Edmond Spaho: Gjeraqina ja arriti të na kthejë 15 vite pas kur ndërpritej energjia elektrike

214
Sigal

Nga Edmond Spaho/

Shqiperia 75% te energise ekektrike e prodhon nga hidrocentralet e saj. Vitin e kaluar prodhuam 107% te nevojave.

Por cfare ndodhi? Ne periudhen Korrik-Gusht 2021 shiten energji pa fund me 40-60 euro Mgw dhe e zbrazen liqenin. Sot  jane ne hall dhe po kerkojne te importojne me 200-300 euro Mgw madje Timonieri i Madh parashikon deri 500-1000 euro Mgw.

Nga prodhimi vendas rreth 20% i humb ne rrjet e i ben rrush e kumbulla nderrmarja elektorale e Adrian Celes, alias OSHE.

Sipas informacionit zyrtar te KESH sh.a. në date 15 Mars 2022, situata ne kaskaden e Drinit eshte si vijon:

1) HEC Fierza niveli 261.18 mmnd

2) HEC Koman niveli 173.28 mmnd

3) HEC Vau Dejes niveli 73.76 mmnd

Rezerva energjitike eshte 313.5 GWh

Ne date 5 Janar 2022 KESH sh.a. raportonte nevelin per HEC Fierze 276 mmnd dhe rezerve energjitike prej 650 GWh.

Eshte cenuar ne menyre dramatike siguria energjitike duke perdorur rezerven per furnizim kur do te duhej qe furnizimi te garantohej nepermjet importit.

Nese renia e prurjeve do te ishte korrigjuar me importe te cilat se bashku me energjine qe mundesohej nga prurjet natyrale te lejonin plotesimin e kerkeses se konsumatoreve familjar dhe biznesit te vogel me energji elektrike, nuk do te cenohej rezerva energjitike.

Mos nderhyrja edhe pse eshte shpallur emergjenca energjitike nuk mund te jete keq administrim por vetem e qellimshme.

Kushtu ngjet kur vendin e drejtojne te papergjegjshmit dhe te babeziturit. I bene leket koncensione dhe njerezit po i lene te ngrohen ne diell.

Perpos kesaj duhet te degjosh edhe propoganden se fajin per kete gjendje e ka lufta ne Ukraine.