Elena Qirici: Kulla e skajmes në periferi të korçës

623
Këto ditë të vështira dhe të acarta dimri, i ndamë në shtëpi me familjet në mbijetesë, ku e ftohta/dimri është për ta e vetmja stinë e vitit. Rrugë të papastruara, puseta të munguara, ku vihet në rrezik jeta e këmbësorëve, ku dëmtimi i automjeteve është i pashmangshëm. E pra, mes këtyre rrugëve të ngrira, të papastruara nga dëbora, ku bashkia nuk kishte hedhur “as 1 dorë” kripë apo një lopatë skorrje, shkuam dhe takuam varfërinë, skamjen. Ndihmuam modestisht mesa mundëm, familje pa të ardhura, ose me të ardhura minimale, familje me anëtarë të papunë, pa asistencë sociale, pa kemp, takuam dhe ndamë orë dhe ditë me njerëz të privuar nga gjithçka, përveç ajrit që thithin. Disa njerëz të mirë dhe humanë u falin dhe u japin aq sa mundin. Kurse një Bashki dhe një Shtet, u ka marrë edhe asistencën, edhe KEMP-in, por mbi të gjitha shpresën dhe besimin. Bashkia i shikon këto familje si ngarkesë, si peshë, si avari, si bezdi, ndryshe do të kishte bërë diçka për këta njerëz, për të qënë pranë këtyre famijeve. Dëbora po mbulon edhe sot rrugët e Korçës. Por gjoja “grupe pune” zyratrësh të Bashkisë, mesa duket nuk kanë më kohë për asgjë, veçse të gjejnë forma për të populluar Pazarin dhe Pedonalen, me terminal Kullën.
Sigal