Dr. Zekri Palushi: O Zot, bëni armiqtë e mi qesharak!

Ishte lutja, me të cilën shkrimtari, historiani, dhe filozofi Francez, Volter, ju drejtua njëherë Zotit, dhe Zoti ja plotësoi këtë lutje.

Të dashur bashkatdhetarë, po të bazohesha në çfarë dëgjoj prej disa gazetarëve, analistëve dhe opinionistëve,(sigurisht pro-qeveritar), do të mendoja se të paktën me mënyrën e të menduarit, ju ja keni kaluar, edhe atyre vendeve më të emancipuara në botë, që kurrë s’kanë përjetuar një sistem komunist! Dukshëm, ky grup, përfaqësues mediash shqiptare, (Tiranë, e Prishtinë), jetojnë në një botë utopike, (një botë, ku supozohet se shoqëria njerëzore jeton në kondita ideale perfekte), pra, shumë larg nga realiteti shqiptar, që ne njohim. Në këtë shkrim, do të mundohem të komentoj pak mbi analizat, dhe opinionet e fundit, që këta përfaqësues mediash shqiptare, i sjellin publikut, rreth atentatit tipik guerilo-komunist, që u ndërmor ndaj liderit historik të PDSHsë, Dr/Profesor, Sali Berishës. Në parantezë, po tregoj një ngjarje personale, të përafërt, që më ka ndodhur, në prag të zgjedhjeve të para pluraliste të vitit 1991, kur atëherë isha kryetar i degës së PD, së rrethit Pukë, e njëherësh i përzgjedhur si kandidat për deputet, i PDSHsë. Ndërkohë që po bisedoja me një grup njerëzish, në qendër të qytezës së Fush-Arrëzit, një prej ndëgjuesve, krejt pa pritur më goditi në syrin tim të djathtë, me një grusht mjaft të fortë. Nuk po zgjatem shumë se si u ndjeva në ato momente, por, veç për një gjë falenderoj shumë Zotin, që unë s’mbaja një armë mbrojtëse, (megjithëse më ishte ofruar nga organet kompetente), se përfundimi, me siguri do të kishte qenë tragjik. Po kush ishte ky person? Ky ishte një i ri, i martuar, rreth 32 vjeçar, që i përkiste një familje të përsekutuar nga regjimi komunist, të cilën unë e respektoja, dhe ata më respektonin mjaft. Pra, kujt do t’i shkonte mendja se pikërisht, një prej antarëve të kësaj familje do të më godiste në atë mënyre, kaq brutale, e poshtëruese? Por ja që ndodhi, ky i ri, ishte një pianec i alkolizuar, që shpesh herë ngatërrohej me bashkqytetarët e tij, për këtë, ai kishte ra disa herë në duart e policisë, e të sigurimit, dhe sigurisht, ata i kishin shfrytëzuar veset, dhe sherret e tij, për t’i bërë presion e rekrutuar me qëllim që ta përdornin kur t’ja u lypte nevoja.

NOA

A kisha dokumenta unë për ta vërtetuar këtë hipotezë?Jo! Edhe sot e asaj dite nuk mund ta dokumentoj, por llogjika njerëzore, shpesh ia kalon edhe dokumentave burrokratike, dhe varianteve më të besueshme zyrtare. E këtë, shpresoj dhe besoj se e dinë mjaft mirë edhe ky grup i veçantë mediatik, që merr përsipër të mbrojë, dhe aludojë për skenare krejt të pallogjikshme, që ofendojnë, jo vetëm Kanunin e Lek Dukagjinit, (që shpesh ju pëlqen ta citojnë, veçse për dekor), por edhe inteligjencën më minimale ekzistuese njerëzore. Dhe jo vetëm kaq: ata mundohen ta minimizojnë këtë ngjarje, deri në atë pikë sa nuk thonë se s’ka ndodhur asgjë, ndërkohë që gjurmët e këtij akti kriminal, akoma shihen në fytyrën e kreut të opozitës shqiptare, liderit të PDSHsë,ish presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit.

Jo vetëm minimizimi, por ajo që revolton edhe më shumë njerëzit, është hamendësimi i hedhur se Sali Berisha, mund ta ketë organizuar vetë, goditjen kundra vehtes së tij’’!!!

