Demir Korita: Jorgo Themeli, inxhinieri me kapacitet shkencor dhe intelektuali me kulturë qytetare

I dipllomuar në KINË për „Aparate Komanduese të Proçeseve Teknologjike“ Punoi për disa vjetë në ish uzinën e Azotikut „Gogo Nushi“ Fier, dhe kreu funksione të tjera të larta në dikastere shtetërore.

I takon periudhës kur në vendin tonë u shtrua si deyrë industrializimi dhe zhvillimi industrisë së rëndë dhe përpunuese , ku hynin veprat e industrisë kimike, plehrat azotike dhe fosfatike, soda kaustike, e mjaftë uzina të tjera përpunuese. Ndaj  shteti i kohës rëndësi i dha përshpejtimit të punës për përgatitjen e kuadrit të lartë në ato shtete nga ku do investoheshin uzinat, fabrikat dhe kombinatet, që do të ishin avanguard e vënies në punë me efikasitet të plotë këto vepra me rëndësi strategjike për vendin. Midis tyre ishte edhe Jorgo Polo. Themeli me rrënjë nga Sinica e Devollit, rritur e shkolluar në qytetin e Korçës.

Familja edukimi dhe shkollimi i Jorgos.

Sigal

Bir i një familje të njohur në Sinicë e më gjerë për kontributin patriotik shoqëror dhe për pjesmarrjen në Lanç dhe ndërtimin e Shqipërisë së pas çlirimit. Sinica jo më kotë është quajtur „E bukura e Devollit“përdorur gjerësisht nga banorët e zonës. E njohur për dashurinë e banorëve për arsimim, dije e kulturë, ku në Sinicë janë të shumtë. Sinica njihej për shtëpitë karakteristike me dy-tre kate me gurë të gdhëndur, çati me pllaka guri, kalldrëme e rrugica të brëndëshme deri te kisha qindra vjeçare , ku në atë kohë numëronte 130 shtëpi me rreth 750 banorë, me kishë madhështore, me ujsjellës, me ura lidhëse, me shkollë dhe me një jetë kulturore-sportive, që i jepnin gjallëri jetës në Sinicë. Këtu janë edhe rrënjët e fisit „Themeli“

Jorgua lindi më 7 gusht 1942 nga prindër Polo e dhe Olimbi Themeli. Më pas lindën edhe katër fëmijë të tjerë, Natasha, Jovani, Vladimiri dhe Violeta. Krijuan një familje të shëndoshë me vyrtyte qytetare dhe dashurinë për arsimin, punën dhe njerëzit. E ëma Olimbia pati rol parësor në mirë-rritjen e fëmijëve dhe gjithë kohën punoi si edukatore çerdhe. Një vit më pas vendosen familjarisht në qytetin e Korçës. Polua njihej si një kuadër mjaft i zoti dhe i aftë ku kreu mjaftë detyra të rëndësishme shtetërore. Në fillim si shef bujqësije dhe zv/kryetar i Kom ekz të rrethit të Korçës dhe pasi kreu Insitutin e Lartë Bujqësor u emërua Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, Sarandë. Përsëri kthehet në Korçë po me detyrën e zv/ kryetarit të Kom Ekz dhe së fundi drejtor i ndërrmarjes Bujqësore Dvoran. Për kontributin e tij të shquar iu dha titulli i lartë  i Heroit të Punës Socialiste. Pra, në këtë mjedis arsimdashës u rrit dhe u edukua  Jorgo Themali

 Arsimimi dhe specializimi i lartë.

Arsimin 7 vjeçar dhe të mesëm i përfundoi në qytetin e Korçës. Qytet ky me histori të lashtë i njohur për pasurinë e tij kulturore, rëndësinë historike dhe atmosferën festive, i hijeshisë urbane, i bukurisë natyrore, i shkollës së parë shqipe, i Liceut të parë artistik francez, i serenatave dhe i dashurisë. Shpesh herë është quajtur „Paris i vogël“ , dhe i aristokracisë qytetare. Pra, në këtë mjedis u rrit dhe u edukua Jorgua me dashurinë për librin ,shkollën, për muzikën dhe këngën qytetare korçare, shetitjet në mjediset turistike, etj.

Pati fatin të studjoi në një prej gjimnazeve më të njohur të qytetit „Raqi Qirinxhi“ që mori emrin e studentit dhe mësuesit të kësaj shkolle i shpallur „Hero i Popullit“ për kontributin gjatë LANÇ ku dhe dha jetën. Në gjimnaz Jorgua shquhej si nxënës korrekt, sistematik, i dashur. Shquhej në lëndët ekzakte dhe merrte pjesë në konkurset e shkollave të mesme. Atje ai u formua në edukimin ideo-estetik të artit të , qytetarisë, kulturës së përgjithshme duke hedhur hapa të sigurta për perspektivën dhe për të ardhmen.

Për atë kohë, ai kujton me nostalgji dhe respekt për punën e palodhur që bënin petagogët të nivelit të lartë mësim-dhënës , formimin dhe edukimin qytetar të atij brezi të artë , duke ruajtur kujtime e mbresa më të bukura të asaj periudhe.

