësuesit, mbi përsëritjen paralele e të përgjithëshme, bazën materjale, punët e pavarura  e tjerë. Këto krijuan pasionet pozitiv, për të shkruar. Tani dua të shkruaj për arsimin, mbase 40 vjet punë kanë krijuar pasione pozitive ? Çuditem jo vetëm s’ka gazetë për mësuesin , por s’dëgjoj qoftë dhe një herë nga armata e madhe e mësuesve të shkruhet artikull për përvojën pozitive , apo problemet që ka shkolla tani! Jo vetëm mësuesit, por dhe psikologët, nuk ndihen duke dhenë qoftë dhe një mendim për problemet, që hasen në shkolla sot. Vetëm në lajmet dëgjojmë të padëgjuara e menduara më parë . Vrasje, drogë, duhan, sjellje të pahijshme, mungesa e dëshirës për të mësuar nga nxënësit mbajtja dhe përdorimi i armëve duke krijuar viktima. Këto hedhin baza për pasinet negative. Shkolla atëhere ka patur kërkesa të forta duke i paisur nxënësit me pasione pozitive. Ata studjuan jashtë shtetit e u dipllomuan s’i nxënës ekselent. I. Toska e N. Luari në Hungari , A.Teta , P. Çina në Poloni . N. Lavdari e M. Bozdaxhiu. B.Sovjetik , S. Kurteshi Bullgari ,G Toska në Francë… Të gjithë dhanë kontribute të shquara në krijimin e pasioneve pozitive në vendin e tyre. Nëse doni të jeni të lumtur, të suksesshëm , duhet të gjeni pasionin tuaj dhe atë t’a zbatoni gjithë jetën. Ajo që supozon kjo, sigurisht është se ne kemi një pasion të veçantë, përcaktues dhe e dimë  saktësisht se çfarë është. Pasionet e dikurshme nuk janë thjesht të harruar, por kapituj të rëndësishëm të historisë sonë personale. Duke u rikthyer te një pasion i vjetër, keni diçka për të treguar jo vetëm për të kaluarën tuaj, por për rrugën që keni bërë deri më sot. Këto histori shpesh janë më të rëndësishme sesa një karrierë e suksesshme apo një arritje; janë pjesë të identitetit që pasqyrojnë përvojat, emocionet dhe aspiratat tuaja. Aktivitetet që kemi dashur dikur shpesh janë të lidhura me vlerat dhe qëllimet tona. Kur u riktheheni këtyre pasioneve, mund të zbuloni anë të reja të vetes dhe të gjeni kuptim të ri në jetën tuaj të përditshme. Pasionet pozitive të vjetra janë një kujtesë e asaj që ka qenë gjithmonë e rëndësishme për ne dhe përmes tyre mund të riforcojmë ndjenjën e qëllimit në jetën tonë.


3-Psikologu i shkollës për pasonet…!?

Psikologu shkollor konsiderohet si pjesë e pandarë e grupit të punës në shërbim të nxënësve. Ata duhet të kombinojnë punën e tyre me mësuesit kujdestar, prindërit, drejtuesit e shkollave, organizatat jofitimprurëse, oficerin e sigurisë dhe antarët e komunitetit gjatë ofrimit të shërbimeve. Psikologët që punojnë në shkolla kanë si qëllim kryesor që të promovojnë zhvillimin mendor e fizik të nxënësve si dhe rritjen e cilësisë së procesit mësimor. Ai bashkëpunon me mësuesit duke ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm social të nxënësve për paisjen e nxënësve me pasione pozitive. Shkolla është një faktor kyç në promovimin e mirëqënies mendore dhe fizike të nxënësve si dhe në lehtësimin e procesit të të nxënit, duke edukuar pasionet pozitive që do t’i duhen për jetën. Kjo punë është e pa mjaftueshme deri sa në shkolla kemi çfaqje të pasioneve negative , si duhani, droga, dhuna me pasoja plagosje dhe vdekje. Përdorimi i drogave ka pasoja të mëdha për shëndetin e të rinjve shqiptarë. Droga mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo të çon në prishjen e marrëdhënieve me miqtë dhe familjen, si dhe mund të nxjerrë nxënësit nga grupet sociale të shëndetshme. Përveç drogave të rënda si marijuana dhe kokaina, përdorimi i cigareve elektronike dhe substancave të tjera, si lëndët sintetike, është gjithashtu një shqetësim në shkollat tona.