Dy anëtaret e Vettingut, Genta Bungo dhe Pamela Qirko kanë udhëtuar shpesh bashkë brenda dhe jashtë vendit, në dukje në konflikt interesi.
Dokumente sekrete të siguruara nga Prapaskena konfirmojnë se në një rast: konkretisht 19 korrik 2021, dy komisioneret e Vettingut kanë udhëtuar bashkë drejt Greqisë me një makinë luksoze, e tipit Range Rover Sport, ngjyrë e bardhë.
Range Rover Sport rezulton me targë AB155AB, dhe është në emrin e Meleon Tirana.
Genta Bungo dhe Pamela Qirko janë monitoruar dhe ndjekur nga asfalia greke, në rrethana dhe për arsye të paqarta.
Komisioneret, të cilat kanë vendosur për fatin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë frekuentuar restorte luksoze si dhe qendra tregtare në Greqi.
Dy gjyqtaret e Vettingut janë monitoruar hap pas hapi nga shërbimi sekret grek, deri kur kanë hyrë në kufirin shqiptar. Mbetet mister se pse asfalia greke i ka ndjekur dhe kush e ka informuar për lëvizjen e dy komisionereve.
Gjithashtu, nuk dihet nëse Genta Bungo dhe Pamela Qirko kanë marrë vendime për fatin e gjyqtarëve dhe prokurirëve, teksa kanë qenë duke shijuar saunat dhe jakuzi.





