Në vitin 1961 përfiton bursë shteti ku shkoi për studime në Rep Popullore të Kinës pranë universitetit të Çekiangut në Hanxhou, fakultetin e inxhinier Komandim Automatik të Proçeseve Teknologjike“. Së pari për rreth 9 muaj kaloi në një kurs për të mësuar gjuhën kineze dhe mori dëshminë që t‘i lejonte studimin në universitet në klasa me student kinez. Në vitin 1967 u dipllomua inxhinier.Gjatë periudhës së universitetit zotroi tre gjuhë të huaja, kineze, anglishten dhe italishten.

Emërohet në Azotikun e Fierit si inxhinier pranë laboratorit të Aparateve matëse e kontrollit ku dha një kontribut të vyer në përmirësimin e shkallës së lartë të teknikës. Aty gjeti specialistë e inxhinierë të talentuar si Jani Çatin, Ali Zajmi, Abedin Baboçi, Toli Gushin, Kosta Zeno, etj, të cilët ishin specializuar në Kinë dhe Itali dhe kishin fituar një përvojë të madhe gjatë gjithë operacioneve teknike të aparaturave të kipt gjatë montimit dhe vënies në punë të Azotikut. Si ing Jorgua shpalosi aftësitë e tij teorike dhe profesionale ,veçanërisht në përkthimin  dhe përgatitjen e leksioneve dhe dispencave duke ua transmetuar nëpërmjet kurseve të kualifikimit specialistëve të kipit të çdo lloj kualifikimi. Përkushtimi i tij në punë shkencore , në veçanti në futjen dhe aplikimin dhe avancimin e teknikës së „KIP“ do e ngjisnin Jorgon në elitën e ing të Uzinës, Vangjush Orgockës, Safa Kumbaros, Theodhori Papajorgjit, Bahri Hazizit, Nako Leskës, Andon Dëmës, Maku Kilicës, Berti Hajnaj , etj. Kishte aftësi mjaftë komunikuese, shoqërore e vllazërore me punonjësit, dhe si i tillë shquhej për humanizmin, thjeshtësinë , edukatën qytetare duke u bërë mjaftë i dashur për ta dhe fitoi respektin e gjithë punonjësve të Uzinave (Azotik-Urë). Në vitin 1970 martohet me Tatjana Gjinon mësuese anglishte dhe lindën dy djem, Ledion dhe Elvisin, të cilët u kujdesën për edukimin dhe arsimimin e tyre dhe kanë përfunduar arsimin e lartë, ndërkohë janë angazhuar në bizneset e tyre private.

Në vitin 1973 shkoi përsëri në Kinë dhe kreu një specializim 6 mujor profesional po për aparatet e komandimit automatik të proçeseve teknologjike, pasi së shpejti do ndërtohej uzina e re e Uresë me teknologji kineze. Një nga veprat më të rëndësishme të tij ishte përkthimi i plotë i literaturës teknike për uzinën e re të Uresë, e cila bazohej në teknologji kineze. Ky përkthim ishte thelbësor për vënien në punë të uzinës , por edhe për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e saj. Për më shumë se një vit kreu edhe detyrën e Krye/inxhinierit të Azotikut, ku drejtoi me përgjegjesi bërthamën tekniko –shkencore të uzinës , për realizimin e mjaftë projekteve më të domozdoshme për makineritë dhe teknologjinë.

Pas vitit 1978 Jorgua kalon me detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtëme dhe funksione të tjera në Digastere të kohës.

Falë përgatitjes së lartë profesionale, kapacitetit intelektual dhe formues të tij, në vitin 1978 emërohet në ambasadën e Rep Pop Soc të Shqipërisë në Beograd, në detyrën e këshilltarit tregtar, ndërsa bashkëshortja një mësuesë anglishte , si atashe tregtare, detyrë, të cilën e kryen deri në përfundim të mandatit në vitin 1985. Në vitet 1985-1990 kaloi si specialist pranë Komisionit të Planit të Shteti ku kreu detyrën e specialistit të import-eksportit dhe më pas u emërua Drejtor i planifikimit të eksport-importit dhe në vitin 1990-1993 kreu detyrën e Drejtorit të Drejtorisë e zhvillimit ekonomik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Në vitin 1994-97 u angazhua në aktivitet privat, i lidhur kryesisht me eksport-import. Së fundi në vitet 1997-2002 punoi si këshilltar pranë Ministrit të Bashkpunimit –Ekonomik e Tregtisë  ku në vitin 2002 fitoi konkursin në Komisionin e Shërbimit Civil, vëndin e Drejtorit të Administrimit të Pronës Publike në Ministrinë e Ekonomisë ,Tregtisë dhe Energjitikës. Doli në pension në vitin 2002 në gjithë përvojën e fituar botoi librin me titull:“Skema e Veprimtarisë Menaxhuese“ si dhe albumin historik „Familja Themeli“. Edhe pse i larguar për një periudhë kohe të gjatë, Jorgua mbetet shëmbull i njeriut të kulturuar e i qytetëruar, i thjeshtë, i dashur dhe i respektuar me ish shokët e Azotikut , i cili vazhdimisht gjendet në takime e festa dhe pritet me shumë respekt e dashuri prej tyre.