Ergys Alushi: Edhe njëherë për karburantin në Lungomare.

796
Sigal

 

Atë që po ndërtohet me një leje të dhënë në datën 12 qershor!

Leje të firmosur nga Edi Rama, të cilin unë personalisht e kam votuar në 2013 për të qenë Kryeministêr!

Kryeministri, që kur filloi të ndërtojë Lungomaren, mori urimet e vlonjatëve.

Kryeministri, që ndihej keq për një “palo karburant”, të cilin nuk e prishte dot se nuk e lejonte sipas tij vendimi absurd i gjykatës!

Keqardhje të cilën vlonjatët ia kuptuan, ia besuan, ia falën, dhe ai “palo karburant” qëndroi aty si një “mish i huaj”, paçka se u prishën boll ndërtime me leje apo pa leje, me vendime gjykatash apo jo!

6 vite pas shprehjes së keqardhjes, se nuk mund ta prishte dot atë “palo karburant”, kryeministri i jep leje që ai të zgjerohet, bash aty në mes të Lungomares!

Pyetja është shumë e thjeshtë.
Është shumë qytetare.

Përse e keni dhënë lejen zoti Rama?

Kur nuk ju lejonte vendimi i turpshëm i gjykatës për ta prishur, përse ju me lejen tuaj e zgjeruat këtë turp!

A e parashikonte projekti i ndërtimit të Lungomares, që aty të kishte një pikë karburanti?

Reagimet në facebook për statusin e karburantit kanë qenë të shumta.

Të them të drejtën, nuk i prisja kaq të shumta.

Ajo që më gëzon më shumë eshte reagimi qytetar, pa dallime bindjesh politike.

Ishin reagime qytetare.

Të shumtë janë edhe ata që më kanë pershendetur dhe uruar edhe në inbox.

Unë i kuptoj në pamundësinë që kanë për të bërë qoftë dhe një “like”, sepse janë në punë shteti dhe kanë frikë!

Ndoshta, kështu do të kisha vepruar edhe unë po të isha në punë shteti (paçka se nuk e kam bërë këtë).

I kuptoj në frikën që kanë, sepse të të mbetesh pa punë në këtë kohë, veshtirësitë ekonomike janë të medha, dhe unë këto po i provoj tek vetja.

Por, ca gjëra duhen thënë, sepse arsyeja dhe ndërgjegja na dallojnë nga kafshët, të cilat, në fund të fundit edhe ato e hanë një copë bukë!

Ca gjëra duhet t’a thyejnë frikën, të na bëjnë bashkë për qytetin, paçka se ku besojmë politikisht dhe ku votojmë.

Qyteti na përket të gjithëve, ai mbetet, kurse partitë e qeveritë shkojnë e vijnë.

Gabimet janë njerezore dhe nëse janë të tilla edhe mund të korrigjohen, duke dhënë edhe ne kontributin tonë.

Unë i bëj thirrje kryetarit të bashkisë, këshillit të bashkisë, prefektit të qarkut, deputetëve socialist që jetojnë në Vlorë, qytetarëve të Vlorës, që të gjithë së bashku të kontribuojmë për të mos lejuar gabimin që të kthehet në faj!

Kryeministri duhet të na dëgjojë!