Ergys Alushi: Ishte një Vlorë e bukur atëhere…

Një qytet me shatërvane, që hidhnin ujë pa pushim.

Me një park 30 hektarë, me një hyrje madhështore.

Sigal

Karshi dhe në të dy anët e hyrjes, me një largësi 100 metra, ishin ndërtuar 3 shatërvane të mëdhenj.

Shatërvani i djathtë pasqyronte një bari me shkop e një dele, në mes, një vajzë me kostum karakteristik të Nartës, më tutje një djalë fshatar hypur mbi një kungull të madh.

Në mes të shatërvanit kishte kallinj të shumtë gruri nga të cilat dilnin curila uji.

Përballë hyrjes së parkut, ishte ndërtuar një shatërvan tjetër i bukur që ishte simetrik nga forma e madhësia me ata të krahut të djathtë.

Në këtë shatërvan, në mes, është ndërtuar një barkë peshkimi ku ishin dy peshkatarë që po nxjerrin me mundim rrjetën ku janë zënë dy peshq të mëdhenj.

Në të dy anët dhe brenda në shatërvan janë vendosur skulptura të peshqëve të mëdhenj që nxirrnin nga goja e tyre e hapur shtullunga të mëdha uji.

Ishte një Vlorë e bukur atëhere…

Mbushur me shatërvane e skulptura, që zbukuronin sheshe e bulevardin.

Historia vazhdon…