Eva Idrizllari: Nuk zgjidhen hallet me “pallavra” interneti, por me veprime konkrete

577
Sigal

 Gazeta Telegraf/

Më vjen të qesh kur dëgjoj të bërtasin nga populli kundër opozitës, madje duke i kërkuar llogari se nuk po bën asgjë ndaj korrupsionit të pozitës aktuale. Madje ka edhe zëra që i thonë se nuk ka më punë as në parlament…hahahahahaha. O popull po ju vetë ore amani, çfarë bëni konkretisht për të luftuar këtë kastë të degjeneruar të pushtetit? Apo vetëm “llapni” në internet. Po të kishit kaq këllqe dhe të drithëronit kaq shumë nga problemet e këtij vendi do i kishit mbushur plot sheshet e qyteteve, duke qëndruar aty natë e ditë në mbrojtje të interesave tuaja. Nuk zgjidhen hallet me “pallavra” interneti, por me veprime konkrete. Dilni dhe bëjeni opozitën në shesh, dhëmbë për dhëmbë me pushtetin (nëse ua mban menderja).