Engjëll Musai: Të bllokojmë 1 vit TikTok-un,  apo të vendosim 1 vit ligjin me vdekje?!

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Familjarët dhe qytetarët në të gjithë Shqipërinë, prindër dhe të afërm të nxënësve në shkolla, por edhe në kopshte, protestojnë ndaj indiferencës shtetërore, në trajtimin e fëmijvë në çerdhe dhe kopshte, në  shkollat fillore, 9-vjeçare, të mesme pse jo edhe në universitete. E megjithatë shteti bën një vesh “shurdh dhe një sy qorr”, jo se nuk e di situatën, por i intereson të bëjë indiferentin. Nëse shteti do të marrë përsipër përgjegjësinë, at’herë  qytetarët do të thonë : -Për çfarë ju kemi zgjedhur ne, dhe për çfarë ua paguajmë taksat me të cilat ushqehet një taborë i tërë punonjësish, militantësh dhe patronazhistësh ?! Në një nga fshatrat e Elbasanit në afërsi të Peqinit, humbi jetën në trotuar një fëmijë i pafajshëm sapo doli nga shkolla, një automjet e  aksidentoi. Por kjo ngjarje u tentua të mbahej e fshehtë, nëse nuk do dilnin në protestë familjet e fëmijëve të shkollës. Por, qeveria dhe ministria e Arsimit heshti. Nga ana tjetër një fëmijë pak ditë më parë u arrestua dhe më vonë u lirua edhe pse mbante pistoletë në shkollë, pas denoncimit të nxënësve! Prapë qeveria hesht!

Sigal

Kohë më parë u vra me thikë një nxënës në shkollën F. S. Noli. Prindër dhe qytetarë vazhdojnë protestat, dhe kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit. Përsëri qeveria bën rolin e indiferentit, Dhe në vend që të largojnë ministren e Arsimit, e cila po të ishim në një vend me demokraci Perëndimore do kishte dhënë vetë dorëheqjen, kryeministri i vendit largon TikTok-un, sepse ai na qënka  e keqja që po i bie më qafë shqiptarëve dhe qeverisë së shoqeve dhe shokëve, të shoqeve të bashkqeverisjes. Ndaj, dy ditë më parë kryeqeveritari, vendosi që ta mbyllë TikTok-un duke deklaruar se: “Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut…”

Po sa i sinqertë është kryeministri me këto që deklaron? Ndoshta ai do bëhej i besueshëm për këtë deklaratë mbi mbylljen e TikTok, nëse e përfundonte edhe me një premtim se : “Po ndodhën ngjarje të rënda në shkolla, pas mbylljes së TikTok, unë si Kryeministër do jap dorëheqjen”! Por z.Kryeministër nuk e pranon një gjë të tillë, sepse ai e di shumë mirë se pas mbylljes së TikTok, fshihet fushata elektorale në maj 2025 në Shqipëri , videot e shumta që ironizojnë ministrat dhe zyrtarët e qeverisë së Rilindjes, sondazhet e shumta, që e nxjerrin humbës qeverinë socialiste, përgjimet për lidhjet e krimit dhe trafikantëve me zyrtarët, shtetarët, militantët dhe nepotizmi me patronazhistët e qeverisë së Rilindjes. Po nëse Rama e ka seriozisht dhe i dhimbsen jetët e fëmijve, apo prindërve të fëmijve, që punojnë dhe që aksidentalisht po vriten nga plumbat e bandave si në Shkodër,Vlorë, Tiranë, Elbasan, Durrës etj. Bënë mirë që të ishte këshilluar gjerësisht për  ri-vendosjen e “Ligjit me Vdekje” për 1 vit, pasi është vendim që do të ketë një përkrahje gati 100% nga shqiptarët. Por sërish mendoj se pas krimit, sikurse kanë dalë edhe nga përgjimet e ardhura nga ndërkombëtarët, fshihen shtetarët e kësaj qeverie, ku ligji për “dënimin me vdekje “ do të përfshijë edhe vetë këta zyrtarë si grup i strukturuar kriminal.

Ndaj bllokimi i TikTok, ka nga pas , një tjetër qëllim, dhe ai është tërësisht elektoral. Nëse do që t’i mbyll qeveria, le të mbyllë edhe Facebook, i cili është një rrjet social me ndikim sorosian dhe pro politikave personale të rilindasit të Tiranës. Mjafton fakti që 2 muaj para zgjedhjeve 2021 dhe atyre lokale 2023, u mbyllën shumë faqe të mediave kundërshtare të qeverisë së  rilindjes. Ky besoj është një skandal dhe kërkon hetim në Shqipëri dhe Strasburg. Madje shumica e denoncimeve, skandaleve dhe video-ve që shpërndahen, hiqen menjëherë, ose mbyllen nga  faqet e facebook. A nuk i bllokonte facebook, kritikët ndaj kasapanës të Covid-19 ?! Ja ky është realiteti dhe e vërteta.

Mjafton fakti që lajmet për dështimin e Reformës në Drejtësi, hiqen nga facebook, edhe pse  sot njerëzit po binden, ashtu sikurse po bindet edhe faktori politik Europiano-Perëndimor, tregojnë se Facebook, vepron me telekomandë, duke pasur përfaqësues politik në çdo shtet ku Soros, bënë ende rezistencë, apo ka kapur qeverisjen, sikurse është edhe Shqipëria. Besoj dhe mendoj se momenti i humbjes së jetës së nxënësit të  shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet, kërkon të shfrytëzohet politikisht nga “ Rilindja”, ashtu sikurse u shfrytëzua pandemia e Covid-19, ku 2 javë para zgjedhjeve, Komiteti Qeveritar Anti-Kovid, me kryetare Zv/Ministren e Shëndetësisë vendosi: Mohimin e votimit, për banorët e Jugut të Shqipërisë,  që do vinin të votonin dhe do hynin nga pikat e Kakavijës, Qaf-Thanës, Kapshticës, Tre-Urave, Prespës, Tushemishtit, Vlorës, pasi u duhej të rrinin në karantinë 14 ditë. Ndërsa ata që vinin nga doganat e Durrësit, Rinasit, Kosovës, Ani-Hotit, Lezhës , Dibrës, nuk do kishin nevojë për karantinë. Erdhën me lista militantët e PS, dhe u penalizuan opozita dhe votuesi “gri”. Kjo bëri që Rilindja të merrte 7 mandate në tavolinë, sepse opozitës u duheshin për këto 7 mandate rreth 998 vota gjithsej, ose 140 vota për 1 qark, edhe pse krimi dhe shit-blerja e votës bëri kërdinë. Pa këto mandate, rilindja nga 2021-shi do ishte në opozitë.. Ndaj është më mirë të vendosim 1 vit ligjin me vdekje, sesa të bllokojmë 1 vit TikTok. Me këtë rast shpëtojmë  dhe zgjedhjet që  po vijnë ! Gjithsesi SHBA, do vendos më  19 Janar, nëse do ndalojë  TikTok, apo do blejë  aksionet në  SHBA. Le të  presim edhe ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë  se besojë që do ketë shumë supriza pas saj.