Po ç’farë njerëzish jeni ju? Ç’farë intelektualësh jeni ju? Çfarë vlerash morale, profesionale, e njerëzore përfaqësoni ju? Dhe mbi të gjitha, çfarë shqiptarësh jeni ju? Ku i keni vlerat tuaja patriotike? A se shikoni se në trupin e kombit tonë, kanë hyrë termitet, dhe po e shkatërrojnë atë nga brenda, e ju veç bëni sehirë! Po a e dini se vdekjet nga një goditje me grusht janë bërë aq të shpeshta sa tashmë ato grupohen nën termin ‘’vdekje pas një goditje grushti (one-punch assault death). Po jap vetëm një shembull: -Një sportist kampion Australian, 45 vjeçar, Chris Davidson, vdiq me 27 shtator 2022, nga një grusht në fytyrë. Po sa raste të tjera ka, që unë s’po i përmend?! Ndërsa ju, jo vetëm që dëshironi ta minimizoni këtë ngjarje të turpshme, poshtëruese e tragjike, për të gjithë kombin tonë, por në emër të një ‘’superioriteti moral,’’ arrini të shprehni shqetësimet tuaja, pse ai kriminel ordiner, u godit instinktivisht nga një grup demokratësh. Dhe shkoni edhe më tej në shqetësimet tuaja duke u interesuar, nëse ky vagabond ka bërë një padi kundra goditësve! Qesharake, apo jo?

Për kurreshtjen tuaj, po ju sjell në vemendje rastin e ish-zv. Kryeministrit Anglez,socialistit, John Prescott. Ndërkohë që dikush e gjuajti me një vezë, ky zv-kryeministër, e gjuajti atë me një grusht. Ky lloj veprim që dënohet prej jush, çuditërisht jo vetëm s’u dënua nga media angleze, por përkundrazi, sondazhet e asaj kohe, ishin në favor të zv. Kryeministrit!

Pra, krahasoni qëndrimin e Sali Berishës, me atë të John Prescott, dhe pastaj komentoni. Dhe kurrsesi, s’mendoj se ju jeni më të avancuar se mediat angleze…

Unë, dhe opinioni gjithë-shqiptar, në kundërshtim me hipotezat tuaja, jemi plotësisht të bindur se kushdo që ta ketë pregatitur këtë skenë dhe ekzekutimin e saj, sponsori kryesor ka qenë Edi Rama, dhe vetëm Edi Rama, e këtë, më mirë se askush tjetër, e dini edhe ju vetë. Këtë, ju e quani të pallogjikshme? Kjo pallogjikshmëri flet më së miri se autori i krimit, përsëri është Edi Rama, dhe vetëm ai, sepse, tashmë të gjithë e dimë se pallogjikshmëria e tij, është edhe suksesi i tij më i madh. Dhe pikërisht për këtë dhunti, ai shfrytëzohet jo vetëm nga mafia e brendëshme, dhe internacionale, por, mbi të gjitha, kjo dhunti, e ka bërë Edi Ramën, njeriun më të preferuar të George Soros-it, dhe zyrtarëve të tjerë korruptiv, ballkanik e europian.

Dhelparaku kriminal, George Soros, duke i njohur mirë vyrtytet e Ramës, pra, pallogjikshmërinë,  injorancën, mashtrimin, korrupsionin, mafiozitetin, dhe megallo-manjakizmin e tij, i shfrytzon më së miri për të bërë, gjoja  edhe ‘’Rreformën në Drejtësi’: përfundimet e së cilës tashmë i dini edhe ju vetë, të gjithë shqiptarët, governorja Jury Kim, dhe DASH. Lum ata qeveritarë që gjykohen prej saj dhe mjerë ata të shkretë, që bien në dorë të saj, në kërkim të drejtësisë. Mos kujtoni gjë tjetër, veç 430 milion euro të inceneratorëve, apo mos-gjykimin e qëllimshëm, dhe zvarritës, që mbahet ndaj vulës zyrtare të PDSH, të marrë peng nga njeriu, sot-për sot, aq i rrezikshëm, sa dhe Edi Rama, për Shqipërinë, Enkelejd Alibeja, sjellja e të cilit, poshtëron, jo vetëm atë dhe familjen e tij, por edhe të gjithë ata që vuajtën ndër burgje, e kampe përqendrimi.

