Pra, aktualisht, sot, ju shqiptarët e Shqipërisë, jo vetëm që jetoni në një regjim fashist, por edhe të kriminalizuar në shkallën më të lartë të tij, nëpërmjet qeverisjes, jo me ligje, por me Kodet e Mafies.
Fatkeqësisht, ka mbi një dekadë që vendi ynë, Shqipëria-Nanë, qeveriset, apo më mirë të themi, sundohet dhe përdhunohet nga një grup fashist mercenarë, në shërbim të Amerikës Soros-jane.
Mqs përmenda fashizmin, po them nja dy fjalë për të. Konceptin mbi “fashizmin”, -fillimisht e futi në Enciklopedinë Italjane filozofi, Giovanni Gentile, i cili shkoi më tej duke thënë se: “do t’ishte më e përshtshme që Fashizmin ta quajmë CORPORATISM, sepse ky s’është gjë tjetër, veçse një koalicion, apo bashkim i fuqisë së shtetit dhe korporatave”, – një shprehje, për të cilën Benito Mussolini më vonë do të thonte se e kishte shkruar vetë!

Siç mund ta dini,- Musolini për një kohë të gjatë kishte qenë një socialist i thekur, dhe admirues i madh i Karl Marksit. Arsyeja që ai u nda prej socialistëve, ishte fakti se ata, gjatë Luftës së Parë Botërore dëshironin të mbeteshin neutral. Kështu pra, Musolini për të marrë pjesë në këtë luftë, promvoi kombinimin e socializmit me nacionalizmin, – që më vonë u quajt fashizëm. (Edhe Adolf Hitleri, njësoj si Musolini, ishte një socialist që admironte Marksin).
Pavarësisht këtij fakti, – sot të majtit /socialistët, e përdorin shumë shpesh emrin fashizëm për të goditur të djathtit/konservatorë! Pra, konservatorët i quajnë “fashist”, sepse janë për mbrojtjen e kufijve nacional, janë për mbrojtjen e vlerave njerëzore, janë për mbrojtjen e bërthamës së familjes tradicionale, janë për nderimin e traditave kulturore, historisë, dashurisë, besnikërisë ndaj atdheut, dhe besimit tek Zoti, etj. etj, -tipare këto që socialistët i urrejnë, dhe luftojnë vazhdimisht kundra tyre. Ndërsa realiteti në këtë rast është krejt ndryshe, -dhe tregon se fashizmi në fakt, është i rrënjosur thellësish në filozofinë e të majtëve/socialistë, dhe mendimtarëve të tyre.

Aktualisht është shumë vështirë për të gjetur se ku qëndrojnë ndryshimet midis Karl Marksit, komunistëve, fashistëve, dhe nazistëve, -por e dimë mirë se progresi i tyre natyral, shkon drejt një forme të ideologjisë globaliste, dhe zhdukjes së ndasive kulturoro-etnike, – agjenda, që nëse do të kenë mundësinë për t’i realizuar, apo për t’i implementuar në jetën tonë të përditshme, do të jenë tepër helmuese, dhe shumë të rrezikshme për Shoqërinë Njerëzore.
Globalizmit për të triumfuar, i duhet një dinamikë sociale gjithëpërfshirëse, ku të gjithë mendojnë njëlloj, ndryshe nuk mund të mbijetojë. Nqs njerëzve do t’ju epet mundësia për të zgjedhur, apo për të krijuar opsione më të mira jetese, atëherë globalizmi do ta humbte rëndësinë e tij. – Prandaj njerëzve, sipas globalistëve, s’duhet t’ju lihen mundësitë për të zgjedhur. Ky pra është një qëndrim i çuditshëm që poltikanët e majtë/socialistët e kanë përqafuar plotësisht, dhe janë më shumë se të gëzuar për të punuar dorë-për dorë me oligark kompanishë/korporatash, për ta bërë realitet sistemin e tyre ideal.
Siç e kemi vënë re të gjithë, – ka kohë që socialistët- jo vetëm s’protestojnë kundra korporatave, por përkundrazi e pëlqejnë dominancën e tyre; sigurisht për aq kohë sa këto korporata i ndihmojnë ata, për zbatimin e detyruar të modeleve që socialistët kanë planifikuar për njerëzimin.
Si konkluzion mund të themi se: Fashizmin e Musolinit e gjejmë kudo në rrënjët e qeverisjes së korporatave, gjë që sot, socialistët e duartrokasin me një dëshirë të ethshme, duke e quajtur në këtë rast “Stakeholder Capitalism”, – një term që shumë shpesh e dëgjojmë të përdoret nga globalistët e Forumit Ekonomik Botëror, dhe kreu i tyre Klaus Schwab.

Në këtë kontekst, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një globalist socialist , nga më të “avancuarit” në Europë, që “falë” punës së tij shumëvjeçare, në bashkpunim të plotë me papet-masterin, dhe babain e tij shpirtëror, George Sorosin, (një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Klaus Schëab), ka arritur që nëpërmjet servilizmit, intrigave, korrupsionit, drogës, larjes së parave, e allishverisheve të tjera, jo vetëm të kriminalizojë në çdo qelizë të saj administratën shtetrore , por edhe të instrumentalizojë drejtësinë-e-reformuar alla-sorosjane, për ta përdorur atë kur ti duhet, dhe si ti duhet, sipas nevojave të mafies së tij. Njëherësh, me joshje, korrupsion, kurthe, mashtrime, e mjete të tjera, -ka arritur të fusë në dorë edhe biznesmenë të ndryshëm, (që dikur mund të kenë qenë të ndershëm), duke i kthyer ata në oligarkë, pra në biznesmen që përdoren nga shteti në shkëmbim favoresh. Dashje-pa-dashje, këto biznesmenë të kthyer në oligark, janë të detyruar t’i mbajnë ison Edi Ramës, sa herë që atij do t’i duhet të këndojë tallavat e tij të preferuara, – si ajo “ja-u hanksha zemrën” etj, etj.
Ky bashkpunim; pra qeveri-oligark, s’është gjë tjerë veçse fashizëm-në-praktikë, apo “stakeholder capitalism”, i cili, sa më të vështirë që ta bëjë jetën, dhe sa më shumë që të kufizojë demokracinë dhe liriritë e njerëzve, aq më shumë lulëzon, dhe aq më shumë pasurohet.
Pra, aktualisht, sot, ju shqiptarët e Shqipërisë, jo vetëm që jetoni në një regjim fashist, por edhe të kriminalizuar në shkallën më të lartë të tij, nëpërmjet qeverisjes, jo me ligje, por me Kodet e Mafies.
Ju jetoni në atë vend ku për krimet korruptive të Edi Ramës, arrestohet Sali Berisha, apo për krimet e vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafajt, arrestohet Ervin Salianji, apo….!
Atëherë çfarë prisni më? Ju të gjithë keni detyrime ndaj familjeve tuaja, dhe ndaj atdheut.
Një shprehje thotë se “njerëzit e mirë, shkelin ligjet e këqija”.

Dhe tashmë ju sot, më shumë se kurrë, duhet jo vetëm t’i përgjigjeni thirrjes së Sali Berishës: “Për votën e lirë; Për fjalën e lirë; Për FATIN e shqiptarëve; Për të ARDHMEN e Shqipërisë, …”, por, për të qenë të suksesshëm, ju duhet që ta filloni protestën tuaj, tek apartamenti i Sali Berishës, ta nxirrni me forcë nga aty, e pastaj të marrshoni me Të në krye, drejt fitores përfundimtare.
Duke përfunduar, po ju kujtoj edhe një thënie tjetër mjaft kuptimplote: “Kur një qeveri tradhëton nevojat e popullit të saj, ajo s’është më qeveria e tij, por armiku i tyre”. Dhe nëse mendoni se qeveria e Edi Ramës nuk reflekton vlerat tuaja morale, dhe nuk punon në interesin tuaj, dhe për t’i treguar botës se “qeveria e Edi Ramës, nuk është ajo qeveri që meritojnë shqiptarët”, atëherë sot “është rradha juaj” – u tha Sali Berisha, -ndërsa, Donald Trump do t’ju thonte: “Luftoni; Luftoni; Luftoni”!




