Zotërinj gazetarë, analistë, opinionistë, pse nuk ju shkon mendja njëherë që të analizoni si shqiptar të vërtetë, situatën më të zezë, të krijuar nga ky person i paskrupullt, të analizoni se si ky gangster ordiner, mediokër, përdorues droge, hajdut, imoral, mashtrues, narcistik megallo-manjak, dhe anti-shqiptar e anti-kombëtar, arriti të marrë në dorë qeverinë e vendit tonë, të cilën, për10 vjet po e përdor atë me mjaft sukses, në shërbim të Mafies, dhe krimit të organizuar, si brenda, dhe jashtë vendit.

Qeveria jonë, po përdoret me sukses, si një mjet i fuqishëm korrupsioni kombëtar, e ndërkombëtar,jo vetëm për qeveritarët shqiptar, por edhe ata Ballkanik, Europian, Amerikan, e më gjërë. Qeveria shqiptare, është shndërruar në një makinë të sofistikuar para-larëse, për shumë vende të botës, kryesisht ata perëndimore.

Më e keqja është se populli ynë, tashmë i konfuzuar, nuk arrin të orientohet, për të ditur se çfarë po ndodh! Duke dëgjuar çdo ditë fjalën korrupsion, korrupsion, korrupsion, është mësuar tashmë me këtë term, i është mpirë truri dhe si bën më përshtypje, dhe kjo: patjetër që shkon në favor të Edi Ramës, dhe e inkurajon atë për të vazhduar në këtë rrugë.

Për këto “dhunti, dhe vepra’’, sot Edi Rama mbahet si një ‘’politikan’’ favorit, që çmohet shumë nga disa politikanë ballkanik dhe europian, gjithmonë, në dëm të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Pra, edhe njëherë, zotërinj të medias shqiptare, këto “dhunti, dhe vepra” duhet t’i analizoni në themel, dhe nuk është aspak e zorshme, sidomos, nëse s’jeni të përlyer me paratë e Sorosit, aty kërkoni edhe rrënjët. Babai i të keqes që ka kaplluar shqiptarët, është udhëheqësi shpirtëror i Edi Ramës, George Soros,i cili, po merr në qafë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Amerikën, që sot-për-sot qeveriset po nga Georg Sorosi, nëpërmjet Anthony Blinken. Mos ju besoni kurrë socialistëve! Ata quajnë suksese pasurimet personale, që i mbështesin në korrupsione, intriga, krime, gjithmonë në dëm të popujve të tyre. Tashmë, keni marrë vesh për euro-deputeten socialiste, si dhe sekretarin e përgjithshëm të konfederatës së sindikatave, (po socialist), e disa të tjerë, janë kapur për korrupsion, duke fituar qindra-mijëra dollar? Pra këta janë socialistët e ‘’moralshëm’’, që luftojnë në parlamente, në emër tonë, por në të mirën e tyre! Në ngushëllimet mortore, në Veri, gjithmonë kanë pas thënë: ‘’Mos u raftë ta harroni’!’ Me këtë do të them se, rregjimi 10 vjeçar, Mafiozo-Socialist, i Edi Ramës, pothuajse na bëri të harrojmë rregjimin më gjakatar-kriminal, anti-shqiptar, 50-vjeçar të Enver Hoxhës! Po e mbyll këtë shkrim me një porosi dhe lutje të komunitetit shqiptar të Australisë, i cili, ju bën thirrje të gjithë popullit, organizatave dhe grupimeve të ndryshme dhe mbi të gjitha, me një respekt tejet të veçantë, ju bëjmë thirrjeShoqatës Mbarë-Kombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik me Sekretar të Përgjithshëm, të ndershmin Besim Ndregjoni, si dhe Shoqatës Anti-Komuniste të Ish-të Përndjekurve Politik, me kryetar, të ndershmin Nebil Çika, (që të injorojnë kufizimet ligjore burokratike, të qëllimshme), për t’ju bashkuar aktivisht Opozitës Shqiptare, dhe Sali Berishës, në realizimin e Slloganit Berishjan,‘’Jetën e Japim, dhe Votën se Falim’’.